Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Do rritet çmimi i naftës”, reagon Ministria e Financave: I kemi vënë kushte koncensionarit

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Do rritet çmimi i naftës”, reagon Ministria e Financave: I kemi vënë kushte koncensionarit

Pas akuzave të ngritura nga Partia Demokratike për dhënien me koncesion të kontrollit të pompave të furnizimit me karburant dhe rritjen e çmimit të naftës, vjen edhe reagimi i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Në reagimin e saj, thuhet se në kontratën e lidhur me koncensionarin “NOA Control”, është vendosur një kusht që çmimi i naftës të mos pësojë rritje.

“MFE, ka vendosur kushte në draftkontratën e hartuar sipas procedurës, ku garanton mosndryshimin e tarifës së shërbimit, e cila përcaktohet dhe do të zbatohet sipas Udhëzim nr.2 datë 8.2.2013 “Tarifat dhe Pagesat e Sherbimeve” dhe do të mbetet e njëjtë gjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës. Kjo do të thotë që koncensionari do të aplikojë të njejtën tarifë që është e aplikueshme aktualisht në përputhje me legjislacionin për Metrologjinë dhe që edhe në të ardhmen nuk do të ketë asnjë kosto shtesë gjatë gjithë periudhës së koncensionit. Pra, nuk do të ketë rritje çmimi”, thuhet në reagimin e Ministrisë.

Reagimi i plotë i MFE:

Në interes të informimit sa më transparent të publikut sqarojmë:

Lidhur me procedurën:

Procedura e nisur për dhënien me koncension të shërbimit “Shërbimi i kontrollit ligjor të instrumeteve matëse, nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit të lëngshëm” në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 365 datë 20.06.2018 “Për dhënien me koncesion të shërbimit të kontrollit ligjor të instrumenteve matëse, nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarës të karburantit dhe gazit të lëngshëm dhe miratimin e bonusit në procedurën konkurrues që i jepet shoqërisë”,  pas pezullimit për shkak të shqyrtimit të ankimit nga njëra nga palët e interesuara, u vu në lëvizje dhe vijoi nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (MFE) me cilësinë e Autoritetit Kontraktor, në zbatim të vendimit të marrë nga Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) nr.77/2019 datë 07.02.2019, dhe në përputhje të plotë me legjislacionin për koncesionet dhe partneritetin publik privat.

Përsa i përket shqyrtimit gjyqësor të çështjes mbi bazën e kërkesëpadisë së paraqitur nga subjekti i interesuar kundër vendimit të KPP, ai gjithashtu po ndiqet nga strukturat e MFE dhe Komisionit të Prokurimit Publik dhe efektet e vendimeve sipas shkallëve të gjykimit tij po zbatohen dhe do të zbatohen rigorozisht në përputhje me fuqinë dhe formën e akteve përfundimtare të gjykatës kompetente. Aktualisht, disponohet vetëm vendimi i gjykatës së shkallës së parë administrative Tiranë, i cili referuar fuqisë zbatuese të tij nuk është një vendim përfundimtar i formës së prerë. Çështja është adresuar apelimit në Gjykatën kompetente Administrative të Apelit, Tiranë.

Lidhur me procesin e negocimit të kontratës midis MFE dhe subjektit fitues, koncensionarit (NOA Control” Sh.p.k:

MFE, ka vendosur kushte në draftkontratën e hartuar sipas procedurës, ku garanton mosndryshimin e tarifës së shërbimit, e cila përcaktohet dhe do të zbatohet sipas Udhëzim nr.2 datë 8.2.2013 “Tarifat dhe Pagesat e Sherbimeve” dhe do të mbetet e njëjtë gjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës. Kjo do të thotë që koncensionari do të aplikojë të njejtën tarifë që është e aplikueshme aktualisht në përputhje me legjislacionin për Metrologjinë dhe që edhe në të ardhmen nuk do të ketë asnjë kosto shtesë gjatë gjithë periudhës së koncensionit. Pra, nuk do të ketë rritje çmimi.

Në draftkontratë parashikohet mekanizmi i indeksimit të tarifës në varësi të ndryshimit të normës së inflacionit të publikuar nga INSTAT, i cili në çdo rast do të jetë i aplikueshëm vetëm mbi bazën e dakortësisë së MFE.

Draftkontrata përcakton në mënyrë të qartë dhe normon garantimin e cilësisëë dhe standarded e ofrimit të shërbimit nga koncesionari.

Instrumentet monitorues janë parashikuar të realizohen nëpërmjet raportimeve në kohë reale të shkeljeve të konstatuara në një sistem online të përpunimit të të dhënave si dhe do të raportohet periodikisht pranë ministrisë së financave dhe ekonomisë në bazë të raporteve 1-mujore, 3-mujore dhe vjetore.

Pra draftkontrata përmban dispozita të cilat përveç elementëve të tjerë të domosdoshëm për normimin e ofrimit të shërbimit, përcaktojnë edhe rregulla në funksion të ruajtjes të standardeve të cilësisë së kontrollit si dhe të ritjes së masave mbrojtëse në interes të konsumatorit.

Gjithashu, drafkontrata sanksionon zbatimin me rigorozitet të legjislacionit fiskal duke sjellë eliminimin e informalitetit dhe rritjen e të ardhurave në buxhetin e shtetit.

Referuar dispozitave të draftkontratës, MFE në rolin e autoritetit kontraktues rezervon të drejtën për prishjen e menjëhershme dhe pa pasoja të kontratës në rast të konstatimit të shkeljeve nga koncesionari gjatë kryerjes së shërbimit.

Kjo përbën një instrument të rëndësishëm ligjor i cili i jep mundësinë MFE që në rast mospërmbushje të detyrimeve kontraktuale nga koncensionari, të evidentuar nga misionet e kontrollit dhe monitorimit të vazhdueshëm dhe permanent për një periudhë kohore në çdo rast jo më të gjatë se 12 mujore, i jep të drejtën MFE për anulimin dhe zgjidhjen e menjëhershme pa pasoja të kontratës.

Tags: cmimi i nafteskoncesionariMinistria e ekonomisePD

TË LIDHURA

Përkeqësim i motit në Durrës, reshje intensive nga e premtja. SHMU bën thirrje për masa
Aktualitet

Përkeqësim i motit në Durrës, reshje intensive nga e premtja. SHMU bën thirrje për masa

21:47 | 05/02/2026
ARRSH: Qarkullimi në Qafë Thore i hapur, por rrezik nga ortekët
Aktualitet

ARRSH: Qarkullimi në Qafë Thore i hapur, por rrezik nga ortekët

21:15 | 05/02/2026
Vlorë, digjet një automjet në lëvizje te Uji i Ftohtë, bllokohet përkohësisht qarkullimi
Aktualitet

Vlorë, digjet një automjet në lëvizje te Uji i Ftohtë, bllokohet përkohësisht qarkullimi

20:45 | 05/02/2026
Next Post
Shehaj: Rama jep koncesion 100 mln eurosh, PD do ta anulojë

Shehaj: Rama jep koncesion 100 mln eurosh, PD do ta anulojë

Moti/ Nesër s’ka reshje shiu

Moti/ Nesër s’ka reshje shiu

Haradinaj: Nëse s’ka njohje, a duhet që edhe Kosova të armatoset?

Haradinaj: Nëse s’ka njohje, a duhet që edhe Kosova të armatoset?







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026




TË FUNDIT

Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë mund të mbahet në SHBA
Bota

Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë mund të mbahet në SHBA

by mirseda
22:51 | 05/02/2026
0

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se raundi i ardhshëm i bisedimeve të paqes me Rusinë...

‘Babi e dëboi mamin prej shtëpisë’/ DJ Gimbo i rrëfen Selinit për ndarjen e prindërve të tij

‘Babi e dëboi mamin prej shtëpisë’/ DJ Gimbo i rrëfen Selinit për ndarjen e prindërve të tij

21:53 | 05/02/2026
Përkeqësim i motit në Durrës, reshje intensive nga e premtja. SHMU bën thirrje për masa

Përkeqësim i motit në Durrës, reshje intensive nga e premtja. SHMU bën thirrje për masa

21:47 | 05/02/2026
Leonora Jakupi përballet me një incident serioz, hajdutët i futen në banesë

Leonora Jakupi përballet me një incident serioz, hajdutët i futen në banesë

21:40 | 05/02/2026
Selin flet për raportin me DJ Gimbon: Kur jam më të, jetoj!

Selin flet për raportin me DJ Gimbon: Kur jam më të, jetoj!

21:34 | 05/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com