Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Dosja e djalit të deputetit/ Balla me ‘mizë në kësulë’: Ja betimin që ka thyer ish-oficeri

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Skandali me djalin e deputetit/ Ndreu: Këta të PD-së veçse idiotësira prodhojnë

Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla ka kërkuar sot që Prokuroria e Krujës të bëj hetim të imtësishëm për rastin e kallëzimit të shtetas Xhesila Maloku, e cila u dhunua nga djali i deputetit të PS, Rrahman Rraja.

Sipas Ballës opinioni publik pret ndëshkim nga Drejtësia dhe jo nga politika. Në reagimin e tij Balla ka sulmuar dhe ish-oficerin Emiljano Nuhu të cilin e ka quajtur si mikun e Lulzim Bashës.

Ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu,  ka akuzuar se është kërcënuar nga dy deputetët socialistë Rrahman Rraja dhe Taulant Balla.

Kërcënimi ka nisur për shkak të djalit të deputetit Rraja, i cili ka qenë i lidhur me një vajzë në Krujë. Sipas pretendimeve, pasi çifti është ndarë, vajza thotë se është kërcënuar dhe dhunuar nga djali i deputetit Rrahman Rraja, Rexhep Rraja.

Reagimi i plote

Prokuroria e Krujës vijon hetimet lidhur me kallzimin e shtetases XH.M., hetime të cilat duhen kryer me imtësi, intensitet dhe forcën e ligjit kundër kujtdo.

Policia njoftoi gjithashtu se pavarësisht nga fakti që shtetasja e dhunur ka terhequr denoncimin, hetimi ka vazhduar në ngarkim të personit të kallzuar. Madje Policia dhe Prokuroria kanë përcaktuar 11 veprime hetimore, të cilat vijojnë.

Opinioni publik është me të drejtë i tronditur sa herë që raste të tilla dhune ndodhin dhe pret që dhunuesi të ndërshkohet. Por jam i sigurtë që opinioni publik e pret ndërshkimin nga drejtësia, aspak nga politika.

Ka edhe një dhunues tjetër në këtë ngjarje. Është inskenuesi Lulzim. Keqpërdorimi politik nga Lulzim Basha i kesaj ngjarje është i turpshëm, por edhe kriminal në përpjekjen për të ndryshuar rrethanat dhe për të marrë në mbrojtje mikun e tij Emiljano Nuhu.

Policia ndërkohë zbardhi plotësisht “Babale 2”, në përfundim të së cilës kemi këto konkluzione:

1. Miku i Lulzim Bashës Emiljano Nuhu më datë 21/07/2018, pra data e pretenduar, nuk ka qenë fare prezent në ambientet e Stacionit të Policisë Fushë Krujë.

2. Miku i Lulzim Bashës Emiljano Nuhu nuk ka qenë OPGJ i gatshëm në këtë datë, por një tjetër punonjës i Policisë së Shtetit.

3. Miku i Lulzim Bashës Emiljano Nuhu gënjen plotësisht sepse nga intervistat dhe dokumentet si dhe shqyrtimi i pamjeve filmike në dispozicion, nuk rezulton, që personat e përmendur në intervistë, si kërcënues të tij, të kenë qenë prezent në ambientet e Stacionit të Policisë së Shtetit në fushe Krujë, as në këtë datë dhe as në ndonjë datë tjetër të mëvonshme.

4. Miku i Lulzim Bashës Emiljano Nuhu qenka ngarkuar me këtë çështje 6 ditë më pas, më 27 Korrik dhe paska sabotuar me dashje hetimin, duke kryer vetëm 4 nga 11 veprime hetimore të deleguara nga Prokurori i çështjes.

5. Miku i Lulzim Bashës Emiljano Nuhu ka tradhëtuar betimin dhe uniformën, duke dekonspiruar hetimin dhe për pasojë ndërshkimin e personit në hetim. Sepse nga ekzaminimi i pamjeve filmike dhe komunikimeve elektronike, rezulton se ka takuar personin nën hetim në rrethana kompromentuese.

Policia e Shtetit e akuzon mikun e Lulzim Bashës Emiljano Nuhu, se me veprime dhe mosveprime, ka kryer këto vepra penale

1. Shpërdorim detyre.
2. Kalim i paligjshëm i kufirit.
3. Nxjerrje e sekretit hetimor.
4. Shkelja e procedurave të punës në hetimin e çështjeve.
5. Shkelja e rregullave mbi armatimin personal të punonjësit të Policisë së Shtetit.

Zbardhja e “Babale 2” është konfirmim i faktit se vetting-u në Polici është domosdoshëm dhe nuk duhet humbur asnjë sekondë.

Zbardhja e “Babale 2” kërkon që minimalisht Lulzim Basha të distancohet nga miku i tij Emiljano Nuhu dhe PD të heqë dorë nga kjo lloj politike e ulët.

Zbardhja e “Babale 2” kërkon që dënimi penal ndaj tre inskenuesve të këtij episodi të turpshëm Lulzim Basha, Basir Çollaku dhe Emiljano Nuhu duhet të shënojë një pikë kthese historike për mënyrën si politika merr përsipër të ngrejë akuza në të ardhmen.

Tags: ballabetimindeputetitdjalitdosjaish-oficerithyer

TË LIDHURA

“Boll morët para nga shteti”/ Rama thirrje kryebashkiakëve: Futeni bashkinë në punë
Politikë

“Boll morët para nga shteti”/ Rama thirrje kryebashkiakëve: Futeni bashkinë në punë

13:33 | 23/10/2025
Biznesmeni në kërkim nga SPAK për vrasje, AAPSK nxjerr për qira lokalin e tij “MONOPOL”
Aktualitet

Biznesmeni në kërkim nga SPAK për vrasje, AAPSK nxjerr për qira lokalin e tij “MONOPOL”

13:14 | 23/10/2025
Argita dhe Jamarbër Malltezi kërkojnë lirim të pasurive të sekuestruara nga SPAK
Aktualitet

Argita dhe Jamarbër Malltezi kërkojnë lirim të pasurive të sekuestruara nga SPAK

12:48 | 23/10/2025
Next Post
Gabimi i rëndë lë pas hekurave kriminelin, ish-i dënuar për vrasjen e Mirit të Xhikes

Gabimi i rëndë lë pas hekurave kriminelin, ish-i dënuar për vrasjen e Mirit të Xhikes

Deputeti socialist ia pret shkurt Bashës: Me kunatin tënd s’kam mbyllur ende hesapet

Basha nxjerr emra, akuza Ramës: Nuk mbron vajzën jetime, por përdhunuesin

Video/Cikloni mbërrin në brigjet greke, mbyllen shkollat dhe anulohen fluturimet

Video/Cikloni mbërrin në brigjet greke, mbyllen shkollat dhe anulohen fluturimet







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

E rëndë në Itali, 3 anëtarët e një familje gjenden të pajetë në banesë
Rajoni

E rëndë në Itali, 3 anëtarët e një familje gjenden të pajetë në banesë

by mirseda
14:34 | 23/10/2025
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Canaro, në provincën e Rovigos në Itali....

140miliardë euro asete të ngira, Moska kërcënon BE: Nëse i prekni, do merrni përgjigje të dhimbshme

140miliardë euro asete të ngira, Moska kërcënon BE: Nëse i prekni, do merrni përgjigje të dhimbshme

13:49 | 23/10/2025
“Boll morët para nga shteti”/ Rama thirrje kryebashkiakëve: Futeni bashkinë në punë

“Boll morët para nga shteti”/ Rama thirrje kryebashkiakëve: Futeni bashkinë në punë

13:33 | 23/10/2025
Biznesmeni në kërkim nga SPAK për vrasje, AAPSK nxjerr për qira lokalin e tij “MONOPOL”

Biznesmeni në kërkim nga SPAK për vrasje, AAPSK nxjerr për qira lokalin e tij “MONOPOL”

13:14 | 23/10/2025
Raporti i OSBE/ODIHR për 11 majin: Mjedisi i polarizuar, votat e diasporës u menaxhuan mirë

Raporti i OSBE/ODIHR për 11 majin: Mjedisi i polarizuar, votat e diasporës u menaxhuan mirë

12:50 | 23/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com