Policia e fierit ka vënë nën pranga një 21-vjeçar pasi ka shkuar në banesën e babait të bashkëjetuese dhe ka djegur derën me benzinë.
I riu është banues në fshatin Velmish në Fier. Autori i zjarrvënies nuk është ndalur këtu pasi ka ushtruar dhunë dhe kundër kunatës së tij shtetases L.RR. 19 vjeçe.
Njoftimi i policisë
Më datë 03.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin R.T, vjeç 21 banues në fshatin Velmish, pasi më datë 02.03.2018, në fshatin Marinzë, ka djegur me benzinë derën e banesës të shtetasit G.RR vjeç 43 (babi i bashkëjetueses) dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës, shtetases L.RR vjeç 19. Punohet për kapjen e R.T. Nenet 151 e 130/a të Kodit Penal.