Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor pritet të mbushen me spiunë të ish-Sigurimit të Shtetit, të dënuar, militantë partiakë, dhe njerëz që kanë fshehur të ardhurat.
Kandidatët të cilët pretendojnë të jenë në majën e këtyre dy institucioneve që do të bëjnë Vettingun e prokurorëve dhe gjykatësve si pjesë e Reformës në Drejtësi rezultojnë me shkelje ligjore dhe kushtetuese.
Një pjesë e madhe e të përzgjedhurve ka probleme të rënda ligjore, problemet e të cilave janë të ndryshme, që nga fshehja e dënimeve te qenia anëtar i Sigurimit të Shtetit.
Kështu kandidati Altin Hazizaj, ka qenë i dënuar, dhe vendimin ndaj tij është dhënë vendimi nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë që vulosi dënimin me gjobë ndaj tij.
Nga ana tjetër, kandidati Sokol Lamaj, që ka fshehur detyrimet e tij tatimore, dhe i ishte kërkuar më parë që të shtynte detyrimet tatimore.
Ndërsa kandidati Kozma Jano ka qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit, por për këtë në dokumentin e publikuar thuhet vetëm se: “Nga shqyrtimi i dosjes së kandidatit ka rezultuar se mungonte dëshmia e gjuhës së huaj dhe lista e notave e noterizuar”.
Ndërsa nga ana tjetër bëhet e ditur se lidhur me akuzat se ai ka qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit shkruhet: “Nuk ka qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991, në kuptimin e ligjit “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, sipas vetëdeklarimit që ka paraqitur kandidati dhe nga shkresa zyrtare dërguar Avokatit të Popullit nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit”.
Po ashtu kandidati tjetër Alfred Balla nga ana e OMN-së është kapur me plagjiaturë, dhe një gjë e tillë rezulton e shkruan në dosjen e tij.
Ndërsa për kandidatin Ilir , ONM kishte qenë në poste shumë të larta në të shkuarën, gjë që nuk është legjitime për tu bërë anëtarë i KLP-së apo KLGJ-së.
Kandidati Alfred Balla
Organizatës Ndërkombëtare të Monitorimit (ONM), ka kërkuar skualifikimin e Alfred Ballës . ONM-së është shprehur për këtë kandidat se ka dyshime se ai e ka kopjuar platformën e vetë konkuruese nga një tjetër kandidat, pra ka bërë plagjiaturë.
Altin Hazizaj
Kandidati i propozuar nga Shoqëria Civile për anëtar të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Altin Hazizaj rezulton se ka një dënim penal të formës së prerë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Vendimin është dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë që vulosi dënimin me gjobë ndaj tij.
Sipas vendimit në fjalë, sqarohet se Hazizaj është dënuar në korrik të vitit 1996 me 5000 lekë gjobë për veprën penale “kundërshtim i punonjësve të policisë dhe rendit publik”.
“Subjekti me vendimin nr. 603 datë 24.07.1996 është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me 5000 lekë gjobë për veprën penale të parashikuar nga neni 236/1 i Kodit Penal “Kundërshtimi i punonjësve të policisë dhe rendit publik”,-citohet nga vendimi i Gjykatës.
Ndërsa, bëhet me dije se këto të dhëna janë pasqyruar edhe në Dëshmitë e Gjendjes Gjyqësore Nr.11, datë 20.07.2017, përcjellë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve me shkresën nr.3219 prot,datë 20.07.2017.
Sipas këtij vendimi, rezulton se Altin Hazizaj ka fshehur në formularin e dekriminalizimit një vendim penal të formës së prerë të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë, Tiranë.
Mësohet se në formularin e dekriminalizimit, Hazizaj i është përgjigjur me ‘JO’ pyetjes nëse ka qenë ndonjëherë i dënuar me vendim të formës së prerë nga një autoritet gjyqësor shqiptar apo i huaj.
Fakti që në formular, ai nuk ka pasqyruar asnjë të dhënë në lidhje me vendimin penal të formës së prerë të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, sjellë përjashtimin e menjëhershëm të tij dhe në çdo kohë nga kandidimi, zgjedhja, emërimi apo funksioni publik.
Në rrjetën e dekriminalizimit ranë së fundmi dy ish-deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, Aqif Rakipi i PDIU-së dhe Gledion Rehovica i LSI-së për shkak se kishin dështuar të vetëdeklaronin dy episode penale të kryera në Itali shumë vite më parë.
Nga ana tjetër, anëtari i Shoqërisë Civile për KLGJ-në, pretendohet se do të jetë pjesë e komisionit që do të përzgjedhë gjyqtarët me ligjet e reja të reformës në drejtësi, por që ka gënjyer në formularin e vetëdeklarimit dhe nëse i referohesh të njëjtit standard; Hazizaj duhet të largohet nga ky komision.
Sokol Lamaj
Nga shqyrtimi i dosjes së kandidatit ka rezultuar se mungonte vërtetimi për shlyerjen e detyrimeve tatimore, sipas parashikimit të pikës 3, shkronja “ç”, të nenit 19 të ligjit 115/2016. Gjithashtu, në dosje mungonte dhe dokumenti i rinovuar i licencës për ushtrimin e profesionit të avokatit në të gjithë shkallët e gjykimit, për vitin 2017, sipas parashikimit të shkronjës “dh”, pikës 3, të nenit 19 të ligjit 115/2016.
Për këtë arsye, Sekretari i Përgjithshëm i ka kërkuar kandidatit, me shkresën nr.1450/6, datë 17.5.2017, plotësimin dhe dërgimin e dokumentacionit që vërteton se ka shlyer rregullisht të gjitha detyrimet tatimore, duke përfshirë dhe periudhën nga data e paraqitjes së shprehjes së interesit pranë Avokatit të Popullit, si dhe dokumentin e rinovuar të licencës për ushtrimin e profesionit të avokatit në të gjithë shkallët e gjykimit, për vitin 2017.
Në përgjigje të shkresës nr.1450/6, datë 17.5.2017 të Sekretarit të Përgjithshëm, për plotësimin dhe dërgimin e dokumentacionit, kandidati ka paraqitur dokumentet e kërkuara brenda afatit ligjor 5 ditor për plotësimin e dokumentacionit.
Paralelisht me kërkesën drejtuar kandidatit, Sekretari i Përgjithshëm i është drejtuar me shkresë zyrtare, nr. 1450/5, datë 17.05.2017 dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, për të kërkuar informacion për shlyerjen e detyrimeve tatimore nga secili prej kandidatëve.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve me shkresën nr. 11086/3, datë 25.5.2017, ka informuar se Studio Ligjore “Lamaj” ka detyrime tatimore të pashlyera në shumën 32 276 lekë, prej të cilave 20 mijë lekë falen në bazë të ligjit nr. 33/2017 dhe shuma prej 12 276 lekë ka afat pagese dëri më 20.07.2017.
Kozma Jano
Nga shqyrtimi i dosjes së kandidatit ka rezultuar se mungonte dëshmia e gjuhës së huaj dhe lista e notave e noterizuar.
Për këtë arsye, Sekretari i Përgjithshëm i ka kërkuar kandidatit, me shkresën nr.1903/9, datë 28.07.2017, plotësimin dhe dërgimin e dokumentacionit shtesë brenda afatit 5 ditor të parashikuara nga neni 35 pika 3 i ligjit nr. 115/2016 në adresën elektronike të kandidatit të përcaktuar në jetëshkrimin e tij personal në datë 31.07.2017. Gjithashtu kandidatit i është dërguar edhe një rikujtesë e dytë për paraqitjen e dokumentacionit të munguar sipas afatit ligjor 5 ditor në datë 04.08.2017. Kandidati nuk i është përgjigjur kërkesës së Kuvendit për plotësimin e dosjes me dokumentacionin e sipërcituar. Referuar pikës 4 të nenit 35 të ligjit 115/2016, ka vijuar me procesin e regjistrimit përfundimtar të dosjes së kandidatit. E ndërsa PD e akuzonte Jonon se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurit të shtëtit, në dojen e tij thuhet se “nuk ka qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991, në kuptimin e ligjit “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, sipas vetëdeklarimit që ka paraqitur kandidati dhe nga shkresa zyrtare dërguar Avokatit të Popullit nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit”.Ilir Panda
Por, gjithashtu kandidati Ilir Panda , ish-ministër i Drejtësisë: nga qershori 1999 deri më 8 korrik 2000, dhe ish-nënkryetar i KLD-së. Në shtator të vitit të kaluar, emri i tij bëri bujë për shkak të përgjigjeve të tij gjatë seancës së pyetjeve teksa kandidonte për të qenë anëtar në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit. Teksa u pyet se cili ishte objekti më i shtrenjtë që kishte blerë ndonjëherë, deklaroi se objekti më i shtrenjtë që ka blerë ndonjëherë ka qenë një penë me bojë, të cilën e ka paguar 70 dollarë në Amerikë. “Objekti më i shtrenjtë ka qenë një penë që kam blerë në një dyqan librari në SHBA, bashkë me kallamarin e bojës, që kushtonte 70 dollarë”, ka thënë ai. I pyetur se çfarë vlere ka makina e tij, Ilir është përgjigjur se:
“Nuk kam automjet. Më pëlqen shumë transporti publik”. Ai ka deklaruar se banesën e tij nuk e ka shitur personalisht, por me anë të një operacioni juridik, si dhe ka pranuar se ka qenë ministër Drejtësie. “Kam qenë ministër i Drejtësisë në një periudhë specifike, në një pozicion specifik, sepse nuk kam qenë brenda mandatit. Unë nuk kam qenë as anëtar i partisë politike që kishte pushtetin në atë kohë dhe as i angazhuar në asnjë lloj strukture politike. Jam përzgjedhur nga profesionistët”, ka thënë Panda. TIRANA TODAY