Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Do të vras. Të kam thënë se do ta ha zemrën”, sherri para krimit. Si e vrau babai të dashurin e vajzës

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Godasin me thikë të riun në Durrës, arrestohen dy persona

I riu që u masakrua me kaçavidë në kokë dy ditë më parë në një lokal në “Unazën e Re” në Tiranë, ka ndërruar jetë paraditen e djeshme në Spitalin e Traumës. Viktima Olsi Lelo kishte dy plagë të rënda në kokë, që i kishin dëmtuar trurin dhe një tjetër në qafë. Mjekët thonë se që në momentin kur ka mbërritur në spital është mbajtur në jetë me aparatura, ndërsa dje ka ndërruar jetë.

Autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje të rëndë është Razmi Çaushaj, 51 vjeç, nga Fieri, babai i së dashurës së viktimës. Ai është arrestuar menjëherë pas ngjarjes nga shërbimet e Komisariatit Nr.6, duke thënë se nuk donte ta vriste.

Por ato që kanë deklaruar dhjetëra dëshmitarë që kanë parë ngjarjen, tregojnë të kundërtën. Madje, nga debati që kanë pasur në rrugë e deri te lokali ku ndodhi ngjarja, kuptohej se autori e kishte kërcënuar edhe më parë me jetë viktimën. Ndërsa gjatë ndjekjes, rreth 100 metra nga vendi i takimit deri në lokal, herë pas here i thoshte se do ta vriste.

Më pas, në ambientet e brendshme të lokalit e ka goditur tri herë me kaçavidë, në kokë e në qafë, duke e plagosur rëndë. Për shkak të plagëve të rënda, 38-vjeçari ka ndërruar jetë disa orë pas ngjarjes. Motivi i kësaj ngjarjeje, sipas të gjitha dëshmive, ishte lidhja e viktimës me vajzën 23-vjeçare të autorit, që ky i fundit nuk e kishte pranuar asnjëherë.

NGJARJA

Policia e Tiranës njoftoi të mërkurën se rreth orës 10:15, në zonën e “Unazës së Re”, kishte arrestuar shtetasin Razmi Çaushaj, pasi kishte plagosur rëndë me thikë 38- vjeçarin Olsi Lelo. Ndërsa sqaroi se i plagosuri ishte transportuar në spital dhe ndodhej nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa dje rreth orës 14:20, Policia tha se i plagosuri kishte ndërruar jetë në spital. Burimet sqaruan dje se ngjarja kishte nisur në rrugë e më pas ishte mbyllur në ambientet e brendshme të një lokali, ku autori qëlloi tri herë me kaçavidë 38-vjeçarin që dje ndërroi jetë. Nga deklarimet që u janë marrë dhjetëra dëshmitarëve, në rrugë dhe në lokal, janë sqaruar edhe rrethanat e ngjarjes.

Mësohet se autori Razmi Çaushaj kishte udhëtuar nga Fieri, ku jeton me familjen, drejt Tiranës për të parë se çfarë bënte vajza e tij, nëse takohej apo jo me të dashurin që ai ia kishte “ndaluar”. Vajza 23-vjeçare e viktimës jeton pranë zonës ku ndodhi ngjarja, në një apartament me qira, pasi njëkohësisht ndjek studimet, por edhe punon në një klinikë mjekësore, pranë së cilës janë takuar të mërkurën autori me viktimën.

Pikërisht në atë vend, Çaushaj është takuar me Lelon, të cilin e ka sulmuar menjëherë dhe ka nisur ta kërcënojë. “Do të vras. Të kam thënë që do ta ha zemrën”, mësohet t’i ketë thënë autori të dashurit të vajzës, i cili ka vrapuar të largohet në momentin që 51- vjeçari ka nxjerrë nga xhepi kaçavidën. Dëshmitarët thonë se ai e ka ndjekur për rreth 100 metra deri tek lokali ku më pas ndodhi ngjarja. Viktima është futur me nxitim në lokal dhe ka mbyllur derën duke dashur të mbrohej. Por autori e ka hapur derën me forcë dhe pasi është futur brenda, e ka goditur.

MOTIVI

Viktima, Olsi Lelo, 38 vjeç, prej afro një viti ishte i lidhur me vajzën 23-vjeçare të autorit. Ai kishte qenë i martuar më parë dhe kishte edhe një fëmijë, por prej kohësh ishte divorcuar. Kjo dyshohet se ka qenë edhe arsyeja që Razmi Çaushaj nuk e pranonte lidhjen e së bijës me viktimën. Lelo ishte njohur me 23-vjeçaren nga Fieri në klinikën mjekësore pranë “Unazës së Re”, ku ajo punonte.

Vetë ai jetonte në zonën e “Ali Demit”, por duke qenë se kishte një punë që e lidhte me klinikat mjekësore, pasi transportonte medikamente farmaceutike, kishte njohur 23-vjeçaren, me të cilën ishte lidhur. Familja e vajzës ishte në dijeni të lidhjes, por e refuzonin, kryesisht i ati, i cili ishte shprehur kategorikisht kundër. Madje edhe e kishte kërcënuar viktimën se do ta vriste në rast se nuk ndahej nga vajza e tij./PANORAMA/

Tags: krimitparasherrithënëzemrën

TË LIDHURA

Dumani: Presion nga krimi e politika, s’ka ekstradime nga Dubai
Politikë

Dumani: Presion nga krimi e politika, s’ka ekstradime nga Dubai

17:27 | 27/10/2025
Hetimet pasurore/ Kreu i SPAK bën bilancin në Kuvend: 36,7 milionë euro pasuri të konfiskuara
Politikë

Hetimet pasurore/ Kreu i SPAK bën bilancin në Kuvend: 36,7 milionë euro pasuri të konfiskuara

17:24 | 27/10/2025
Dumani në Kuvend: Përmirësohet perceptimi i korrupsionit, Shqipëria me 42 pikë
Politikë

Dumani në Kuvend: Përmirësohet perceptimi i korrupsionit, Shqipëria me 42 pikë

17:22 | 27/10/2025
Next Post
Emrat/Masakruan me thikë Klaudjo Alushin, kush janë shqiptarët që e vranë

Emrat/Masakruan me thikë Klaudjo Alushin, kush janë shqiptarët që e vranë

‘Bomba’ e Vuçiç: S’ka forcë e njeri në botë që më detyrojnë ta njoh Kosovën

'Bomba' e Vuçiç: S’ka forcë e njeri në botë që më detyrojnë ta njoh Kosovën

Video/Keni humbur edicionin informativ, ja ku mund t’i gjeni zhvillimet kryesore të ditës

Video/Keni humbur edicionin informativ, ja ku mund t’i gjeni zhvillimet kryesore të ditës







JU REKOMANDOJMË

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

20:13 | 18/10/2025




TË FUNDIT

Dumani: Presion nga krimi e politika, s’ka ekstradime nga Dubai
Politikë

Dumani: Presion nga krimi e politika, s’ka ekstradime nga Dubai

by mirseda
17:27 | 27/10/2025
0

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani po raporton në Kuvend mbi punën e kryer nga SPAK...

Hetimet pasurore/ Kreu i SPAK bën bilancin në Kuvend: 36,7 milionë euro pasuri të konfiskuara

Hetimet pasurore/ Kreu i SPAK bën bilancin në Kuvend: 36,7 milionë euro pasuri të konfiskuara

17:24 | 27/10/2025
Dumani në Kuvend: Përmirësohet perceptimi i korrupsionit, Shqipëria me 42 pikë

Dumani në Kuvend: Përmirësohet perceptimi i korrupsionit, Shqipëria me 42 pikë

17:22 | 27/10/2025
Lamallari: Drejtësia u shkëput nga politika, tani duhen standarde të panegociueshme demokratike

Lamallari: Drejtësia u shkëput nga politika, tani duhen standarde të panegociueshme demokratike

16:55 | 27/10/2025
Skandal në Turqi/ 152 gjyqtarë luanin bixhoz ilegalisht

Skandal në Turqi/ 152 gjyqtarë luanin bixhoz ilegalisht

16:50 | 27/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com