Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Dokumenti misterioz që po përçan Ballkanin dhe minon Evropën

4 vjet ago
in Bota, Kryesore, Rajoni
Dokumenti misterioz që po përçan Ballkanin dhe minon Evropën

Nga Vesna Pusiç & Sonja Biserko “Eu Observer”

Evropa po përndiqet sërish sot nga një fantazmë, ajo e ndarjes. Dhe kjo pasi populistët autoritarë në rajon dhe në vetë Bashkimin Evropian, po synojnë të arrijnë një rishikim përfundimtare të kufijve në rajon, që do të ishte i dëmshëm jo vetëm për Ballkanin, por që

do të tregonte se vetë BE-ja është në një trajektore në rënie, duke iu larguar synimeve të saj për të qenë një kontinent i i plotë, i lirë dhe në paqe.

Përkundër të gjitha mohimeve dhe shfajësimeve, është e qartë se dokument jozyrtar (non-paper) “Ballkani Perëndimor:Si duhet ecur përpara”, që propozon hapur rindarjen e kufijve në rajon sipas linjave etno-nacionale ekziston, edhe pse origjina dhe synimi i saj janë të dyshimta.

Ky dokument iu faturua kryeministrit slloven Janez Jansa; ndërsa kryeministri shqiptar Edi Rama konfirmoi se ishte këshilluar mbi këtë çështje. Përveç kësaj, konfirmimi dhe mohimi i mëvonshëm i marrjes së dokumentit nga zyra e presidentit të Këshillit Evropian, të çon në të njëjtin drejtim, duke treguar se institucionet e BE-së janë njohur vërtet me të.

Ide dhe axhenda të tilla nuk janë larguar kurrë nga mendja e ideologjive ambicioze nacionaliste. Por ato po rishfaqen sot në mënyrë të rrezikshme, pasi për më shumë se një dekadë e gjysmë BE-ja dhe SHBA-ja, nuk kanë dëshmuar një angazhim të mjaftueshëm strategjik, konstruktiv dhe të besueshëm në rajon.

Ky dokument, mund të jetë një projekt më serioz nga sa do të dëshironin të mendonin shumë analistë, duke luajtur në favorin e Rusisë. Kaosi i ri në Ballkan, duket se i përshtatet më së miri Moskës. Ngjitja në pushtet e Donald Trumpit, botëkuptimi i tij transaksionar i marrëdhënieve ndërkombëtare, përbuzja e tij për vlerat liberale dhe mosinteresimi i tij i përgjithshëm ndaj Ballkanit, u kuptuan nga liderët rajonalë si një shenjë se ata mund të ndiqnin pa shumë probleme dhe pengesa interesat e tyre jo liberale.

Kjo çoi në përqafimin e ndarjes së propozuar të Kosovës që në vitin 2016, ide që u rishfaq në vitin 2018 dhe që u tentua t’i shitej opinionit publik me etiketa eufemiste (“shkëmbim territoresh”, “demarkacion” apo “korrigjim të kufirit”), por duke mos fshehur synimet e tyre më të gjera.

Ky ishte goditja e fundit e politikës anemike të Perëndimit në rajon. Kufijtë e shteteve të Ballkanit Perëndimor, kanë qenë elementi i vetëm i vërtetë i qëndrueshëm, dhe ato ishin të garantuara nga Marrëveshjes e Dejtonit, Kumanovës, Ohrit, si dhe nga referendumi i pavarësisë në Malin e Zi.

Por koha ka treguar se axhendat elitare nacionaliste nuk u zhdukën kurrë në Ballkan. Ato vetëm sa u shtypën dhe penguan përkohësisht, nga një Perëndim që shpresonte që procesi i zgjerimit të BE-së do të shmangte nevojën e parandalimit.

Ndërsa potenciali transformues i BE-së u zbeh, vlerat liberale të saj e humbën joshjen e tyre, dhe udhëheqësit lokalë shfrytëzuan vakuumin strategjik të krijuar nga Perëndimi, për të vënë në zbatim politikat e tyre manipulative.

Kriza globale e liberalizmit demokratik, nxori në pah brishtësinë e demokracive – përfshirë ato në Ballkanin Perëndimor. Këto të fundit iu drejtuan gjithnjë e më shumë praktikave jo liberale, autoritarizmit në rritje, dhe të gjitha formave të populizmit (konservator) të ekstremit të djathtë.

Përkufizimi standard i budallallëkut:Përsëritja e të njëjtave procedura të pasuksesshme, me shpresën se ato do të japin një rezultat tjetër. Në këtë pikë, i vetmi element i vërtetë i qëndrueshëm sa i përket marrëdhënieve midis shteteve të Ballkanit janë kufijtë.

Nuk duhet harruar se edhe ndryshimet apo mosmarrëveshje shumë të vogla, të vërteta ose të sajuara midis vendeve të rajonit, kanë prodhuar konflikte afatgjata dhe të ndërlikuara.

Përveç kësaj, dokumenti i bën jehonë paragjykimeve të vjetra. Bosnje Hercegovina nuk është një shtet i fondamentalizmit islamik, dhe as një provincë e Turqisë.

Ky është një mit dhe një gënjeshtër, e promovuar vazhdimisht nga nacionalistët e dhunshëm që në fillim të spastrimit etnik të kohës së luftës, të cilët synuan në këtë mënyrë të justifikonin ambiciet e tyre territoriale, duke krijuar gjithashtu një kundërvënie të tipit “ne dhe ata”, që synon të futë në kaos vendin që dikur lulëzonte në një diversitet të larmishëm etnik.

Megjithëse askush nuk pret që rishikimi i kufijve në Ballkan të jetë realist në këtë moment – kjo gjë as që mund të realizohet pa gjakderdhje apo lëvizje masive të popullsisë – dokumenti famëkeq e ka arritur në një fare mënyre qëllimin e tij:ka nxitur një debat mbi idenë më ekstreme dhe më të çuditshme.

Duke sugjeruar një të ardhme të diktuar nga një Bosnje Hercegovinë e rrudhur, një Maqedoni të Veriut të gjymtuar, dhe një Kosovë të bashkuar me Shqipërinë, autorët ose nuk parashikojnë një të ardhme në BE për këto vende, ose shohin një të ardhme në një BE më nacionaliste dhe populiste, dhe më pak e bazuar tek vlerat e veta.

A kanë sot shtetet e Ballkanit probleme serioze? Po. A po drejtohen gjithnjë e më shumë ato nga qeverisja e dobët dhe elitat vetë-shërbyese e të korruptuara? Sigurisht. A duhet që të fillojmë t’i zgjidhim këto probleme me ndihmën e një përfshirje më aktive të aleancës ndërkombëtare anti-kaos? Absolutisht po.

Por dorëzimi ndaj pasioneve shoviniste të politikanëve më të këqij ballkanikë, nuk mund të ndihmojë në këtë proces. Do të ishte njëlloj si të përpiqesh të zgjidhësh problemet e marrëdhënieve ndër-racore përmes Aparteidit. Të gjithë duhet ta kenë të qartë:Dokumenti në fjalë nuk është një propozim për hapin e fundit në shpërbërjen e Jugosllavisë, por hapi i parë i një plani për shpërbërjen e vetë BE-së.

Sfida e nxitjes së një mjedisi të favorshëm për qytetarët në Ballkanin Perëndimor, për të zhvilluar demokraci funksionale dhe të prosperuara, është brenda aftësisë së Perëndimit. Prandaj, SHBA-ja duhet të marrë edhe një herë një rol udhëheqës në tubimin e Perëndimit rreth një politike të re strategjike për të siguruar paqen, përparimin dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimor.

Shënim:Vesna Pusiç, ish-ministre e Jashtme e Kroacisë në vitet 2011-2016. Sonja Biserko, është themeluese dhe presidente e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi.

burimi: https://euobserver.com/opinion/151741

Përshtatur për Tirana Today

Tags: BallkaniEuropakumanovamali i ziOhri

TË LIDHURA

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë
Bota

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit
Aktualitet

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Valë rekord nxehtësie në Britaninë e Madhe, me temperatura deri në 33°C
Bota

Valë rekord nxehtësie në Britaninë e Madhe, me temperatura deri në 33°C

21:50 | 12/07/2025
Next Post
Pesë enigmat e mëdha shqiptare të vitit politik 2021

Lufta e Bashës drejt fitores, që kalon nga humbja

Vdekja e aktorit Radoja: Reagimet e Kryeministrit Rama dhe Presidentit Meta

Vdekja e aktorit Radoja: Reagimet e Kryeministrit Rama dhe Presidentit Meta

Murinjo te Roma/Ja emrat e parë që sjell në Serie A, sa shumë nga Premier Liga!

Murinjo te Roma/Ja emrat e parë që sjell në Serie A, sa shumë nga Premier Liga!

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!
Showbizz

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!

by mirseda
22:51 | 12/07/2025
0

Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij ndodhet në kërkim nga organet e rendit....

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

22:07 | 12/07/2025
Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com