Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Dokumenti/Zbulohet mënyra se si do të vijnë 20 refugjatët në Shqipëri

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Dokumenti/Zbulohet mënyra se si do të vijnë 20 refugjatët në Shqipëri

Shqipëria e Irlanda ishin dy vendet e para që u shprehën të gatshme për të pranuar disa nga emigrantët e anijes së rojes bregdetare italiane “Diciottti”, e cila për disa ditë rresht lundroi në ujërat e detit Mesdhe në pritje të një porti për t’u zbarkuar.

Sot u zbulua dhe dokumenti qeverisë italiane mbi procedurën e transferimit të 20 emigrantëve afrikanë të anijes “Diciotti” nga Italia në Shqipëri.

Por vendimi për trasferimin e emigrantëve afrikanë në Shqipëri u përcoll me jo pak debate politike në Itali.

Ekspertët e së drejtës së emigracionit e konsiderojnë shkelje të Kushtetutës italiane e të traktateve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, ndërsa Komisioni Europian ka paralajmëruar Italinë se transferimi i emigrantëve në në një vend jo anëtar të BE siç është Shqipëria,  mund të bëhet vetëm nëse respektohet vullneti i tyre i lirë.

Po kur do të gjejë zbatim procesi i transferimit të 20 emigrantëve afrikanë në Shqipëri?

Sipas dokumentit, Ministria e Brendshme italiane ka prezantuar në komisionin e ligjeve të Parlamentit italian  draftin mbi këtë çështje.

Nënsekretari i shtetit në Ministrinë e Brendshme, Luigi Gaetti, në këtë dokument thekson se sipas referimit të Ambasadës italiane në Tiranë, organizimi i transferimit të 20 emigrantëve afrikanë në Shqipëri i është besuar zëvëndës/ministres së Brendshme shqiptare Rovena Voda, e cila në koordinim me Organizatën Botërore të Emigrantëve UNHCR janë duke përgatitur masat parësore për strehimin e tyre.

Italia përmes Ministrisë së Brendshme dhe të Jashtme si dhe organizatave ndërkombëtare po bisedojnë me autoritetet shqiptare për të përcaktuar bazën e normativës ndërkombëtare mbi të cilën do të gjejë zbatim transferimi i emigrantëve në Shqipëri.

Baza ligjore për transferimin në një shtet jo pjesë të BE

Në dokument Italia duket se ka gjetur dhe bazën ligjore për trasferimin.

“Shqipëria aderon në Konventën e Gjenevës, është anëtare e Këshillit të Europës e ka ratifikuar disa konventa ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave njerëzore” ka deklaruar në Komsionin e Ligjeve, Luigi Gaetti.

Sipas tij, “Shqipëria prej vitit 2014 është zyrtarisht vend kandidat për t’u pranuar në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian,  respekton kriteret e Kopenhagenit në garantimin e demokracisë, shtetit të së drejtës, të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e pakicave etnike”.

Sipas funksionarit të Minsitrisë së Brendshme italiane, Shqipëria është përcaktuar “si një vend i sigurt” nga 8 vende anëtare të Bashkimit Europian, madje Komisioni Europian, ka propozuar që Shqipëria të përfshihet në një listë të mundshme për të ashtuquajturit “vende të treta të sigurta”.

Gjithashtu për Ministrinë e Brendshme Italiane, Shqipëria ka zhvilluar në vite një sistem të përshtatshëm strehimi për emigrantët e rrugës ballkanike që kërkojnë azil.

Përzgjedhja e 20 emigrantëve që do të vinë në Shqipëri

Në dokument thuhet se në transferimin e emigrantëve do të merret parasysh ruajtja e bërthamave familjare mes anëtarëve të së njëjtës familje, respektimi i kategorive në rrezik si dhe marrja në mbrojtje e emigrantëve minorenë të pashoqëruar.

Ndërkohë në Itali 100 emigrantë nga anija “Diciotti” janë marrë në mbrojtje nga Kisha katolike italiane e cila po i shërben në dioqeza të ndryshme në të gjithë territorin.

20 emigrantët afrikanë që priten të transferohen në Shqipëri ndodhen aktualisht në qëndrën hot spot të emigrantëve në Messina./Oranews/

Dokumenti i Ministrisë italiane për transferimin e emigrantëve në Shqipëri by Tirana Today on Scribd

Tags: 20 refugjatëtdokumentimenyrashqiperiVijnëzbulohet

TË LIDHURA

Protestat e Lapajt para Kryeministrisë, Avokati i Popullit ndërmerr masa për monitorim
Aktualitet

Protestat e Lapajt para Kryeministrisë, Avokati i Popullit ndërmerr masa për monitorim

13:29 | 31/01/2026
Kundër transferimit te tregu i ri/ Spiropali takon tregtarët që protestojnë në Vlorë: Do të flas
Aktualitet

Kundër transferimit te tregu i ri/ Spiropali takon tregtarët që protestojnë në Vlorë: Do të flas

12:43 | 31/01/2026
Iu ndërpre fjala në Strasburg? Berisha: Këta lakej që hapin lajmin janë…
Aktualitet

Iu ndërpre fjala në Strasburg? Berisha: Këta lakej që hapin lajmin janë…

12:27 | 31/01/2026
Next Post
Turistët e huaj zbulojnë Kalanë e Vilë Bashtovës, por rruga është sfilitëse

Turistët e huaj zbulojnë Kalanë e Vilë Bashtovës, por rruga është sfilitëse

Paradë ushtarake pa armë bërthamore, Trump lavdëron Kim Jong Un (video)

Paradë ushtarake pa armë bërthamore, Trump lavdëron Kim Jong Un (video)

Plagos rëndë ish-dhëndrin, ndalohet 54-vjeçari

Plagos rëndë ish-dhëndrin, ndalohet 54-vjeçari







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026




TË FUNDIT

Protestat e Lapajt para Kryeministrisë, Avokati i Popullit ndërmerr masa për monitorim
Aktualitet

Protestat e Lapajt para Kryeministrisë, Avokati i Popullit ndërmerr masa për monitorim

by mirseda
13:29 | 31/01/2026
0

Avokati i Popullit, Endrit Shabani, ka ndërmarrë masa për monitorimin e protestës së organizuar nga kreu i...

Kundër transferimit te tregu i ri/ Spiropali takon tregtarët që protestojnë në Vlorë: Do të flas

Kundër transferimit te tregu i ri/ Spiropali takon tregtarët që protestojnë në Vlorë: Do të flas

12:43 | 31/01/2026
Iu ndërpre fjala në Strasburg? Berisha: Këta lakej që hapin lajmin janë…

Iu ndërpre fjala në Strasburg? Berisha: Këta lakej që hapin lajmin janë…

12:27 | 31/01/2026
“Tabaku: Rënia e euros po dëmton biznesin dhe varfëron shqiptarët”

“Tabaku: Rënia e euros po dëmton biznesin dhe varfëron shqiptarët”

11:01 | 31/01/2026
Matura 2026 po afron, çfarë duhet të dijë secili nxënës për rregullat e reja

Matura 2026 po afron, çfarë duhet të dijë secili nxënës për rregullat e reja

09:56 | 31/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com