Presidenti Ilir Meta ka folur sonte rreth deklaratës së ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla se ambasadori amerikan Donald Lu ka kërkuar arrestimin e tij
Në një intervistë në “Faxnews”, Meta deklaroi se Donald Lu ka vlerësuar rolin e tij për miratimin e reformës në drejtësi. Por Meta theksoi se nuk dëshiron të merrem me letra, dhe as me diskutime për të cilat ai nuk ka qenë prezent.
Gjithashtu, Meta deklaroi se në takimet më ambasadorin Lu janë gjithmonë institucionale dhe për këtë arsye ka të pranishëm edhe palë të treta.
“Unë nuk dëshiroj të merrem me letra, dhe as me diskutime për të cilat nuk kam qenë prezent. Ambasadori ka dhënë përgjigje publike dhe zyrtare, ashtu sikurse pas miratimit të reformës, ka vlerësuar rolin tim për këtë arritje,” deklaroi Meta.
Gazetari: Pse duhen dëshmitarët për takimet me ambasadorin Lu?
Meta: Me ambasadorin Lu, janë marrëdhënie institucionale, të vazhdueshme, të qëndrueshme, që do të vazhdojnë edhe kur ai të mos jetë më ambasador.
Intervista e plotë e Presidentit Ilir Meta
Gazetari: Zoti President, më lejoni që ta filloj këtë intervistë me Ju me aktualitetin e ditës. Sot, ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri ka dhënë dorëheqjen nga mandati i tij, duke akuzuar kundërshtarët dhe aleatët. A i theksoi edhe njëherë akuzat në fakt ndaj jush, se keni qenë i pari që keni kërkuar largimin e tij. Largimi përfundimtar, në njëfarë mënyre, të zotit Tahiri nga politika. A e konsideroni një fitore personale?
Presidenti Meta: Kam “zero” koment për këtë pyetje dhe më vjen keq meqenëse ishte pyetja juaj e parë.
Gazetari: Gjithsesi më lejoni që të insistoj në mungesën e komentit tuaj. Ju si aleati kryesor dhe bashkëkryetari i koalicionit i keni kërkuar Kryeministrit në 2015-tën largimin e zotit Tahiri për shkak të informacionit që keni patur për lidhjet e tij me krimin e organizuar. Përse nuk e largoi Kryeministrit atëherë zotin Tahiri?
Presidenti Meta: Nuk dua të përsëri edhe njëherë përgjigjen e mëparshme. ‘Zero’ koment për këtë çështje.
Gazetari:E kuptoj. A besoni se e ka tashmë drejtësia rrugën e hapur për gjykimin e plotë dhe të paanshëm të zotit Tahiri?
Presidenti Meta: Mendoj se drejtësia nuk duhet të ndikohet nga askush në rrugën e saj për të ndjekur dhe zbardhur çdo çështje dhe çdo individ, kushdo qoftë.
Gazetari: Zoti President, jeni njohur besoj me raportin e Komisionit Evropian për rekomandimin e çeljes së negociatave. Një pjesë e raportit ju është dorëzuar dhe Ju. A e meriton Shqipëria çeljen e negociatave me ato arritje që ka shënuar deri tani ashtu si evidentohen edhe në këtë dokument.
Presidenti Meta: Unë mendoj se “Po”! Pasi çelja e negociatave nuk është anëtarësim, është fillimi i rrugës për anëtarësim. Mendoj që Shqipëria që me kalimin e reformës në drejtësi me konsensus në korrik të vitit 2016 e ka siguruar çeljen e negociatave, pavarësisht nga formalizimi i këtij vendimi, i cili duhet të punojmë edhe më shumë në ditët dhe javët që vijnë që të ndodhë në qershor pas këtij rekomandimi pozitiv që ka bërë Komisioni Evropian.
Gazetari: Ndërkohë zonja Merkel në takimin e fundit që pati me Kryeministrin Edi Rama foli për disa parakushte ose disa kushte shtesë, të cilat kanë të bëjnë së pari me përforcimin dhe përmirësimin e ekonomisë së vendit, por edhe me luftimin e luftës ndaj krimit dhe korrupsionit. Në një farë mënyre duket se largimi i zotit Tahiri është një pjesë e plotësimit të kërkesave të zonjës Merkel. Po me çështjen ekonomike, si mendoni se do bëhet?
Presidenti Meta: Mendoj se janë dy qasje lidhur me rëndësinë që ka çelja e negociatave, me vështirësitë për marrjen e një vendimi të tillë dhe me ndikimin që ata do të kenë në trajtimit e disa problemeve të rëndësishme me të cilat ndeshet vendi, por të cilat janë dhe çështje kyçe për anëtarësimin në BE. Në radhë të parë kanë të bëjnë me standardin e funksionimit të institucioneve dhe sundimit të ligjit në vend. Në këtë drejtim unë mendoj që qasja më pozitive që kanë të gjithë aktorët në vend, është që çelja e negociatave e ndihmon Shqipërinë t’i adresojë më mirë problemet apo shqetësimet që kanë edhe partnerët ndërkombëtarë apo që janë artikuluar edhe brenda vendit, në kuptimin që çelja e negociatave do të thotë më shumë instrumente për të ndihmuar Shqipërinë në këtë proces transformimi. Do të thotë dhe një monitorim më i ngushtë nga e Komisionit Evropian, nga ana e Bashkimit Evropian dhe natyrisht edhe një motivim i të gjithë aktorëve vendas për të arritur standarde më të larta në këtë proces, i cili do të bëhet gjithnjë e më obligativ.
Gazetari: Qeveria shqiptare ka kërkuar me ngulm çeljen e negociatave duke parë një lloj hezitimi që kanë disa prej vendeve skeptike në BE. Kryeministri Edi Rama ka folur duke paralajmëruar se, nëse nuk do të ketë çelje të negociatave në qershor ose një shtyrje të dytë siç ndodhi në vitin 2016, atëherë Ballkani por edhe Shqipëria mund të bjerë pre e ndikimit rus. A besoni ju tek ky rrezik në Ballkan dhe konkretisht në Shqipëri zoti Meta.
Presidenti Meta: Unë mendoj se Shqipëria në dhjetor të vitit ’90 ka vendosur rrugën e saj, që është rruga e integrimit evropian dhe e përcaktimit euro-atlantik të saj. Kjo është një rrugë e pakthyeshme. Ne jemi tashmë vend anëtar i NATO-s. Presim çeljen e negociatave për anëtarësim në BE. Nuk është një rrugë e lehtë si për Shqipërinë, e cila duhet të motivohet edhe më tej për përmbushjen e standardeve që kërkohet, ashtu edhe për BE-në, i cili nuk përjeton momentet më entuziaste përsa i takon politikës së zgjerimit. Për të gjitha arsyet të cilat dihen. Por, i cili sigurisht ka patur edhe disa zhgënjime të tij nga anëtarësimi i disa anëtarëve në BE, ku disa problematika nuk është se janë zgjidhur përfundimisht edhe me bërjen anëtar të BE të këtyre vendeve.
Kjo ka bërë BE-në që të jetë edhe më kërkues ndaj vendeve si Shqipëria që synojnë të çelin negociatat dhe të anëtarësohen në BE dhe natyrisht kjo nuk ka pse të na dekurajojë ne, por duhet të na motivojë më tej për të demonstruar arritje, progres, qëndrueshmëri, respekt të parimeve të qeverisjes së mirë, të parimeve demokratike në vend dhe standardeve evropiane në çdo sferë. Ne nuk kemi asnjë zgjidhje tjetër dhe as një rrugë tjetër, nuk është se kemi disa alternativa edhe po lëmë një alternativë dhe po zgjedhim një tjetër. E vetmja rrugë e jona është kjo rrugë.
Gazetari: A do të ishte dekurajuese Zoti President një refuzim i dytë nga Këshilli Evropian dhe nga vendet anëtare për çeljen e negociatave? Meqë jemi këtudhe po ju pyes nëmënyrë tëdrejtpërdrejtë: a e ndieni të nevojshme të merrni edhe ju pjesë në një tur diplomatik me homologët tuaj, them me Mbretin e Spanjës apo qoftë me Presidentin e Gjermanisë për t’i bindur që të mos votojnë kundra nesh?
Presidenti Meta: Mendoj se Presidenti i Gjermanisëështë një ndër më mbështetësit e një vizioni strategjik për anëtarësimin e Shqipërisë dhe të vendeve të tjera të rajonit tonë në Bashkimin Evropian. Dhe nuk mendoj se problemi është thjesht çështja e lobingut. Unë mendoj se përparimi është dokumentuar qartë. Edhe fushat ku kërkohet përparimi i mëtejshëm janë bërë mëse të qarta. Dhe jam i sigurt se e vetmja rrugë që na ndihmon të ecim drejt një vendimi pozitiv në qershor evitimi i kësaj gare ku të gjithë aktorët kërkojnë të bëjnë opozitë, dhe marrja e përgjegjësive, e qeverisë në radhë të parë, por edhe vetë opozitës, për të demonstruar edhe përgjegjshmëri më të lartë, edhe përqendrimmë racional në ato përparësi ku kërkohet të raportohet përparimi çdo ditë, çdo javë.
Gazetari: Zoti President, çfarë nënkuptoni me të gjithë aktorët që janë në garë për të bërë opozitë, përveç opozitës? Dhe kundër kujt bëhet kjo opozitë?
Presidenti Meta: Pse mendoj se të gjithë duhet të marrin përgjegjësitë që u takojnë në këtë proçes dhe jo të garojnë se kush do të mbajë fajësinë në rast se negociatat nuk do të çelen në qershor. Dhe unë jam personalisht optimist, kuptohet me këmbë në tokë, që kjo është tërësisht e mundshme dhe nuk duhet të shpikim as armiq të brendshëm, as armiq të jashtëm, por duhet të tregojmë se jemi një vend, i cili ka institucione, i cili i respekton këto institucione, edhe ku aktorët marrin përgjegjësi. Përgjegjësi në qeveri, përgjegjësi në opozitë, përgjegjësi në krye të institucioneve të pavarura.
Gazetari: E kuptoj. Meqë po flasim për armiqtë e brendshëm dhe ata të jashtëm, a besoni se ekziston në Shqipëri rreziku i fondamentalizmit islamik, dhe akoma edhe më tej, ajo që ka deklaruar Kryeministri Rama gjatë qëndrimit në Gjermani, se ky fondamentalizëm islamik mund të nxitet përmes ndikimit rus?
Presidenti Meta: Unë jam i bindur se Shqipëria ka vetëm një rrugë: atë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Shqiptarët janë të vendosurnë këtë rrugë. Politikanët dhe gjithë klasa drejtuese në vend duhen ta lehtësojnë këtë rrugë dhe të marrin përgjegjësitë e tyre. Dua të çmoj shumë edhe aktin mjaft të ndërgjegjshëm e të përgjegjshëm të të gjithë krerëve të bashkësive tona fetare, pas miratimit të rekomandimit pozitiv të Komisionit Evropian. Ku të gjithë përfaqësuesit e komuniteteve fetare, në një deklaratë të përbashkët përveç se vlerësuan këtë rekomandim, bënë thirrje që të ecet në rrugën e bashkëpunimit për të përmbushur të gjitha sfidat që kërkon çelja e negociatave, sepse ne e kemi tashmë të qartë që të gjithë pavarësisht nga dallimet apo besimi fetar, jemi shqiptarë. Por njëkohësisht edhe të gjithë jemi evropianë. Kështu që nuk e shoh një rrezik të tillë si rrezik me bazë në vend, pavarësisht se këtë harmoni ndërfetare dhe këtë orientim të qartë evropian të të gjithë aktorëve në vend nuk duhet ta marrim si të dhënë njëherë e përgjithmonë, por duhet ta kultivojmë dhe ta forcojmë çdo ditë.
Gazetari: Këto deklarata të Kryeministrit Rama, të kësaj natyre, a e dëmtojnë këtë lloj harmonie fetare, këtë pasuri që kemi ne?
Presidenti Meta: Nuk dëshiroj që të bëj komente për pyetje, të cilat nuk mund t’i gjykoj në kontekstin se si janë dhënë përgjigjet, por mund të jap një mesazh të qartë: ne kemi bashkësi fetare mjaft të përgjegjshme, me tradita të forta patriotike dhe të përcaktuara qartë në orientimin evropian të vendit.
Gazetari: Zoti President, përpara se të kaloj te pyetja tjetër: dua të bëj një pyetje të fundit përsa i takon integrimit, ose çelja e negociatave. A besoni se është një proces i pranueshëm, një proces që vjen me kushte për arrestime të figurave të larta në Shqipëri nga Bashkimi Evropian? A është kjo mënyra se si ne duhet ta pranojmë rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Evropian?
Presidenti Meta: Mendoj se Bashkimi Evropian kërkon standardet evropiane të sundimit të ligjit në vend dhe në këtë drejtim unë besoj se përqendrimi te këto standarde, te reformat që po zhvillohen, te ajo e drejtësisë në veçanti, por edhe te reformat e tjera që kanë të bëjnë me pesë përparësitë kyçe, do të japin në fund fare rezultanten përfundimtare të një qëndrimi për çeljen e negociatave.
Gazetari: Le të shpresojmë. Zoti President, revista amerikane “Mother Jones” botoi një artikull ku fliste për një lobim të kryer nga Lëvizja Socialiste për Integrim në kohën kur ju e drejtonit atë, dhe ku pretendohet se është bërë nëpërmjet kompanive “off shore” me lidhje ruse për të ndikuar, për të rritur le të themi, praninë e LSI-së apo tuajën personale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Departamentin amerikan të Shtetit. Besoj se e mbani mend këtë lloj kontrate. Si qëndron e vërteta e saj? Dhe a ka një kontratë në fund të fundit?
Presidenti Meta: Mendoj se nuk keni gjetur personin më të përshtatshëm apo edhe kohën më të përshtatshme për të bërë një pyetje të tillë. Megjithatë nuk mund të refuzoj të përgjigjem për arsyet që nuk kanë të bëjnë me funksionin tim sot, nga 24 korriku i vitit të kaluar, me funksionin e Presidentit, për të cilën gazetari që ka bërë një pyetje, ka marrë edhe një përgjigje, që pjesërisht është botuar, nga Drejtori i Kabinetit të Presidentit. Por meqenëse ju përmendët faktin se unë kam qenë në drejtim të Lëvizjes Socialiste për Integrim për këtë moment qëështë përshkruar në atë mënyrë që ju e keni ndjekur, mund t’ju them se kam lexuar me vëmendje përgjigjet e pyetjeve që i ishin drejtuar zëdhënësit apo drejtorit për shtypin të LSI-së, zotit Shaban Sulçe, të cilat çuditërisht nuk ishin publikuar, pra përgjigjet e këtyre pyetjeve. Dhe mund t’ju them që përgjigje mjaft të sakta, mjaft transparente, dhe me një fjalë mund të them që kemi të bëjmë me një zero të vërtetë përsa u takon të gjitha aludimeve dhe insinuatave për atë periudhë.
Gazetari: Ju kuptoj. A keni paguar para ju zoti Meta për të qenë i pranishëm nëinaugurimin e Presidentit Donald Tramp dhe për të përforcuar raportet me administratën Tramp?
Presidenti Meta: Është një mashtrim, për arsye sepse…
Gazetari: Gjithmonë i referohem artikullit të “Mother Jones”? Besoj se kuptohemi qartë.
Presidenti Meta: Unë po jua jap përgjigjen ju, nuk po ia jap përgjigjen askujt tjetër. Është një mashtrim pasi unë kam marrë pjesë, së bashku me zotin Vasili, sikryetar i Parlamentit me ftesë të komitetit organizator të ceremonisë dhe është gjithçka e verifikueshme, edhe për shkak të kamerave të sigurisë që ne nuk kemi pasur asnjë lidhje. As unë dhe as zoti Vasili me rastin në fjalë.
Gazetari: Si e keni siguruar ftesën për të qenë i pranishëm në inaugurimin e Presidenti Tramp?
Presidenti Meta: Unë kam qenë vazhdimisht në Kongresin e Shteteve të Bashkuara dhe jam takuar vazhdimisht me nivele nga më të lartat. Kam marrë edhe vlerësime nga më të lartat, të cilat janë edhe publike, edhe zyrtare, si nga kryetari i Komisionit të Ligjeve qëështë nga figurat më kryesore të Kongresit, zoti Pit Seshion, si nga kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare zoti Mekoll në Kongresin e shumë personalitete të tjera, kështu që gjithçka ështëabsurde dhe mendoj se përgjigjet e zotit Sulçe kanë qenë tepër shteruese.
Gazetari: E kuptoj. Artikulli i “Mother Jones” zoti Meta erdhi pikërisht në ditën kur Kryeministri Rama po zhvillonte vizitën në Gjermani, një vizitë që nga mediat u konsiderua si një lloj shuplake që Berlini zyrtar i dha Tiranës për mënyrën të paktën se si e kishte adresuar çështjen e negociatave. Po ta shikojmë mirë edhe artikullin, në vetvete ishte një artikull narrativ, por i mungonin faktet. A e shikoni realisht dhe a e konsideroni këtë si një sulm personal ndaj jush? Mënyrën se si, qoftë edhe lidhjen e kohës – lidhjen e kohës po e bëj unë, ma lejoni këtë, – faktin që realisht aty nuk kishte dokumente konkrete që të faktonin kontratën në fjalë?
Presidenti Meta: Mendoj se përgjigjet e zotit Sulçe kanë qenë jashtëzakonisht shteruese dhe transparente. Të ashtuquajturat fakte apo lidhje që nuk ekzistojnë meritojnë gjithmonë të shumëzohen me zero.
Gazetari: Cilat janë raportet e Presidentit të Republikës së Shqipërisë me administratën e Shteteve të Bashkuara? A keni parashikuar ju një vizitë në SHBA dhe nëse po, a është siguruar ky takim apo kjo vizitë përmes lobimit?
Presidenti Meta: Besoj se gjithçka është bërë e qartë. Në detyrën e Presidentit të Republikës nuk kam asnjë raport me asnjë lloj kompanie apo individi. Marrrëdhëniet i mbaj në mënyrë zyrtare përmes Ambsadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë apo përmes ambasadës sonë në Usahsington dhe duhet të kemi parasysh që në moshën 30-vjeçare jam takuar me Presidentin Klinton, jam pritur nga Presidenti Bush. I kam kaluar prej kohësh këto pasionet për takime për shtrëngime duarsh, për përqafime, për bërje fotosh, kështu që sa herë të jetë e nevojshme dhe e domodoshme do të bëjëm takimet që do të duhen, por gjithmonë në mënyrën më transparente dhe në respekt të partneritetit strategjik midis dy vendeve tona.
Gazetari:Meqë kujtuat takimin që keni patur me z.Klinton,më keni rrëfyer njëherë një moment të takimit që keni patur me z. Klinton dhe një premtim qëi keni bërëatëherë kur keni qenë 30 vjeç.Sot që jeni President i Republikësa besoni që e keni realizuar sadopak atë premtim që i bëtëatëherëz. Klinton?
Presidenti Meta:Besoj se jam përpjekur tëbëjgjithmonëmëtëmirën për vendin tim dhe këtëdo të vazhdojta bëjpa u lodhur.
Gazetari: A mendoni se ia keni arritur nënjë masëa në një përqindje?
Presidenti Meta:Unë gjithmonë do tëbëjmëtëmirën.
Gazetari:Mbetemi sërishteraportet me Shtetet e Bashkuara tëAmerikës, e pranuat se normalisht dhe natyrshëm i keni këto raporte nëpërmjet Ambasadës së Shtetevetë Bashkuara në Tiranë, por edhe Ambasadëssonë nëSHBA. A janë zbutur raportet tuaja me Ambasadorin Lu? Ju pyes sepse në një letër që i ka drejtuar Departamentit amerikantëShtetit, ish-kryeprokurori Llallaka deklaruar se Ambasadori Lu i kishte kërkuar arrestimin tuaj me pretendimin sepobllokonit reformënnëdrejtësi?
Presidenti Meta:Unë nuk dëshiroj të merrem me letra dhe as me diskutime për të cilatnuk kam qenë asnjëherë prezent. Ambasadori ka dhënënjë përgjigje publike dhe zyrtarepër këtëçështje, ashtu sikurse ambasadori edhe publikisht pas kalimit tëreformës në drejtësi me konsensus në Parlament ka vlerësuar rolin tim për arritjen e kë tij konsensusi, i cili theksoj ështëpërcaktues për rekomandimin pozitiv edhe për hapjen e negociatave me BE-në, sepse ka qenënjë kusht prej kohësh dhe çdo vonesë, nëdrejtim të çeljes sënegociatave ka patur tëbëjëme rezultatet e zbatimit tëreformës.
Gazetari: Ju shpreheni se në raportet tuaja me z. Lu, gjithmonë takimet tuaja zyrtare bëhen me dëshmitarë. Për çfarëju duhen dëshmitarët nëtakimet më Ambasadorin e Shtetevetë Bashkuara të Amerikës. Nga se druheni në këto takime z. Meta? Po ju referohem deklaratave tuaja
Presidenti Meta: Këto janë gjëra fare normale, marrëdhëniet tona janë institucionale dhe tëqëndrueshme, tëcilat do tëvazhdojnëedhe kur unëtëmos jem më President i Shqipërisë, edhe kur z. Lu tëmos jetë Ambasador iShteteve të Bashkuara të Amerikës nëTiranë, duke ju referuar këtu edhe pozitave të mëparshme. Kjo ështënjë gjë tepër normale kur bëhet fjala përnjëpartneritet strategjik midis dy vendeve dhe komunikimeve sidomos nërrugëinstitucionale.
Presidenti: A e besoni ju deklaratën e ish-kryeprokurorit të përgjithshëm senjë ambasador amerikan ka kërkuararrestimin tuaj? Po shtoj këtu edhe faktin se ju vetë një vit mëparë dolët në media, nuk ishit kaq i qetësa sot dhe thatëse askush nuk mund t’i bëjëpresion Ilir Metës e nëse duan ta arrestojnë, le ta bëjnë. Po ka qenënjëdeklaratë e cila vjen pak a shumënëtënjëjtën kuadër tëasaj qëthotë ish-kryeprokurori nëletrën drejtuar Departamentit Amerikantë Shtetit.E besoni ju realisht këtë gjë,po ose jo?
Presidenti Meta:Unënuk besoj se ka ndonjëarsye për tëdiskutuar çështje tëtilla. Unë këto historitëmëarrestime i kam dëgjuar qënëgusht tëvitit 1993, kur ndodhi njërebelim nëqytetin e Poliçanit,deputet i të cilit isha edhe nuk habitem për faktin qëarrestimi ështëpjesëe retorikës sonëedhe politike, edhe institucionale dhe ështëtregues i njëpolitike me paranoja.
Gazetari: A i keni kërkuar shpjegime Ambasadorit Lunëtakimin e fundit qëkishit, informacione nëse kjo deklaratëishte e vërtetë?
Presidenti Meta: Nuk ka patur asnjëarsye për tëkërkuar shpjegime. Qëndrimi i tij ka qenëi qartë. Kemi diskutuar për çështje tëtjera tëbashkëpunimit tonë.
Gazetari: President, a keni njëkoment për raportin e “Freedom House”, nëtëcilin kritikohet zgjedhja juaj si Kreu i Shtetitku thuajtekstualishtse “opinioni publik e perceptonte figurën tuaj sitëkorruptuar”?
Presidenti Meta:Nuk mendoj se ia vlen tëhumbasim kohëme njëpërmendjetërësisht tëpavend, jashtëkontekstit edhe tëobjektivit tëkëtij raporti, pra për një keqpërdorim tëvetëemrit të “Freedom House” për arsye, sepse sikurse ju vetësi gazetarëprofesionist e dini, menjëherëështëbërëe qartëse kush ështëpersoni qëka përgatitur këtëraportnëmirëbesim nga ky institucion. Gjithashtu janëtëqarta për këdo qëka bërënjëkërkim, dhe gazetat dhe portali të cilit i referohet tëcilat janëskajshmërisht do të thosha ekstreme dhe tënjëanshme, kështu që asgjë më shumësesa as keqardhje.
Gazetari: Ndërkohënë një intervistëtë dhënë për mediat gjermane Kryeministri Rama është pyetur nëse do tëkishte njëarrestim tëPresidentit tëRepublikës. Duket se retorika kundër figurës tuaj sa vjen dhe shtohet. A ju shqetëson ky fakt z. President?
Presidenti Meta:Njënga vizitat e mia tëparaka qenënë Berlin me ftesëzyrtare tëPresidentit të Gjermanisë, madje pas zgjedhjeve të përgjithshmedhe marrëdhëniet tona janëshumëtëmira. Janëtepër konstruktive, pastaj nëqoftë sëju prisni nga unëqëtëmerrem me pyetje tëporositura qëriciklohen herë pas here,për halltëcilitdo, kjo ështënjëhumbje kohe.
Gazetari: Pra, thoni qëtëintervistuarit edhe porosisin pyetje?
Presidenti Meta: Këtëe thatëju.
Gazetari: Unë bëra njëinterpretim logjik tëasaj qëthatëju.Le tagjykojëpubliku se çfarë thamëne tëdy…
Presidenti Meta:Kjo ështënjëgjëe parëndësishme. Unëjam këtu dhe do vazhdojtëqëndroj këtu nëkrye tëdetyrës sime me transparencëdhe përgjegjshmërimaksimale, pa u ndikuar nga askush dhe përasnjëgjë.
Gazetari: Meqëpo flasim për integrimin, z. President, njënga shqetësimetkryesore që kanëvendet e anëtare, por edhe raportet e Departamentin Amerikan të Shtetit, ka tëbëjëmeshndërrimin e Shqipërisë si njënga vendet e trafikimit të drogavetë forta, nga djenjë vend prodhues i kanabisit sotjemi njëvend i trafikimit tëdrogave të forta.Por edhe rasti me konkret ështëpadiskutimai i sekuestrimit të 613 kg kokainënëportin e Durrësit. Jo mëlarg se ditën e djeshme rreth 2 tone gjysmë kanabis sativau sekuestruan nëbrigjet e Italisëme prejardhje nga Shqipëria. Lëvizjae gjithëkësaj lënde narkotike, por edhe paraja e pisët kriminale qëgjenerohetnëkëtë mes, a e ka vënënërrezik sigurinëkombëtare dhe a jeni i gatshëm tëthërrisni Këshillin e SigurisëKombëtare për tëparëse çfarëpo ndodh?
Presidenti Meta:Lufta kundër trafikut tëdrogësdhe krimit tëorganizuar nëtërësi ështënjëluftëvendimtare për tëardhmen e Shqipërisësi njëvend demokratik, si njështet ku sundon ligji,ku garantohen tëdrejtat e qytetarëve. Si njëvend ku ështëe padiskutueshme liria e sipërmarrjesdhe iniciativa e lirëdhe për këtëbesoj se qeveria dhe tëgjitha institucionetligjzbatuesekanëpatur, kanëdhe do tëkenëmbështetjen time mëtëplotë, mëtëfortëdhe mëinkurajuese,pasi ky ështëdhe kërcënimi më seriozedhe përsa i takon perspektivës së procesit tëintegrimit europian. Qëdo tëthotëse edhe pas çeljes sënegociatave, çështjet kryesore përsëri do tëvazhdojnëtëmbeten çështjet qëkanëtëbëjnëmeforcimin e sundimit tëligjit,luftën kundër krimit të organizuar, luftën kundër korrupsionit me funksionimin transparent tëtëgjitha institucioneve. Kështu qëne do tëvazhdojmënëkëtëdrejtim dhe jemi nëbashkë punim me tëgjitha institucionet.
Gazetari: Mendoni se policia po bën maksimuminpër t’iparandaluar, por edhe për t’i hetuar dhe për t’i zbardhur tëpaktën rastet konkrete qëpërmendë e qëe kthyen Shqipërinënënjëvend me rekorde historike. Nuk kishte ndodhur ndonjë herëqëtëishin kapur 613 kg kokainënëportin e Durrësit…
Presidenti Meta: Absolutisht qëkjo ështëçështje serioze dhe padyshim çdo nënvlerësim apo çdo tolerim i kanabisit do tësillte pasoja tëtilla, sepse për grupet kriminale nuk ka problem nëse merresh mëkanabis apo droga të forta, merresh edhe me gjërat edhe mëtërënda. Rëndësi ka fitimi maksimal dhe kuptohet, nëmomentin qëata krijojnënjëinfrastrukturëdhe arrijnënjëfuqi tëcaktuar financiarepastaj këtëmund ta përdorin për çdo gjë. Por këto çështje po hetohen dhe shpresojmëqëhetimet tëjenëtëplota dhe gjithëpërfshirëse, duke bashkë punuar ngushtëedhe me partnerët tanëndërkombëtarë. Ështënjëgjë mjaftpozitive qëedhe DEApo angazhohet gjithë njëedhe mëshumënëkëto sfida dhe hetime,porështëedhe njëgjëmjaft pozitive qëedhe në polici ka nisur njëproces, që quhet gjithashtu procesi iVetting-ut, qësynon tëfuqizojëdhe kompaktsojëkëtëinstitucion mjaft të rëndësishëmdhe qëështënëvijën e parëtëkontaktit dhe luftës me krimin e organizuar nëmënyrëqëtëkemi rezultate shumëtëmira nëtëardhmen dhe shpresojmëpër këtëgjë.
Gazetari: Meqëpo flasim për policinë, a keni njëvlerësim për punën e Ministrit tëBrendshëm,z. Fatmir Xhafaj
Presidenti Meta: Unëinkurajojgjithëministrat qëtëpërmbushin me përgjegjësi maksimale detyrat e tyre. Kuptohet qëdetyra e Ministrit tëBrendshëm ështënjësfidëmjaftëe vështirëedhe e inkurajoj dhe e mbështespër tëarritur të gjitha ato objektiva qëai i ka bërëpublike .
Gazetari: Flasim për Vetting-un nëdrejtësi z. President. Gati 50 gjyqtarë dhe prokurorëjanëlarguar nga sistemi i drejtësisë për shkak tëVetting-ut. A mendoni se Vetting-u po funksiononnëmënyrën e duhur pa patur eksese dhepa larguar ndoshtanjerëz nga sistemi i drejtësisëqënuk e meritojnëtëlargohen? E keni patur këtësi shqetësim?
Presidenti Meta: Procesi iVetting-ut ështënjëproces i vështirë, sepse ështënjëproceskompleks. Ka qenënjë proces i domosdoshëm dhe ështëshumëe rëndësishme qëtëzbatohet nëmënyrën më transparente dhe mëkorrekte. Nuk ështënjëproces, ku nuk janëparashikuar edhe gabimet apo vlerësimet e gabuara, prandaj janëkrijuar edhe institucionet ku edhe tëgjithësubjektet qëi nënshtrohen Vetting-ut kanëtëdrejtëtëankohen për t’u rishikuargjithëato rastet ku ata pretendojnëse mund tëjenëbërëgabime.
Gazetari: Por nga ana tjetër Vetting-u ka krijuar edhe vakum në funksionimin e institucioneve siç ështërasti iGjykatës Kushtetuese,pavarësisht se ishte me pesëanëtarë, tani ka mbetur edhe me katër.A ishte parashikuar ky moment z. President? Në rregull Vetting-u, por edhe institucionet e drejtësisë ku janë….
Presidenti Meta: Mendoj se ështëshumëe rëndësishme tëecim sa mëshpejttëjetëe mundur pa cenuar cilësinë e këtij procesi dhe duke garantuar gjithmonëtransparencën dhe qëllimet e mira tëtij për tëcilat u realizua Vetting-u.
Sëdyti, mund tëthemse si President,kam kërkuarnga KEDpër tëvënënëfunksion tëpërmbushjessëdetyrave tësaj dhe për këtëarsye prej kohësh kemi hapur nëmënyrëtransparente edhe mundësinëe gjithëkandidatëvepër dy vende vakante,që ka si përgjegjësi Presidenti i Republikëspër t’i propozuar dhe shpresojmëqëKED, tëfunksionojë sa mëshpejt tëjetëëmundur me përgjegjshmëritëplotëashtu sikurse edhe Kuvendi ka nisur kë tëproces, ëtëevitojmësituata tëcilat nuk do tëna ndihmonin nëtërësi për tëgjithaato përgjegjësi që kanëkëto institucione tërëndësishme kushtetuese.
Gazetari: A ështëalarmante situata, apo ështëe menaxhueshmederi nëmomentin qëato do tëzgjidhen?
Presidenti Meta: Situatapa dyshimqëkërkon njëritëm mëtëshpejtë dhe unëshpresoj qëtëgjithëdo tëpërmbushinpërgjegjësitë e tyre.
Gazetari: Z. President, organi i akuzësdrejtohet prej 5muajsh nga një Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme. Duke qenëse jeni kryetar iKëshillit tëSigurisëKombëtare a keni njëvlerësim për punëne Prokurores sëPërgjithshme tëPërkohshme dhe nëinformacionin tuaj, përsa kohëdo drejtohetnga njëProkurore e Përgjithshmee Përkohshme dhe a ju duket anakronike kjo situatë?
Presidenti Meta: Çështja e Prokurorit tëPërgjithshëmme ndryshimet e reja kushtetuese ështënjëçështje qëi takon ekskluzivisht Kuvendit, që ka bërëedhe zgjedhjen dhe natyrisht i takon edhe nëtëardhmen institucioneve tëdrejtësisë. Përsa i takon çështjes sëProkurorisëunë mund të them se inkurajo Prokurorinëtëpërmbushë me përgjegjshmëri detyrat e saj, pavarësishtse klima politike nëvend, nuk ështëmjaft ndihmuese, por si çdo lloj polarizimi ngado qëvjen nuk mendoj qëështëkontribuues për forcimin e institucioneve tëpavarura dhe njëkohësishtedhe për efektivitetin e tyre maksimal.
Gazetari: Pati njëvalë procedimeshpenalenga Prokuroria e Përgjithshmemuajt e kaluar,duket sikur tashme është pushuar.A keni vërejtur ju z. President njëlloj anshmëriesesi Prokuroria e Përgjithshme qëdrejtohetnga Arta Marku, ka njëllojanshmërieapo jo?
Presidenti Meta: Nuk do dëshiroja tëbëhesha pjesëe këtyre debateve. Për mua ështëe rëndësishme që sistemi i drejtësisë, si institucionet të cilat janënënjëmoment tranzitor,si institucionet e reja,duke patur në konsideratë ato tëVetting-ut qëpo funksionojnë,por edhe tëtjerat qëjanënënjëproceskrijimi, tëfunksionojnënëmënyrëtëpavarur, sepse kjo ështëedhe pritshmëria e opinionit publik.
Gazetari: A keni vënëre raste abuzive në mënyrën se po funksionin sistemi i drejtësisë me procesin e Vetting-ut.Nëse do tëvinit re raste tëtilla qëdalin nëpah, a keni mundë si tëndërhyniz. President, t’i parandaloni ato, pra kapjen politike atëqëështëdhe frika mëe madhe nëraport mësistemin e drejtësisë?
Presidenti Meta: Presidenti, nuk ka asnjërol kushtetues dhe asnjëinstrument për tëndërhyrënëprocesin e Vetting-ut. Përkundrazijanëtëpërcaktuara qartëedhe institucionet, tëcilat mund tërishikojnëvendimet e komisioneve të Vettingut, janëtëpërcaktuara si Kolegji iApelimit e kështu me radhë, dhe natyrisht kemi dhe partnerët ndërkombëtarë që monitorojnë këtësituatë, ështëedhe media edhe shoqëria civile. Pra ështëdetyrëe tëgjithëvepër ta ndihmuar këtëprocesnëkrijimin e besueshmërisësedrejtësia e re ështënjëdrejtë si e pavarur e pandikuar nga politika, e cila do tëpërkthehet nënjëbesim mëtëmadhpër qytetarët shqiptarë.
Gazetari: Zoti Presidenti, raportet tuaja me Kryeministrin Rama njohën padiskutim pikën e tyre më të ulët gjatë fushatës zgjedhore të viti të kaluar, kur edhe pse ishit zgjedhur ndërkohë në postin e Presidentit të Republikës, vendosët të mbanit postin e kryetarit të LSI-së deri në përfundim të zgjedhjeve. Cilat janë raportet aktuale me Kryeministrin Rama? Me aq sa dimë, keni pasur vetëm dy takime: takimi i parë për emërimin e shefit të ri të SHISH, z. Bendo dhe takimi i dytë ishte ai që solli edhe PO-në tuaj për fillimin e negociatave me Greqinë për çështjen e detit…
Presidenti Meta: Takimet e mia janë institucionale, si me Kryeministrin, si me ministrat apo me drejtues të institucioneve të ndryshme dhe i konsideroj si marrëdhënie normale, marrëdhënie pune.
Gazetari: A ju ka detyruar Kryeministri Rama që të jepnit plotfuqishmërinë tuaj për grupin që do të negociojë me Greqinë çështjen e detit? Po i referohem takimit tuaj të fundit që keni pasur me z. Rama…
Presidenti Meta: Mendoj se takimi për këtë çështje ka qenë mjaft konstruktiv dhe Kryeministri është pajtuar me të gjitha qëndrimet e mia përsa i takon mënyrës se si duhet të zhvillohen këto negociata gjithmonë në respekt të Kushtetutës dhe të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje.
Gazetari: Mandati juaj si President dhe mandati i qeverisë Ram 2 ka kohëzgjatje të njëjtë. A keni bërë ju një vlerësim për mënyrën se si po qeveriset aktualisht vendi z. President? A jeni i kënaqur?
Presidenti Meta: Mendoj se të gjithë duhet të kontribuojmë për mirëqeverisjen e vendit dhe në këtë drejtim mendoj që vlerësimin e bëjnë qytetarët. Për mua si President është e rëndësishme të bashkëpunoj me qeverinë dhe të jap të gjithë mbështetjen time për gjithçka të mirë që realizohet dhe që ndihmon vendin.
Gazetari: Meqë thoni se vlerësimet i bëjnë qytetarët, ju si qytetar i parë i Republikës së Shqipërisë, në çfarë drejtimi mendoni se qeveria shqiptare nuk po performon si duhet dhe nga ana tjetër, duke përdorur edhe fuqinë si President do t’i bënit thirrje të fokusohej akoma më tepër? Mendoni që ekonomia shqiptare është më e fortë dhe ka pësuar rritje? Ka një shqetësim për praktikat e Bankës së Shqipërisë për de-eurizimin e ekonomisë dhe zhvlerësimin e monedhës euro. A janë këto shqetësime që mund të krijojnë situata të pakëndshme në të ardhmen?
Presidenti Meta: Unë mendoj që qeveria por edhe të gjithë aktorët e tjerë i ndjekin këto çështje në vijimësi dhe çdo ndjeshmëri për një problematikë në rritje në të ardhmen në çdo fushë, qoftë ekonomike apo kudo tjetër, të reflektohet në kohë. Ajo që dua të theksoj gjithmonë është dialogu për çështjet më të rëndësishme të qeverisjes së vendit dhe një klimë më e mirë bashkëpunimi, pasi shndërrimi i konfliktit në një filozofi të sjelljes politike në vend apo edhe në një mënyrë qeverisjeje vetëm shteron energjitë pozitive të të gjithë aktorëve. Të vetë qeverisë dhe përfaqësuesve të saj, të vetë opozitës, të biznesit dhe sipërmarrjes dhe të qytetarëve. Ne kemi nevojë që secili të përmbushë përgjegjësitë e ti dhe të krijojmë një ambient sa më të sigurt për qytetarët tanë, për të rinjtë tanë, sa më të besueshme për ata në radhë të parë por edhe për partnerët e huaj e sidomos për investitorët e huaj nga të cilët duhet të shohim më shumë.
Gazetari: A ka më shumë propagandë në mënyrën se si po qeveriset vendi se sa punë konkrete z. Meta, a e ndjeni këtë?
Presidenti Meta: Nuk jam në Parlament këtu, jam në Institucionin e Presidentit të Republikës dhe nuk ia lejoj vetes që të hyj në komente të njëanshme, por unë besoj që ka nevojë patjetër për më shumë punë nga të gjithë. Nuk mund të kënaqet askush me arritjet e deritanishme dhe të gjithë duhet të kënaqemi atëherë kur të ndalojë çdo i ri i këtij vendi së ëndërruari për ta gjetur Evropën jashtë Shqipërisë.
Gazetari: Kur iu pyeta për qeverisjen, po mendoja për atë që ndodhi gati një muaj më parë në rrugën e Kombit. Banorët e Kukësit dhe jo vetëm u ngritën në një protestë për të kundërshtuar vendosjen tarifës. Së pari si e keni përjetuar si President këtë moment?
Presidenti Meta: Natyrisht që nuk ka qenë një moment i këndshëm për askënd. Vetë situata e krijuar e cila duhet të ishte shmangur me kohë, nuk besoj se i shërbeu dikujt, në radhë të parë unë dua të nënvizoj rëndësinë e dialogut për çdo nismë të tillë. Kjo është e rëndësishme aq më tepër në një rast të tillë kur kemi të bëjmë me një vepër madhore, e cila lidh Shqipërinë me Kosovën dhe padyshim vetë qeveria e ka pranuar më pas se duhet të kishte realizuar një proces konsultimi me komunitetin. Ajo që unë duhet të theksoj se në çdo rast ka qenë e domosdoshme dhe është e domosdoshme një konsultim edhe me qeverinë e Kosovës, pasi është mjaft e rëndësishme mirëmbajtja e rrugës por është shumë e rëndësishme që kjo rrugë të vazhdojë të përmbushë atë funksion për të cilin u ndërtua, për t’i dhënë një dinamikë tjetër marrëdhënieve të gjithanshme, jo vetëm ekonomike dhe të tregtisë, midis Shqipërisë dhe Kosovës.
Gazetari: Por në vlerësimin e Presidentit të Republikës, qytetarit të parë të këtij vendi, a duhet të ketë tarifë në Rrugën e Kombit? A mendoni se shqiptarët e kanë paguar një herë rrugën dhe paguajnë taksa të mjaftueshme jo vetëm për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit, por edhe të gjithë rrugëve të Shqipërisë?
Presidenti Meta: Mendoj që kjo është një çështje për të cilën qeveria dhe Kuvendi duhet të marrin përgjegjësitë e tyre në mënyrë më transparente, por edhe më të mençur, edhe më racionale. E theksoj edhe një herë, mirëmbajtja është shumë e rëndësishme, por është gjithashtu jetike që kjo rrugë të përmbushë misionin për të cilin është bërë një investim madhor si nga Shqipëria ashtu edhe nga Kosova.
Gazetari: Vendosja e tarifës e dëmton këtë qëllim z. President?
Presidenti Meta: Edhe sikur të mos vendoset tarifë, por boll që të ndalojnë makinat edhe siç ndalonin më para, është një frenim psikologjik. Për më tepër, të mos harrojmë se Kosova po përfundon një autostradë fantastike me Maqedoninë, ku unë kalova edhe para pak kohësh gjatë rrugës për në Shkup, edhe dola nga Kaçaniku, një investim madhor, i cili mund ta relativizojë mjaft rrugën dhe investimin që ne kemi bërë deri tani në rast se nuk do të merrnim vendime të llogaritura mirë dhe me mençuri.
Gazetari: Z. President, ka një shqetësim në rritje nga qytetarët kryesisht për bumin e ndërtimeve në kryeqytet, ku hapësirat publike ë dukje sa vijnë e tkurren, ndërsa betoni ka krijuar një avantazh në dëm të interesit publik. A ka vend për shqetësim në këtë drejtim apo besoni se ky është trend normal i zhvillimit të një kryeqyteti si Tirana?
Presidenti Meta: Natyrisht që Tirana ndeshet me sfida të mëdha, por mendoj që duhet gjithmonë të jemi të kujdesshëm sa i përket hapësirave publike sepse to janë sakrifikuar mjaft në të kaluarën dhe mund të krijohen probleme edhe për cilësinë e jetës së qytetarëve të kryeqytetit, i cili edhe kështu siç është pavarësisht nga procesi që ka pësuar në disa shërbime, ende vuan nga problemet e ndërtimeve të pakontrolluara të pas viteve ‘90 dhe është e domosdoshme tani, kur të gjithë pretendojmë cilësi më të larta jetese në të gjithë vendin dhe padyshim edhe në kryeqytet, që çdo investim, çdo ndërtim që bëhet në kryeqytet të ketë parasysh këto shqetësime.
Gazetari: Cili është qëndrimi i Presidentit të Republikës lidhur me projektin e shembjes së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e teatrit të ri me partneritet publik dhe së bashku me teatrin edhe ndërtimin e disa kullave të tjera shtesë në qendër të Tiranës…
Presidenti Meta: Unë besoj se është shumë e rëndësishme të punohet në dialog me komunitetin e artistëve dhe të punohet në transparencë të plotë me ta. Për të tjerat nuk dëshiroj t’i komentoj.
Gazetari: Negociatat me Greqinë për caktimin e kufirit detar janë rikthyer sërish në temë dite pasi ju dhatë miratimi tuaj. Një ditë më parë Ministri i Jashtëm i Greqisë, Kotzias ka deklaruar në një intervistë për mediat greke se marrëveshja pritet të përmbyllet në fund të muajit maj ose në fillim të muajit qershor. A është e vërtetë sepse gjithmonë opinioni publik shqiptar e merr vesh se çfarë ndodh me çështjen e detit nga mediat greke? Keni informacione realisht se çfarë po ndodh duke qenë se tashmë keni edhe përfaqësuesin tuaj në grupin negociator?
Presidenti Meta: Së pari, me duhet të nënvizoj përmbylljen e një marrëveshjeje të tillë, e cila është çështje e hapur prej 10 vjetësh. Së dyti, të gjitha veprimet e mia si President kanë qenë në respekt të Kushtetutës dhe të vendimit të posaçëm të Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje, e cila disiplinon qartësisht rolin e Presidentit dhe të gjithë institucioneve se si duhet ecur drejt një marrëveshjeje të tillë dhe besoj se grupi negociator i ka të qarta të gjitha kërkesat e mia si President i Republikës në respekt të vendimit të kësaj gjykate, për të përmbushur detyrimet e tij të cilat janë mjaft të rëndësishme që të përmbushen me përgjegjësi të plotë larg çdo lloj presioni nga cilido, përfshirë këtu edhe deklaratat mediatike.
Gazetari: E lexoni si presion deklaratën ministrit grek, i cili thotë se marrëveshja do të përmbyllet në fund të këtij muaji?
Presidenti Meta: Për mua nuk ka asnjë afat përveçse një marrëveshje të drejtë, të ndershme për të dyja palët dhe natyrisht që unë mund të flas për palën tonë, e cila e ka edhe për detyrë të mbrojnë interesin kombëtar në mënyrën më të përgjegjshme, më atdhetare dhe më profesionale. Nëse kjo mund të kishte ndodhur dje, do të ishte shumë mirë. Se kur do të ndodhë, këtë nuk mund ta parashikoj dhe askush nuk duhet ta paragjykojë, por të gjithë duhet të punojmë në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme.
Gazetari: Dhe nëse nuk plotësohen kushtet, ato që përmendet ju, mënyra se si është shprehur Gjykata Kushtetuese për zgjidhjen e çështjes së detit, a e shikoni në vetvete deklaratën e z. Kotzias për afatin e arritjes së marrëveshjes si një presioni që bën pala greke për qëndrimin vendit fqinj për çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe nëse është kështu, a do ta lejoni një marrëveshje të tillë duke qenë se tashmë nuk keni as mekanizmin e Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar?
Presidenti Meta: Unë nuk vlerësoj se deklarata në fjalë i drejtohet palës shqiptare. As nuk e di ekzaktësisht se cila është deklarata dhe nuk mund të komentoj deklaratat e një ministri të një vendi tjetër, kur e ka thënë, si e ka thënë apo pse e ka thënë. Ato kanë objektivat e tyre dhe ne i respektojmë objektivat e tyre. Objektivi im si President i Republikës së Shqipërisë është zbatimi i qartë, i plotë i vendimit të Gjykatës Kushtetuese në të gjithë elementët e tij. Unë për këtë kam dhënë autorizim.
Gazetari: A do ta firmosni ju dhe homologu juaj Pavlopulous marrëveshjen përfundimtare për delimitimin e detit z. President? Flitet se një nga kushtet që keni vënë për dhënien e autorizimin për nisjen e negociatave ka qenë pikërisht ky, që marrëveshja të mbajë firmën tuaj dhe atë të Presidentit grek, Pavlopulous….
Presidenti Meta: Është një “fake news” meqenëse jemi në FAX News.
Gazetari: Në fakt, a do të ishte mirë që kjo marrëveshje të firmosej nga dy presidentët duke qenë se në preambulën e saj do t’i jepte fund një serie problematikash që ka pasur Shqipëria me Greqinë, qoftë ligji i luftës, qoftë çështja e delimitimit detar?
Presidenti Meta: Për mua kjo është tërësisht e parëndësishme se cili do ta firmosë. Vetëm një gjë ka rëndësi për mua si President i Republikës së Shqipërisë, që kjo marrëveshje të mbrojë interesin kombëtar të Shqipërisë dhe të popullit shqiptar sepse kemi të bëjmë me një marrëveshje historike për shkak se një herë ndodh në histori dhe nuk është një detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë që janë sot, por është detyrim edhe ndaj gjeneratave të ardhshme që do vijnë më pas. Pra është një përgjegjësi e madhe ndaj duhet përmbushur me përgjegjësi të plotë kombëtare dhe natyrisht edhe profesionale.
Gazetari: E thënë kështu siç e thoni ju, duke fiks si ato marrëveshjet që firmosen nga Presidentët e Republikës…
Presidenti Meta: është mendimi juaj.
Gazetari: Në fakt, çështja e negociatave me Greqinë dhe sidomos grupi negociator pati një moment fort të dyshimtë për shkak të përbërjes. Bëhet fjalë pikërisht për praninë në këtë grup të z. Artur Meçollari, i cili nga informacionet që siguroi FAX Neës rezultoi të ishte një person i larguar nga Forcat e Armatosura i akuzuar për spiunazh. A keni kërkuar informacione për figurën dhe integritetin profesional të z. Meçollari dhe fakti që ai është ende sot në grupin negociator do të thotë se keni marrë garancinë se figura dhe integriteti i tij janë të pacenuara?
Presidenti Meta: Institucioni i Presidentit ka kërkuar përmbushjen e kritereve apo standardet e figurës për të gjithë negociatorët pa përjashtim nga të gjitha institucionet. Përgjigjet institucionale që kanë ardhur këtu nuk e bënin të pamundur për secilin prej tyre që janë tashmë negocatiorë për të qenë në këtë detyrë.
Gazetari: Meqë po flasim për raportin me vendet partnere. Që prej një viti kur keni marrë detyrën ajo që bie në sy është mungesa e një takimi me Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Ju keni pasur një urim prej tij, siç keni pasur prej shumë nga krerët e shteteve të botës,. Por pyetja është si i keni ju raportet z. Meta me z. Erdogan?
Presidenti Meta: Nuk e kam ndjerë mungesën e një takimi të tillë sikurse ju e thatë kemi pasur edhe shkëmbime mesazhesh. Kemi pasur edhe një bisedë telefonike me rastin e zgjedhjes sime, ku z. Erdogan më ka uruar. Ashtu sikurse kam pasur edhe kënaqësinë të takohem me Kryeministrin e Turqisë së fundmi në Baku dhe jemi në kontakte të vazhdueshme edhe me Ambasadorin e Turqisë këtu.
Gazetari: A do të keni një vizitë të shpejtë në Turqi apo nuk është parashikuar ende asgjë?
Presidenti Meta: Nuk kemi asnjë urgjencë për më tepër që atje ka zgjedhje në qershor.
Gazetari: Turqia i kërkon prej kohësh me ngulm Shqipërisë që të mbyllë ato që njihen si institucione arsimore Gyleniste. Si mendoni, si duhet ta adresojë Shqipëria këtë çështje? Sipas informacioneve që kemi duket se ia keni bërë një herë të qartë Presidentit të Turqisë në kohën kur ishit Kryetar i Kuvendit se nuk jeni pro kësaj kërkese të Ankarasë….
Presidenti Meta: Nuk dëshiroj të bëhem pjesë e debateve dhe e këtyre historive. Ne jemi një vend demokratik, jemi një vend i cili duhet të tregojë çdo ditë që është vendi i sundimit të ligjit, dhe në këtë drejtim çdo koment tjetër për mua është i panevojshëm.
Gazetari: Si e keni parë aksionin e çuditshëm që u ndërmor me dëbimin e 6 shtetasve turq të cilët konsideroheshin si Gylenistë, por sipas informacioneve njëri prej të deportuarve kishte edhe pasaportë shqiptare. Nëse do të ndodhte një situatë e tillë edhe ne Shqipëri si do ta vlerësonit? I druheni një situate të tillë edhe në Shqipëri?
Presidenti Meta: Kosova është e pavarur dhe drejtuesie institucioneve të saj kanë përgjegjësitë e tyre. Unë nuk dua të bëhem pjesë e debateve për çështje të tilla, për mua është e rëndësishme të respektojmë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të respektojmë ligjet e Shqipërisë.
Gazetari: Pavarësisht se njëri prej tyre kishte edhe pasaportë shqiptare, a nuk e bën edhe atë një çështje të Shqipërisë, z. President?
Presidenti Meta: Nuk kam asnjë ankesë drejtuar Presidentit të Republikës së Shqipërisë nga shtetas shqiptarë.
Gazetari: Si e shikoni rolin e opozitës aktuale? A mendoni se me Ilir Metën kryetar të LSI-së qasja e pakicës parlamentare do të ishte më dinamike? Ju mungon politika aktive z. Meta?
Presidenti Meta: Nuk kam dëshirë fare të kthehem as pas dhe as të bëjë komente bazuar mbi supozime. Opozita ka përgjegjësitë e saj në një sistem demokratik dhe urojmë t’i përmbushë me përgjegjësi maksimale.
Gazetari: Cili ishte impresioni i parë që patët si President apo qoftë edhe i bashkëshort, kur patë znj. Monika Kryemadhi të qëllojë me çizme në drejtim të Kryeministrit Rama?
Presidenti Meta: Mendoj se dialogu është i pazëvendësueshëm dhe është ai që i duhet më së shumti edhe Kuvendit edhe politikës shqiptare, edhe shoqërisë sonë në tërësi.
Gazetari: A ndiheni keq kur e dëgjoni Kryeministrin Rama, kur i adresohet kryetares së LSI-së me termin “maçoku me çizme”?
Presidenti Meta: Nuk para e ndjek shumë Kuvendin për shkak të angazhimeve të tjera dhe deputetët mbajnë përgjegjësi vetë për veprimet e tyre.
Gazetari: Po nga eksperienca personale z. Meta, por edhe duke e njohur mirë, cilat janë arsyet që e shtynë znj. Kryemadhi të bëjë një akt aq të fortë?
Presidenti Meta: Mund t’i drejtoheni vetë znj. Kryemadhi.
Gazetari: A është e vështirë për ju ta ndani raportin bashkëshortor dhe si Presidenti i Republikës me Kryetaren e LSI-së? E këshilloni ju znj. Kryemadhi apo ajo ju?
Presidenti Meta: Është shumë e lehtë dhe e thjeshtë për mua, unë bëj detyrën time dhe bëj politikën e Presidentit të Shqipërisë.
Gazetari: Pas pak muajsh mbushet një vit nga marrja e detyrës suaj si President i Republikës. Cilat janë momentet kryesore që i veçoni në këtë vit të parë të mandatit tuaj? A keni bërë një bilanc?
Presidenti Meta: Shpresoj ta bëjmë një bilanc më 24 korrik dhe shpresoj shumë dhe duhet të punojmë shumë që ta bëjmë me një tjetër moment pozitiv, atë të çeljes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.