Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Dokumenti/Mos hapni negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Dokumenti/Mos hapni negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë

Një dokument jo zyrtar, non paper draft, që po qarkullon mes vendeve anetare të Bashkimit Europian sugjeron mos hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë, me argumentin e thellimit të reformave dhe zbatimin e 5 prioriteteve kyce përpara se të hapen negociatat. Ora News e ka parë ekskzluzivisht këtë draft ku evidentohen kryesisht shqetësimet e Francës për reformimin e vetë Bashkimit Europian dhe të Hollandës për luftën kundër krimit të organizaur. Duhet theksuar se non paper draft që reflekton vullnetin aktual të vendeve anëtare të cilat do të duhet të marrin një vendim unanim për negociatat me Shqipërinë në 28 Qershor në nivel të këshillit të ministrave të BE.

Rruga e Shqipërisë për hapjen e negociatave do të mbetet e vështirë deri në ditën e fundit. Në një dokument jo-zyrtar që Ora News disponon, i sugjeron Këshillit Europian, moshapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Referuar raportit të Komisionit Europian për pesë prioritetet kyçe, drafti non-paper vlerëson se reforma në drejtësi është ende në hapat e parë dhe është e pamundur të vlerësohet rezultati konkret i saj

“Zbatimi i reformës në drejtësi vetëm sa ka filluar dhe ende është shumë herët për të vlerësuar rezultatet e para. Në veçanti, rivlerësimi ipërgjithshëm i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve filloi vetëm disa javë përpara publikimit të raportit: dëgjesat e para filluan nga fundi i Marsit dhe deri tani janë marrë vetëm pak vendime”.

Gjithashtu për sa i përket administratës publike, dokumenti vlerëson se korrupsioni mbetet mbizotërues në shumë fusha dhe vazhdon të mbetet një problem serioz,ndërsa ndëshkimi i zyrtarëve të lartë është shumë i ulët.

“Administrata dhe veçanërisht policia mbeten të ekspozuara ndaj korrupsionit dhe ndërhyrjeve politike. Numri i dënimeve përfundimtare i zyrtarëve të lartë të shtetit mbetet deri tani shumë i ulët”.

Në këtë dokument jo-zyrtar, thuhet se lufta ndaj krimit është e pamjaftueshme për shkak të burimeve të kufizuara të zbatimit të ligjit dhe institucioneve të dobëta dhe rezultatet konkrete në dënimet dhe konfiskimet e aseteve janë të rralla. Kjo është dhe një nga shqetësimet madhore që shteti i Hollandës ka shprehur ndaj Shqipërisë

“Numri i ndjekjeve penale dhe dënimeve përfundimtare në rastet e krimeve serioze mbetet shumë i ulët dhe konfiskimi i aseteve është shumë i rrallë. Pavarësisht disa rezultateve në luftën kundër kultivimit të kanabisit, lufta kundër trafikimit të drogës duhet të forcohet në mënyrë domethënëse”.

Në dokumentin jo zyrtar që qarkullon tek vendet anëtarë të Bashkimit Europian, shihet si problem edhe nevoja që ka Europa për t’u vetë-reformuar, një shqetësim ky që kohët e fundit është i mbështetur fuqimisht nga Franca e Macron.

“Në strategjinë e publikuar në 6 Shkurt, vetë Komisioni shkroi se Unioni ynë duhet të jetë “më i fortë dhe më solid, përpara se të jetë më i madh”

Për të gjitha këto arsye, sipas këtij dokumenti, vlerësohet se Shqipëria nuk i ka plotësuar ende kushtet për të hapur negociatat. Këshillit i sugjerohet që të pritet raporti i radhës i Komisionit Europian, në pranverën e vitit 2019, për të parë nëse Shqipëria ka bërë me të vërtetë progres në 5 prioritetet kyçe

“Këshilli merr shënim rekomandimin e Komisionit për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe përsërit se zbatimi i pesë prioriteteve kyçe në mënyrë të qëndrueshme, tërësore dhe gjithëpërfshirëse duhet të bëhet përpara hapjes së negociatave për pranim. Këshilli do t’i rikthehet Shqipërisë mbi bazën e një raporti të ri të Komisionit, sapo progresi i mjaftueshëm të jetë arritur”.

I njëjti përfundim është arritur edhe për shtetin fqinj Maqedoninë ku si problem kryesor shihet moskryerja e reformës në drejtësi, politizimi i administratës publike, korrupsioni i lartë dhe pamundësia për ta luftuar atë./Ora News/

Image
Tags: dokumentihapniMaqedoninëmosnegociatatShqipërinë

TË LIDHURA

Përkeqësim i motit në Durrës, reshje intensive nga e premtja. SHMU bën thirrje për masa
Aktualitet

Përkeqësim i motit në Durrës, reshje intensive nga e premtja. SHMU bën thirrje për masa

21:47 | 05/02/2026
ARRSH: Qarkullimi në Qafë Thore i hapur, por rrezik nga ortekët
Aktualitet

ARRSH: Qarkullimi në Qafë Thore i hapur, por rrezik nga ortekët

21:15 | 05/02/2026
Vlorë, digjet një automjet në lëvizje te Uji i Ftohtë, bllokohet përkohësisht qarkullimi
Aktualitet

Vlorë, digjet një automjet në lëvizje te Uji i Ftohtë, bllokohet përkohësisht qarkullimi

20:45 | 05/02/2026
Next Post
Kryevepër roveshata e Gareth Bale, madrilenët në festë (Video)

Kryevepër roveshata e Gareth Bale, madrilenët në festë (Video)

Aksident i rëndë në Fushë Krujë, dy të rinj humbin jetën

Aksident i rëndë në Fushë Krujë, dy të rinj humbin jetën

Gafa e shekullit nga portieri i Liverpool, Bale shënon nga distanca (Video)

Gafa e shekullit nga portieri i Liverpool, Bale shënon nga distanca (Video)







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026




TË FUNDIT

Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë mund të mbahet në SHBA
Bota

Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë mund të mbahet në SHBA

by mirseda
22:51 | 05/02/2026
0

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se raundi i ardhshëm i bisedimeve të paqes me Rusinë...

‘Babi e dëboi mamin prej shtëpisë’/ DJ Gimbo i rrëfen Selinit për ndarjen e prindërve të tij

‘Babi e dëboi mamin prej shtëpisë’/ DJ Gimbo i rrëfen Selinit për ndarjen e prindërve të tij

21:53 | 05/02/2026
Përkeqësim i motit në Durrës, reshje intensive nga e premtja. SHMU bën thirrje për masa

Përkeqësim i motit në Durrës, reshje intensive nga e premtja. SHMU bën thirrje për masa

21:47 | 05/02/2026
Leonora Jakupi përballet me një incident serioz, hajdutët i futen në banesë

Leonora Jakupi përballet me një incident serioz, hajdutët i futen në banesë

21:40 | 05/02/2026
Selin flet për raportin me DJ Gimbon: Kur jam më të, jetoj!

Selin flet për raportin me DJ Gimbon: Kur jam më të, jetoj!

21:34 | 05/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com