Pas golit të pësuar madrilenët humbin toruan dhe i lejojnë shumë hapësira Barcelonës të cila ata i shfrytëzojnë mjaft mirë. Është Messi që dyfishon rezultatin me anë të një penalltie. Një gabim fatal në zonë dhe Carvayal ka ndalur topin me dorë që i ishte drejtuar rrjetës, gjyqtari vendos karton të kuq për te dhe akordon 11 metërsh. Tashmë mund ta quajmë të mbyllur këtë “El Clasico”, po ashtu dhe titullin e La Ligas.