Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Dosja “Habilaj”/Ish-shefi i policisë nga arratia: Të mbyllen hetimet

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Dosja “Habilaj”/Ish-shefi i policisë nga arratia: Të mbyllen hetimet

Ish-shefi i Policisë së Vlorës, Jaeld èela, i dyshuar si garantor i grupit të “Habilajve” në trafikun e drogës, ka gati një vit që i fshihet drejtësisë. Edhe pse në arrati, ai ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për zgjatjen e hetimeve me tre muaj të tjerë.

Përmes avokatit të tij, ish-zyrtari i policisë ka depozituar një kërkesë penale që ka për objekt “ankimin mbi zgjatjen e afatit të hetimeve”.

Kujtojmë se me një vendim të datës 25 gusht Prokuroria e Krimeve të Rënda vendosi zgjatjen e hetimeve edhe me tre muaj ndaj Jaeld Çelës dhe Gjergji Kohilës.

I kontaktuar me telefon nga “BalkanWeb”, avokati i Jaeld Çelës, Petrit Ismaili thotë se ka kundërshtuar zgjatjen e hetimeve nga ana e prokurorisë.

“Kërkojmë mbylljen e çështjes, pasi nga materialet e vëna në dispozicion nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, nuk ka asnjë provë që implikon klientin tim”, thotë Ismaili.

Seanca për shqyrtimin e kërkesës pritet të mbahet në datën 21 shtator.

Kjo nuk është hera e parë që Çela ankohet për zgjatjen e afatit të hetimit. Ai bëri të njëjtën kërkesë nga arratia në mars të këtij viti, kur hasi në refuzimiun e gjykatës. Gjykata për Krimet e Rënda zgjati hetimin ndaj ish-kreut të Policisë së Vlorës Jaeld Çela dhe ish-shefin e hetimit të narkotikëve, Gjergji Kohila deri më 20 nëntor 2018 në ditët e para të shtatorit. Kërkesa për zgjatje u argumentua nga prokuroria me nevojën e kryerjes së disa veprimeve hetimore shtesë.

Përveç tyre në kërkim është edhe ish-zyrtari tjetër i Policisë së Vlorës, Sokol Bode. Urdhërarrestet për Jaeld Çelën dhe dy ish-zyrtarët e tjerë të Policisë së Vlorës, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode u lëshuan në nëntor të vitit 2017. Prokuroria përmend në dosje se për kryerjen e veprimtarisë kriminale, dy vëllezërit, Moisi dhe Florian Habilaj, gjetën mbështetjen e ish-shefit të Stacionit të Policisë Kufitare të Dhërmiut, Sokol Bode, i cili mbajti këtë detyrë nga dhjetori i 2013-s deri në maj të 2016- s.

Sipas prokurorëve të Krimeve të Rënda, tre ish-zyrtarët e Vlorës kanë ndihmuar dhe garantuar paprekshmërinë e grupit kriminal të “Hablilajve” në trafikun e drogës drejt Italisë.

Vendimi për zgjatjen e hetimit me tre muaj:

Tags: arratiadosjahabilajhetimeti policisëIsh-shefiTë mbyllen

TË LIDHURA

Përfundon numërimi i votave në Cërrik, ja kush forcë politike thelloi rezultatin!
Aktualitet

Përfundon numërimi i votave në Cërrik, ja kush forcë politike thelloi rezultatin!

20:26 | 12/05/2025
Ndërpritet sërish procesi i numërimit në KZAZ 2 në Shkodër, arsyeja do t’iu lërë pa fjalë…
Aktualitet

Ndërpritet sërish procesi i numërimit në KZAZ 2 në Shkodër, arsyeja do t’iu lërë pa fjalë…

20:15 | 12/05/2025
Zgjedhjet e 11 majit/ Mbyllet numërimi në Librazhd, kë votuan
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 majit/ Mbyllet numërimi në Librazhd, kë votuan

20:01 | 12/05/2025
Next Post
Ylli i Manchester United tregon fëmijërinë e vështirë: Shisja fara për 5 marka

Ylli i Manchester United tregon fëmijërinë e vështirë: Shisja fara për 5 marka

Tajfuni ‘Mangkhut’ godet Kinën, evakuohen 2.4 milionë banorë

Tajfuni ‘Mangkhut’ godet Kinën, evakuohen 2.4 milionë banorë

Dobësohuni duke ngrënë ushqimet e duhura

Dobësohuni duke ngrënë ushqimet e duhura

JU REKOMANDOJMË

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

11:17 | 08/05/2025
Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

16:54 | 06/05/2025
PS del përtej parashikimeve, drejt mandatit të 12/ Fitorja erdhi nga Fieri, prodhon 18 mandate

PS del përtej parashikimeve, drejt mandatit të 12/ Fitorja erdhi nga Fieri, prodhon 18 mandate

19:23 | 12/05/2025
“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

22:17 | 06/05/2025




TË FUNDIT

Përfundon numërimi i votave në Cërrik, ja kush forcë politike thelloi rezultatin!
Aktualitet

Përfundon numërimi i votave në Cërrik, ja kush forcë politike thelloi rezultatin!

by mirseda
20:26 | 12/05/2025
0

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për Bashkinë Cërrik, Qarku Elbasan. Sipas të dhënave nga Komisioni...

Ndërpritet sërish procesi i numërimit në KZAZ 2 në Shkodër, arsyeja do t’iu lërë pa fjalë…

Ndërpritet sërish procesi i numërimit në KZAZ 2 në Shkodër, arsyeja do t’iu lërë pa fjalë…

20:15 | 12/05/2025
Zgjedhjet e 11 majit/ Mbyllet numërimi në Librazhd, kë votuan

Zgjedhjet e 11 majit/ Mbyllet numërimi në Librazhd, kë votuan

20:01 | 12/05/2025
Mbyllet numërimi në Shijak: Fiton PS, shpërthen festa

Mbyllet numërimi në Shijak: Fiton PS, shpërthen festa

19:43 | 12/05/2025
Numërohen gjysma e kutive në Qarkun e Tiranës, PS ruan avantazhin, Mundësia e sigurt për mandat

Numërohen gjysma e kutive në Qarkun e Tiranës, PS ruan avantazhin, Mundësia e sigurt për mandat

19:33 | 12/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com