Deputetët e Partisë Demokratike do të firmosin një deklaratë, ku paraqitet dorëheqja individuale nga mandati. Kjo është mënyra e zgjedhur sot në vendimin unanim për djegien e mandateve në Këshillin Kombëtar të PD-së.
Në deklaratë rreshtohen 5 pika që lidhen me marrjen e këtij vendimi, ku në krye është asgjësimi i demokracisë funksionale dhe shtetit të së drejtës.