Dorëheqja e Thaçit, partia e Haradinaj kërkon ndërprerjen e dialogut me Serbinë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), parti e udhëhqeur nga Ramush Haradinaj, ka kërkuar që Qeveria të ndërpresë menjëherë të gjitha aktiviteteve që lidhen me procesin e dialogut me Serbinë.

Në një komunikatë, pas mbledhjes së Kryesisë së AAK-së, u tha se duhet të thirret mbledhje urgjente e Këshillit të Sigurisë së Kosovës për situatën e sigurisë së përgjithshme si dhe seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës.

Deklarata e plotë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po përcjellë me shqetësim zhvillimet pas aktakuzave të Dhomave të Specializuara për ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.-

AAK beson në drejtësi, në luftën e drejtë çlirimtare të Kosovës dhe në pafajësinë e luftëtarëve të UÇK-së!

Lufta e UÇK-së ishte luftë çlirimtare dhe mbrojtëse, kundër pushtetit kriminal e gjenocidal serb, dhe do të dëshmohet si shumë herë më parë, pastërtia e saj.-

AAK kërkon: 1.Mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë për gjendjen e krijuar pas ngritjes së aktakuzave nga Dhomat e Specializuara.

Qeveria duhet të ndërprejë menjëherë të gjitha aktiviteteve që lidhen me procesin e dialogut me Serbinë, deri në një situatë të re

2.Mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë së Kosovës për situatën e sigurisë së përgjithshme

3.Seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, në përkrahje të vlerave të UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë

4.Takim të të gjithë spektrit politik për gjetjen e unitetit kombëtar në ballafaqimin me sfidat politike dhe kushtetuese-

AAK pyet aleatët tonë strategjik ndërkombëtarë, se a jemi në rrugën e duhur për antarësim në NATO, apo këto ngjarje do e kthejnë Kosovën prapa?

Reagimi vjen pasi sot, 5 nentor Gjykata Speciale konfirmoi aktakuzat për krime lufte ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Reagimi i kësaj partie vjen pasi të enjten Gjykata Speciale konfirmoi aktakuzat për krime lufte ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Presidenti Thaçi dha dorëheqje nga posti duke thënë se nuk dëshiron të shkojë para Dhomave të Specializuara si president i Kosovës.

TË LIDHURA

Next Post

JU REKOMANDOJMË





TË FUNDIT