Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Doktoraturat e shërbimit të fshehtë duhet të shenjohen

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Doktoraturat e shërbimit të fshehtë duhet të shenjohen

Policia e fshehtë e Gjermanisë Lindore kishte një fakultet sekret universitar, ku mund të diplomoheshin agjentët. Titujt atyre nuk mund t’u hiqen në Gjermani. Por personi që mbikqyr dokumentat kërkon rietiketim.

Gjermani- I ngarkuari federal për dokumentet e shërbimit të fshehtë të Republikës Demokratike Gjermane, Stasi, Roland Jahn, dëshiron të arrijë që ish-oficerët e Stasit me titull doktori ta mbajnë këtë titull me shtesën “Stasi”. Sipas Autoritetit për Dokumentacionin e Stasit, shumica e doktoraturave përkatëse janë fituar në universitetin sekret të Ministrisë për Sigurinë e Shtetit (MfS). Nga jashtë, institucioni mbante emrin Shkolla e Drejtësisë Potsdam. Aty u mbrojtën 174 teza doktorature nga gjithsej 485 autorë.

“Këto ishin udhëzime për të shkelur të drejtat e njeriut”

Një nga kushtet e marrëveshjes së ribashkimit midis Gjermanisë Lindore dhe Perëndimore ishte njohja e barabartë e kualifikimeve akademike në të dyja anët e Murit të Berlinit, diçka që vlen edhe për ata që janë diplomuar në Ministrinë e Sigurisë së Shtetit (MfS)

Këto teza doktorature ishin dokumente të imazhit të vetvetes të policisë sekrete të RDGJ, tha Jahn. Në to sqarohet, për shembull, shkatërrimi i jetës personale të kundërshtarëve ose lufta kundër opozitës politike. “Këto ishin udhëzime për shkeljen e të drejtave të njeriut.” Kjo nuk është e pranueshme dhe tani duhet të trajtohet dhe t’i vihet pikëpyetje nga politika.

“Doktor i Stasit – kjo do të ishte transparenca e vërtetë,” u shpreh Jahn në një intervistë për agjencinë gjermane të lajmeve dpa. Në kohën e RDGJ-së Jahn-i ishte aktiv në opozitë. Prej vitit 2011 ai ishte i Ngarkuari Federal për dokumentet e Stasit.

Jahn: Nuk ka të bëjë me damkosje

Sipas Zyrës që administron dokumentat e Stasit, karakteristikë e doktoraturave në fjalë ishte që shumica e tyre nuk ishin shkruar vetëm nga një autor. Në një rast morën pjesë në hartim dhjetë studentë të doktoratës. Sipas autoritetit të Dokumentave të Stasit, fakti që punimet janë shkruar nga disa autorë është në kundërshtim me rregulloret e sotme për doktoraturat.

Jahn u shpreh se kjo nuk ka të bëjë me damkosjen dhe me dënimin e njerëzve përgjithmonë. Përkundrazi, rëndësi ka më tepër pyetja: si ka vepruar personi në fjalë me të kaluarën e tij?

Pensionet dhe e kaluara

Çështja më e gjerë e së kaluarës së Stasit mbetet një çështje e gjallë e politikës në Gjermani, 20 vjet pasi rënies së Murit të Berlinit.

Muajin e kaluar, parlamenti i Gjermanisë përmirësoi shpërblimet e pensioneve për njerëzit që qenë viktima të ish-regjimit të Gjermanisë Lindore, duke e reduktuar gjithashtu në 90 ditë periudhën minimale që duhet të ketë kaluar dikush në paraburgim në RDGJ, në mënyrë që të kualifikohet. Kontrollet rutinore të personave me poste të niveleve të larta në shërbimin publik në ish-Lindjen e Gjermanisë, për të vërtetuar nëse ata kanë qenë dikur zyrtarë ose jo zyrtarë të Stasit, u zgjatën gjithashtu deri në të paktën 2030. /DW

Tags: DoktoraturatDWsherbimet sekrete gjermane

TË LIDHURA

Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës
Aktualitet

Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës

21:45 | 05/07/2025
Shkeli perimetrin e sigurisë ujore në Borsh, gjobitet pronari dhe i bllokohet skafi
Aktualitet

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore në Borsh, gjobitet pronari dhe i bllokohet skafi

21:09 | 05/07/2025
“I humbur prej 1 jave, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e të moshuarit nga Devolli”
Aktualitet

“I humbur prej 1 jave, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e të moshuarit nga Devolli”

21:06 | 05/07/2025
Next Post
“Hell’s Kitchen”/ Renato ‘ngacmon’ konkurrenten bukuroshe

"Hell's Kitchen"/ Renato ‘ngacmon’ konkurrenten bukuroshe

Zjarr në pallatin 5-katësh në Pogradec, lëndohet një zjarrfikës

Zjarr në pallatin 5-katësh në Pogradec, lëndohet një zjarrfikës

Njihuni me kryeministrin teknik të Maqedonisë së Veriut

Njihuni me kryeministrin teknik të Maqedonisë së Veriut

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025




TË FUNDIT

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij
Sport

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij

by mirseda
22:56 | 05/07/2025
0

Në funeralin e Diogo Jotës dhe Andre Silvës, ishin qindra personalitete të futbollit. Mungesa që ra më...

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

22:33 | 05/07/2025
Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

22:19 | 05/07/2025
Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

22:17 | 05/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com