Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Dorëheqjet hileqare në PD

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
PD bën lëvizjen urgjente, ja çfarë pritet të ndodhë sot në orën 18:00

Nga: Pëllumb Nako

Dorëheqja nga një funksion mbetet historikisht një lloj institucioni që përcjell mesazhe si për zhbllokim situatash të ndryshme në ngërç mosfunksionimi, ashtu edhe për të ushtruar presion mbi një mjedis të caktuar për të lejuar zhbllokimin e sipërpërmendur.

Më konkretisht, bëhet fjalë për dorëheqjen e dy nënkryetarëve të Partisë Demokratike dhe të dikujt tjetër, personazh anonim, anëtar i kryesisë. Në thelb, në tërësinë e tij, koncepti i dorëheqjes lidhet ngushtë me shkëputjen përfundimtare nga një kontratë. Në rastin tonë, kontratë morale.

Sipas këtij koncepti, të dorëhequrit në fjalë jo vetëm largohen, por nuk do të kandidojnë me kurrë për në forumet partiake, prej të cilave u shkëputën me vullnetin e tyre të njëanshëm. Përveç këtij fakti, sipas jurisprudencës në disa vende perëndimore, dorëheqja duhet të jetë e qartë dhe pa ekuivokë. Asgjë e tillë nuk u pa prej tyre.

Pyetja që bëhet me këtë rast mbetet e thjeshtë: Kanë të bëjnë këto dorëheqje me marrjen e përgjegjësive individuale për këtë katastrofë dhe futjen e autorëve të tyre në rresht me militantët e thjeshtë partiakë, për të rithemeluar partinë? Apo akti mbetet vetëm në kufijtë e një presioni mbi kryetarin e Partisë dhe për të shkarkuar gjithçka te personi i tij. Edhe kjo diçka tjetër e paqartë në tekstet e dorëheqjeve.

Këto sqarime duhet të jenë pa ekuivokë, sepse gjithçka që bëhet në kulisat partiakë, militantët e thjeshtë nuk e dinë, as publiku i gjerë. Këta të fundit e kanë të qartë që debatet brenda kryesisë nuk përkthehen kurrë në një lloj informacioni të mirorganizuar, të dakordësuar, që duhet ndarë zyrtarisht me nivelet partiake të niveleve më të ulëta.

Për pasojë, gjithçka që debatohet rrjedh në mënyrë informale nga kryesia në bazë duke marrë trajtë thashethemesh, helmesh të pështira ku ligjëruesi e paraqet veten star Hollivudi dhe të tjerët e kryesisë, përfshi kryetarin, si të paaftë. Në këtë mënyrë, thashethemnaja mbush kulisat në Tiranë dhe këto të fundit mbytin provincën me një realitet krejt të ndryshëm nga ai që njeh publikisht qytetari i thjeshtë.

Debatet që kanë zhvilluar të dorëhequrit brenda kryesisë mbeten ekskluzivitet i saj. Kur ato bëhen publike pas disfatës, pak ose aspak janë të besueshme, madje të ulëta. Ose ndërtohet një sistem transparent për të bërë publik debatin brenda kryesisë së partisë duke formalizuar me shkrim informimin e shkallëve më poshtë, ose duke e gufosur atë gjatë gjithë kohës, askush të mos e bëjë publik kur shpërthen disfata, sepse i tillë ky informacion merr trajtën e një shantazhimi të ulët ndaj viktimës ku shkarkohet.

Frazat e dala boje “ia kam thënë troç, ia kam thënë që në krye të herës, ia kam thënë me gojë e me shkrim”, mbeten të pështira përderisa në partitë shqiptare të mos ketë një sistem komunikimi transparent me militantët që edhe ata të përgjegjësohen me gjithçka që shkon apo nuk shkon në kryesinë e Partisë. Këta të fundit nuk janë maja e intelektit kombëtar sa të mbyllin brenda vetes sekrete që nuk mund të ndahen me nivelet e mëposhtme. Dhe pjesë e mungesës së tmerrshme të këtij sistemi transparence janë edhe të dorëhequrit me gjithë pozat e tyre prej martiri, gjithmonë arrogantë.

Siç u citua shkarazi pak më sipër, militantët dhe publiku i gjerë shohin dhe gjykojnë mbi bazën e asaj që shfaqet publikisht në medie, në televizion, pa ditur kazanin që zien në kryesi dhe publikisht del qartë që fajtori i vetëm për humbjen katastrofike në këto zgjedhje të pjesshme nuk është vetëm kryetari, por edhe kryesia, të dorëhequr ose jo, edhe aktivi kombëtar.

Të paktën me çfarë u pa nga tekstet e dorëheqjeve, nuk ishte e mundur të kuptohej nëse ato lidhen me shkëputjen definitive nga postet drejtuese partiake të tyre dhe moskandidimi në të ardhmen apo diçka tjetër, për arsyen e thjeshtë sepse ata janë pjesë e ekipit humbës, së bashku me kryetarin.

Nga ana tjetër, po të shohim sistemin e zgjedhjeve parlamentare, votohet partia dhe pastaj individi. Gjithkush është i ndërgjegjshëm për përleshjet që ndodhën ndërmjet kandidatëve, duke mësyrë njëri pas tjetrit në të njëjtën derë militantësh. Megjithatë, këtë ligj nuk e vendosi PD, por emrat se kush fiton dhe kush nuk fiton i vendosi Partia. Kjo do të thotë se nëse dora e dukshme apo e padukshme e kryetarit nuk do të dëshironte, zor se të dorëhequrit do të ishin në kryesi dhe në Parlament.

Pavarësisht se institucioni i Partisë dhe Parlamenti janë mjaft të ndryshëm nga njëri-tjetri, duke parë sesi bëhen zgjedhjet në një parti, duke parë sesi caktohen kandidatët për deputet të një partie, del pastër se dorëheqja nga postet partiake do të ishte e besueshme nëse shoqërohej edhe me dorëheqjen nga pozicioni i deputetit. Kur dikush është në kryesi, i duket normale të jetë deputet, por kur jep dorëheqjen nga kryesia, nuk i duket normale të mos jetë më as deputet.

Kur dikush humb rëndë zgjedhjet duke pasur poste partiake, nuk shkëlqen dot si deputet. Ndaj këto dorëheqje janë hileqare. Në lista ka plot militantë që mund t’i zëvendësojnë, që nuk kanë poste drejtuese dhe po ashtu nuk kanë përgjegjësi si të vetëdorëhequrit. Nëse do të riorganizohet partia, pushteti i deputetit është shumë më favorizues sesa i një militanti të thjeshtë. Nëse ky kryetar i sotëm i PD-së do të japë një ditë dorëheqjen, në radhë të parë duhet ta japë pikërisht se përse zgjodhi bashkëpunëtorë me profile të tilla si të dorëhequrit e fundit. Gjithçka duhet të fillojë nga e para.

Tags: doreheqjetPDpellumb nako

TË LIDHURA

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin
Aktualitet

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Next Post
Shkon në 2.5 milionë numri i refugjatëve nga Ukraina që kaluan në vendet fqinje

Shkon në 2.5 milionë numri i refugjatëve nga Ukraina që kaluan në vendet fqinje

Ukrainë/B*mbardime të shumta, shkatërrohen 48 shkolla në Kharkiv

Ukrainë/B*mbardime të shumta, shkatërrohen 48 shkolla në Kharkiv

BE nuk është për një anëtarësim të shpejtë të Ukrainës

BE nuk është për një anëtarësim të shpejtë të Ukrainës







JU REKOMANDOJMË

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

11:27 | 06/03/2026
Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Osmani: Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit kushtetues
Kosovo

Osmani: Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit kushtetues

by mirseda
20:20 | 12/03/2026
0

Presidentja Vjosa Osmani ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese komentet lidhur me kërkesat e parashtruara me të cilat...

Nafta tremb fermerët, rrezik për më pak të mbjella

Nafta tremb fermerët, rrezik për më pak të mbjella

19:59 | 12/03/2026
TotalEnergies pezullon 15% të prodhimit global të naftës dhe gazit

TotalEnergies pezullon 15% të prodhimit global të naftës dhe gazit

19:59 | 12/03/2026
Analiza e REL: Arsyet pas përçarjes Osmani-Kurti

Analiza e REL: Arsyet pas përçarjes Osmani-Kurti

19:56 | 12/03/2026
Shtëpia e Bardhë mohon raportet për një sulm të mundshëm iranian me dron në Kaliforni

Shtëpia e Bardhë mohon raportet për një sulm të mundshëm iranian me dron në Kaliforni

19:54 | 12/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com