Vajza e gjeneralit iranian, Qasem Soleimani, i cili u ekzekutua nga forcat amerikane, i ka dërguar një mesazh të fortë Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
“SHBA dhe aleati i tyre, Izraeli, do të jetojnë ditët më të zeza. Mos besoni se gjithçka ka përfunduar tani që babai im nuk është më”, ka deklaruar Zeynab Soleimani.
Ajo e bëri këtë deklaratë para një turme të madhe iranianësh që morën pjesë në funeralin e gjeneralit Soleimani në Teheran.
“Familjet e ushtarëve amerikanë në Lindjen e Mesme do të kalojnë ditët e tyre, duke pritur vdekjen e fëmijëve të tyre”, paralajmëroi vajza e gjeneralit të vrarë, pasi turma brohoriste “Vdekje Amerikë”.