Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Donald Lu: Tahiri do të përballet me drejtësinë, peshqit e mëdhenj s’fshihen dot më

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Donald Lu: Tahiri do të përballet me drejtësinë, peshqit e mëdhenj s’fshihen dot më

Një ditë pas dorëzimit të mandatit të deputetit nga ana e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ka reaguar edhe ambasadori amerikan Donald Lu. Ky i fundit ishte një ndër të shigjetuarit nga ana e Tahirit në konferencën e djeshme. Lu u tregu krejt i qetë kur theksoi se tashmë Tahiri do të përballet me drejtësinë si qytetar i thjeshtë.

Lu foli edhe emra kur tha se shumë politikanë nuk janë më pjesë e jetës publike, kur tha se Fran Frrokaj dhe Elvis Roshi janë duke u gjykuar.

“Shqipëria ka mbështetur kapjen e një peshku të madh, Met Kanani që u kap në Turqi. Dy urdhër arreste janë lëshuar edhe për dy peshq te tjere. Peshqit e mëdhenj, Klement Balili dhe Arbër Çekaj, duhet të kapen. Fran Frrokaj dhe Roshi po ndiqen penalisht, hetimet po vazhdojnë ndaj Tahirit dhe Llallës, askush nuk është mbi ligjin. Mirëpresim faktin që zoti Tahiri do përballet me drejtësinë si qytetar i zakonshëm pa imunitet. Duhet të ndihmoni publikun të kuptojnë pse këta persona janë kaq të rrezikshëm”, tha ambasadori amerikan.  

Fjala e plotë:

Kur e thashë këtë e dija se kishte njerëz skeptikë të cilët thanë se shoqëria civile është e dobët dhe punon vetëm për interesa të veta. Thanë se shoqëria civile është blerë nga socialistwt, demokratwt, apo LSI. Unë mendoj ndryshe. Mund të shoh se shoqwria civile ka arritur fitore të jashtëzakonshme në 3 vitet e fundit.

Gazetarë të guximshëm ishin të gatshëm të shkruanin për Arben Ndokwn, Roshin, Aqif Rakipin, Shukri Xhelilin, falë këtyre gazetarwve këta politikanë s’janë më në Kuvend apo bashki.

Kur reforma në drejtësi, mbaj mend që mësues, fëmije, prindër, u mblodhën në 21 korrik 2016, në piskun e vapës për të kërkuar që përfaqësuesit e tyre ta miratonin këtë reformë.

Sot OJQ po vazhdojnë Vettingun në krijimin e KLGJ, SPAK etj. Në vitet e shkuara OJQ shqiptare luajtën një rol të rëndësishëm në monitorimin e zgjedhjeve dhe të marrëveshjes së 18 majit që sollën kaq ndryshime të ndërlikuara në javët e para zgjedhjeve.

Por nuk duhet të bëheni dembelë, ka ende shumë për tu bërë, prandaj kemi punuar për të ndihmuar organizatat vendase të bëhen më të pavarura financiarisht dhe më të suksesshme.

Sfida kryesore sot, do isha i lumtur nëse shoqëria civile na bashkohet ne thirrjet për arrestim të peshqve të mëdhenj kriminelë.

Shqipëria ka mbështetur kapjen e një peshku të madh, Met Kanani që u kap në Turqi. Dy urdhër arreste janë lëshuar edhe për dy peshq te tjere. Klement Balili dhe Arbër Çekaj.

Ata duhet të kapen. Fran Frrokaj dhe Roshi po ndiqen penalisht, hetimet po vazhdojnë ndaj Tahirit dhe Llallës, askush nuk është mbi ligjin. Mirëpresim faktin që zoti Tahiri do përballet me drejtësinë si qytetar i zakonshëm pa imunitet. Duhet të ndihmoni publikun të kuptojnë pse këta persona janë kaq të rrezikshëm.

Tags: donald ludrejtësinëmëdhenjpërballetpeshqits'fshihenTahiri

TË LIDHURA

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 18 vatra të evidentuara gjatë 24 orëve të fundit, 7 prej tyre aktive
Aktualitet

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 18 vatra të evidentuara gjatë 24 orëve të fundit, 7 prej tyre aktive

09:46 | 09/08/2025
Policia e Shtetit rrethon News24, kërkon nxjerrjen me forcë nga ambientet. Gazetarëve u ndalohet hyrja në redaksi
Aktualitet

Policia e Shtetit rrethon News24, kërkon nxjerrjen me forcë nga ambientet. Gazetarëve u ndalohet hyrja në redaksi

08:23 | 09/08/2025
Sulm dhe censurë ndaj News24, rrethohet zëri më i rëndësishëm i medias.
Aktualitet

Sulm dhe censurë ndaj News24, rrethohet zëri më i rëndësishëm i medias.

08:17 | 09/08/2025
Next Post
Shtypi i ditës, 4 maj 2018

Shtypi i ditës, 4 maj 2018

S’ndalet droga shqiptare, trafik me avion drejt Italisë. Arrestohen 7 persona

S’ndalet droga shqiptare, trafik me avion drejt Italisë. Arrestohen 7 persona

Droga drejt Italisë, Policia e Shtetit: Ja si qëndron e vërteta!

Droga drejt Italisë, Policia e Shtetit: Ja si qëndron e vërteta!

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025
Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

22:44 | 02/08/2025




TË FUNDIT

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 18 vatra të evidentuara gjatë 24 orëve të fundit, 7 prej tyre aktive
Aktualitet

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 18 vatra të evidentuara gjatë 24 orëve të fundit, 7 prej tyre aktive

by mirseda
09:46 | 09/08/2025
0

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 11 vatra...

Rusia sulmon bazën e naftës SOCAR në Odesa të Ukrainës

Rusia sulmon bazën e naftës SOCAR në Odesa të Ukrainës

09:12 | 09/08/2025
Policia e Shtetit rrethon News24, kërkon nxjerrjen me forcë nga ambientet. Gazetarëve u ndalohet hyrja në redaksi

Policia e Shtetit rrethon News24, kërkon nxjerrjen me forcë nga ambientet. Gazetarëve u ndalohet hyrja në redaksi

08:23 | 09/08/2025
Sulm dhe censurë ndaj News24, rrethohet zëri më i rëndësishëm i medias.

Sulm dhe censurë ndaj News24, rrethohet zëri më i rëndësishëm i medias.

08:17 | 09/08/2025
Gjobat e reja turistike pushtojnë Evropën për turistët që sillen keq

Gjobat e reja turistike pushtojnë Evropën për turistët që sillen keq

22:36 | 08/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com