Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Dosja italiane/ Përgjimet: Saimiri bën minimumi 5 milionë euro në muaj

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Dosja italiane/ Përgjimet: Saimiri bën minimumi 5 milionë euro në muaj

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri përmendet në dosjen e Gjykatës së Katanias, e cila përmban më shumë se 400 faqe dhe që vulosi fatin e Moisi Habilajt.

Habilaj e përmend Tahirin si kushëririn dhe mbështetësin e trafikut të drogës në këmbim të parave për fushatë.

Top Channel disponon dosjen me këto fragmente të përgjimeve të bëra nga autoritetet italiane.

Grupi i trafikantëve të arrestuar nga policia italiane për 3.5 tonë hashash ishte vënë prej kohësh nën përgjim. Moisi Habilaj, bashkëpunëtorët e tij shqiptarë dhe italianë kanë tashmë një dosje prej 416 faqesh me fakte dhe biseda të përgjuara, ku ata përmendin emra dhe para dhe që është baza e vendimit të Gjykatës së Katanias për burgosjen e tyre.

Pjesë e kësaj dosje është një përgjim i datës 16 dhjetor të vitit 2013 i një bisede mes Moisi Habilajt dhe Sabaudin Çelajt, kur ata sipas vlerësimit të prokurorëve dhe gjykatësve italianë, përmendin ministrin e Brendshëm të asaj kohe, Saimir Tahiri.

Hetuesit italianë bëjnë një përmbledhje të kësaj bisede:

“Të dy flasin për një person me pushtet me emrin “Saimir Tahiri” (deputet i Shqipërisë) njeri i politikës. Moisiu thotë: Çfarë ka më shumë se ne ai? Por Sabi (Sabaudini) i përgjigjet duke i thënë që Saimiri ka vetëm emrin (në kuptimin e famës, pozitës), por nuk beson që ka më shumë para se ata. Moisiu bën llogaritë sipas të cilave Saimiri në një muaj ka bërë minimumi 5 milionë euro. Sabi i thotë që të gjitha ato para ai i harxhon në fushatën elektorale. Por Moisiu i thotë që atij nuk i mjaftojnë as 20 milionë në një fushatë elektorale”, thonë hetuesit italianë.

Në përgjimin e datës 2 mars të vitit 2014 mes Habilajt dhe Çelajt përmendet automjeti me targë AA003GB, me të cilin të dy personat kanë udhëtuar drejt Siçilisë. Kjo makinë ishte në emër të Saimir Tahirit.

Emri i ministrit del gjithashtu edhe në një tjetër bisedë të përgjuar mes Moisi Habilajt dhe Sabaudin Çelës, ose Sabi.

“Mendo, veç borxheve që kemi, veç atyre që kemi marrë, kemi 75 mijë që janë automatikisht të caktuara. 30 mijë “xhaxhait”, 30 mijë duhet t’ia çoj Saimirit, bëjnë 60, 15 anija që na duhet patjetër, bëjnë 75 mijë, plus 100 që janë: 72 të atyre në Fier, 20 të Arsenit, 170 mijë lekë heqim dhe këta të shtetit që kemi”, thuhet aty.

Detaje të mëtejshme të kësaj dosjeje do të zbulohen sonte në Top Story në orën 21:00.

Tags: 5 milionë eurodosjaminimumipergjimetsaimir tahiri

TË LIDHURA

Masakra në Manëz pas sherrit për kafenë, policia sekuestron armën që dyshohet se përdori Daniel Pepa
Aktualitet

Masakra në Manëz pas sherrit për kafenë, policia sekuestron armën që dyshohet se përdori Daniel Pepa

17:19 | 19/11/2025
Vrau një person pas debatit me kamarierin për një kafe, vetëdorëzohet në polici Daniel Pepa
Aktualitet

Vrau një person pas debatit me kamarierin për një kafe, vetëdorëzohet në polici Daniel Pepa

16:49 | 19/11/2025
Tensione në Kuvend: Balliu kërkon fjalën, drejtuesja e seancës ia mohon; ndërhyn Garda
Politikë

Tensione në Kuvend: Balliu kërkon fjalën, drejtuesja e seancës ia mohon; ndërhyn Garda

16:34 | 19/11/2025
Next Post
Google Pixel 2, sfida e re e iPhone dhe Samsung (VIDEO)

Google Pixel 2, sfida e re e iPhone dhe Samsung (VIDEO)

Mourinho merr në provë 14-vjeçarin shqiptar tek Manchester United

Mourinho merr në provë 14-vjeçarin shqiptar tek Manchester United

Theth/ Bie në humnerë punonjësi i administratës së Zonave të Mbrojtura

Theth/ Bie në humnerë punonjësi i administratës së Zonave të Mbrojtura







JU REKOMANDOJMË

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025




TË FUNDIT

Masakra në Manëz pas sherrit për kafenë, policia sekuestron armën që dyshohet se përdori Daniel Pepa
Aktualitet

Masakra në Manëz pas sherrit për kafenë, policia sekuestron armën që dyshohet se përdori Daniel Pepa

by mirseda
17:19 | 19/11/2025
0

Policia e Durrësit ka zbuluar detaje pas vetëdorëzimit të të riut Daniel Pepa tek autoritetet pas vrasjes...

Shqipëria humbet vende në renditjen e FIFA-s, Kosova në ashensor ngjitës

Shqipëria humbet vende në renditjen e FIFA-s, Kosova në ashensor ngjitës

17:14 | 19/11/2025
Vrau një person pas debatit me kamarierin për një kafe, vetëdorëzohet në polici Daniel Pepa

Vrau një person pas debatit me kamarierin për një kafe, vetëdorëzohet në polici Daniel Pepa

16:49 | 19/11/2025
Tensione në Kuvend: Balliu kërkon fjalën, drejtuesja e seancës ia mohon; ndërhyn Garda

Tensione në Kuvend: Balliu kërkon fjalën, drejtuesja e seancës ia mohon; ndërhyn Garda

16:34 | 19/11/2025
Reshjet e dendura të shiut, trafik i rënduar në aksin Elbasan-Librazhd gjatë gjithë ditës

Reshjet e dendura të shiut, trafik i rënduar në aksin Elbasan-Librazhd gjatë gjithë ditës

16:22 | 19/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com