Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Do ketë falimentime masive, papunësi dhe deri rrezikim të rendit kushtetues”, Konfindustria kundër paketës anti-krizë

3 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Do ketë falimentime masive, papunësi dhe deri rrezikim të rendit kushtetues”, Konfindustria kundër paketës anti-krizë

Pak ditë më parë, qeveria prezantoi atë që e quan paketën e dytë të rezistencës sociale, e cila vjen pas rritjes së pandalshme të çmimeve, jo vetëm të produkteve ushqimore, por edhe të karburantit dhe energjisë elektrike. Nga rritja e ndihmës ekonomike tek rritja e pagave, janë disa nga masat e ndërmarra nga qeveria për përballimin e rritjes së çmimeve.

Por përkundrejt kësaj mase, Konfindustria është shprehur kundër. Konfindustria është kundër paketës anti-krizë të prezantuar nga qeveria para disa ditësh. Sipas një reagimi, pretendojnë se ndryshimet e fundit të miratuara në buxhetin e shtetit nuk ofrojnë zgjidhje për krizën energjitike. Sipas Konfindustrisë, pasojat e krizës energjetike do të sjellin falimentime masive e papunësi, pasi çmimet rriten çdo ditë dhe po bëhen të papërballueshme.

Në reagimin në fjalë thuhet se Konfindustria vlerëson se pasojat e krizës globale të energjisë do të jenë shkatërrimtare për biznesin prodhues, industritë dhe qytetarët, me falimentime masive, papunësi dhe deri rrezikim të rendit kushtetues, nëse nuk merren masa parandaluese. Kësisoj, çmimet  e deritashme për biznesin në Shqipëri janë më të shtrenjtat në rajon, dhe çdo rritje e mëtejshme do të jetë e papërballueshme sidomos për industritë.

Duke patur parasysh pasojat e jashtëzakonshme dhe afatgjata të krizës globale të energjisë mbi bizneset, Konfindustria i ka kërkuar qeverisë të themelojë Fondin Emergjent të Përballimit të Krizës së Energjisë, si pjesë kryesore e ligjit të ndryshuar të buxhetit.

“Konfindustria vlerëson, se ndryshimet e fundit të ligjit të buxhetit të shtetit të miratuar në Kuvendin e Shqipërisë për pjesën e mbetur të vitit financiar 2022, nuk ofrojnë zgjidhje mbështetëse për krizën energjitike të shpallur.

Konfindustria, duke patur parasysh pasojat e jashtëzakonshme dhe afatgjata të krizës globale të energjisë mbi bizneset, qytetarët dhe ekonominë kombëtare, i ka kërkuar qeverisë të themelojë Fondin Emergjent të Përballimit të Krizës së Energjisë si pjesë kryesore e ligjit të ndryshuar të buxhetit.

Konfindustria kërkon, që në radhë të parë në llogari të Fondit të Energjisë të kalojnë -shpenzimet operative dhe kapitale jo të domosdoshme të gjithë  institucioneve, agjensive dhe kompanive publike pa përjashtim. Gjithashtu, në Fond duhet të kalojnë edhe financimet e plota ose të pjesshme, që sot bëhen për koncesione, PPP me rëndësi jo parësore si dhe fondet e investimeve kapitale jo të rëndësishme.

Konfindustria vlerëson, se bashkimi në një kompani të vetme të tipit holding, që do përfshinte KESh dhe OSSHE, mënjanimi i të tretëve “ në shitje- blerjet e energjisë, ulja e humbjeve shumë të mëdha të sotme prej mbi 20% dhe rishikimi i shpenzimeve të kompanive publike të energjisë, përfshi OST do të krijonte kushtet për uljen e kostove financiare të paarsyeshme të mëdha të sotme dhe do ishte masë efektive kundër korrupsionit.

Konfindustria vlerëson, se pasojat e krizës globale të energjisë do të jenë shkatërrimtare për biznesin prodhues, industritë dhe qytetarët, me falimentime masive, papunësi dhe deri rrezikim të rendit kushtetues, nëse nuk merren masa parandaluese.

Çmimet e deritashme për biznesin në Shqipëri janë më të shtrenjtat në rajon dhe çdo rritje e mëtejshme do të jetë e papërballueshme sidomos për industritë. Gjithshtu, goditje të fortë do të marrin buxhetet familjare, nëse do të zbatohet plani qeverisë për të paguar me çmime tregu pothuaj 5 herë më të larta sesa sot sasinë e energjisë të shpenzuar mbi fashën 800 kë”, thuhet në reagimin e Konfindustrisë.

Tags: energjiaKonfindustriapaketa anti krize

TË LIDHURA

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali
Aktualitet

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali

22:56 | 14/06/2025
Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë
Aktualitet

Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

21:47 | 14/06/2025
Balluku: Në lotin 7 Elbasan–Qafë Thanë po ndërtohen vepra arti dhe nënkalime
Aktualitet

Balluku: Në lotin 7 Elbasan–Qafë Thanë po ndërtohen vepra arti dhe nënkalime

20:33 | 14/06/2025
Next Post
Ambasadori britanik, thirrje të rinjve: Rruga drejt suksesit nuk varet nga gomonet, por nga arsimi dhe puna

Ambasadori britanik, thirrje të rinjve: Rruga drejt suksesit nuk varet nga gomonet, por nga arsimi dhe puna

Vendimi i qeverisë/Rithemelimi: Rama e ka përdhosur uniformën, duke i kthyer në shoqërues të të fortëve!

Vendimi i qeverisë/Rithemelimi: Rama e ka përdhosur uniformën, duke i kthyer në shoqërues të të fortëve!

“Do ndjek shembullin e nënës time”, Mbreti Charles mban fjalimin e parë para deputetëve

"Do ndjek shembullin e nënës time", Mbreti Charles mban fjalimin e parë para deputetëve

JU REKOMANDOJMË

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali
Aktualitet

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali

by mirseda
22:56 | 14/06/2025
0

Tolentino (Macerata), 14 qershor 2025 – Vrasje në Tolentino në zonën e Maceratës, ku një grua u...

Frederik Ndoci: Elinarën ia lashë Erandit, Ylli më ngacmoi e më preku

Frederik Ndoci: Elinarën ia lashë Erandit, Ylli më ngacmoi e më preku

22:37 | 14/06/2025
Madonna bën ‘karshi’ me një çantë që kushton 100,000 dollarë

Madonna bën ‘karshi’ me një çantë që kushton 100,000 dollarë

22:26 | 14/06/2025
Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite

Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite

22:16 | 14/06/2025
Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

21:47 | 14/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com