Protestuesit e opozitës kanë nisur marshimin në drejtim të Drejtorisë së Policisë së Shtetit. Nga Kryeministria protestuesit me në krye Lulzim Bashën, janë drejtuar drejt Drejtorisë së Policisë së Shtetit.
Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka i kërkoi militantëve që të ndjekin liderin e opozitës, Lulzim Basha. “Të gjithë drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, pastaj do marshojmë tek Parlamenti i krimit, do marshojmë drejt Ministrisë së Brendshme dhe më pas në Drejtorinë e Policisë së Tiranës”, tha Paloka.
Pak më herët, Basha ftoi qytetarët në marshim. “Të marshojmë kundër dhunës qeveritare”, tha Basha.