“Shqipëria nuk mund të kapërceje kapacitet e saj, në përballimin e situatës së emigranteve nga Lindja e Mesme, pavarësisht situatave gjeopolitike,” ka deklaruar Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati gjatë një interviste për ABC News.
Mes të tjerash ai tha se qeveria shqiptare është e gatshme të përgjigjet, bazuar tek solidariteti dhe proporcionaliteti në këtë situatë.
Intervista e Ministrit Bushati për televizionin ABC me gazetaren Mirela Milori.
Zoti Bushati, faleminderit që e pranuat ftesën tonë dhe që do të na kushtoni kohën për këtë intervistë. Jemi në prag të 28 qershorit, është një ditë të cilën të gjithë e presim në fakt me padurim do të hapen apo jo negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë në Bashkimin Evropian. Ku jemi në këtë proces, çfarë takimesh janë bërë deri më tani dhe cili është kalendari më tej?
Komisioni Evropian ka dhënë një rekomandim të qartë që është publikuar më 17 prill sipas të cilit i propozon vendeve anëtare që të nisin bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë. Natyrisht ky rekomandim vjen si pasojë e një analize që Komisioni ka bërë reformave që ka ndërmarrë Shqipëria në 18 muajt e fundit pra që nga 2016 që Komisioni publikoi një rekomandim të kushtëzuar atëherë për Shqipërinë duke e lidhur me zbatimin e ligjit për Vettingun. Natyrisht vendet anëtarë kanë një gjykim jo teknik, kanë një gjykim politik, ka vende anëtare të cilat përballen me sfida apo eksigjenca të ndryshme të karakterit politik, ekonomik, social, besoj të gjithë po e ndjekin çfarë po ndodh edhe me anijen në Mesdhe dhe debatet që ekzistojnë midis vendeve të ndryshme që deri dje si pjesë e Mesdheut kanë pasur një qasje unike për sa i përket çështjeve të migracionit. Pra ka në vende të ndryshme të BE-së një dinamikë tjetër e cila nuk ka lidhje domosdoshmërish me situatën në Shqipëri apo në Maqedoni meqenëse iu referuat. Shpresa jonë është që të ketë një vendim dhe një kalendar apo perspektivë të qartë për sa i përket fillimit të bisedimeve për anëtarësim.
Në këtë kohë të mbetur çfarë takimesh të rëndësishme do të ketë, flas ndoshta Kryeministri Rama vet, ndoshta ju me homologët tuaj, në cilat vende do të loboni në këtë kohë të mbetur?
Natyrisht procesi i komunikimit me vendet anëtarë ka filluar që në nisje të 2018, vështirë të gjendet një kryeqytet sot për sot i cili të mos jetë shkelur dhe me vendet kyçe të cilët kanë një peshë specifike në procesin e vendimmarrjes brenda Bashkimit Evropian ne kemi bërë një punë edhe më kapilare. Vetëm periudhën e fundit dua t’ju kujtoj takimet e Kryeministrit Rama qoftë me Kancelaren Merkel në Berlin, me Presidentin Macron në Paris, me Kancelarin austriak Kurz apo takimet që u zhvilluan edhe në Samitin e Sofjes thuajse me të gjithë aktorët që kanë një zë për sa i përket vendimmarrjes për Shqipërinë.
Puna do të vazhdojë deri ditën e fundit. Besohet që nuk do të ketë diskutime të lehta për sa i përket dosjes së zgjerimit duke marrë parasysh kontekstin në të cilin operon sot për sot Bashkimi Evropian por nga ana tjetër besojmë që do të kemi një vendim të drejtë dhe shpresojmë që një vendim i drejtë do të pasohet edhe me një kalendar konkret për nisjen e bisedimeve për anëtarësim siç ka ndodhur në fakt edhe me rastin e Malit të Zi apo Serbisë para pak vitesh.
Prekët pak situatën e re të emigrantëve nga Lindja e Mesme, e ardhur kjo për shkak të qeverisë së re në Itali, Salvini ditën e djeshme deklaroi Ministri i Jashtëm italian deklaroi që ne nuk do të jemi më porta hyrëse. Le te marri Malta le të marrin të tjerët përgjegjësit e tyre pra duket se ka ndryshuar raporti i forcave për sa i përket pritjes së emigrantëve apo edhe trajtimit të tyre. Sa e ekspozuar është Shqipëri edhe e bëj këtë pyetje nisur nga një titull i Le Mondit ku shkruan, Austria dhe Danimarka duan të hapin kampe të të dëbuarve në dyert e Bashkimit Evropian dhe nënkupton me këtë Shqipërinë dhe Kosovën.
Nuk ka një plan të tillë për sa i përket Shqipërisë por nga ana tjetër duhet të pranojmë faktin që shifrat për gjashtë mujorëshin e parë të këtij viti janë dyfishuar në raport me të gjithë 2017, 12 muajit e 2017. Për sa i përket shtetasve që me shumicë vijnë nga Lindja e Mesme që lënë kampet në Greqi, penetrojnë në hapësirën tonë, kapën ose në kufirin e gjelbër ose në qytete afër brezit kufitar me Greqinë dhe krijojnë një vështirësi le të themi nga pikëpamja e menaxhimit për autoritetet tona.
Kjo ka shkaktuar edhe një lloj zgjimi të vëmendjes për sa i përket mundësisë për një rrugë të re të shfryrjes të presionit që vinë nga kampet e Turqisë në Greqi për shkak të mbylljes së kufirit me Maqedoninë dhe pjesën e Bullgarisë, drejt Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnjës, Kroacisë dhe kështu me radhë për të përfunduar në Austri apo në Europën Veriore. Jemi në komunikim me shumë qeveri anëtare të Bashkimit Evropian të cilat preken potencialisht nga ky fenomen, ne fillim të korrikut do të ketë edhe një takim të ministrave të jashtëm, mbase edhe të ministrave të brendshëm të vendeve që mund të preken nga ky fenomen. Është rasti të ri-konfirmoj qëndrimin e qeverisë shqiptare të artikuluar disa herë nga Kryeministri Rama sipas të cilit Shqipëria do të ishte e gatshme të kontribuonte në përballimin e këtij fenomeni mbi bazën e parimit të solidaritetit dhe proporcionalitetit ku vende anëtare të BE-së dhe jo anëtare të BE-së ofrojnë diçka nga vetja e tyre në këmbim të përballimit të këtij fenomeni. Askush nuk mund ta përballoj i vetëm këtë fenomen për sa kohë origjina se nga buron ky fenomen apo plagët e luftës nuk janë kuruar.
A mund të ishte një shkëmbim le të themi i favorshëm mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian pra një votë pro çeljes së negociatave por duke u bërë Shqipëria një vend pranimi dhe mbarëvajtjes së emigrantëve nga Lindja e Mesme?
Do të ishte një gjykim i thjeshtësuar dhe përgjithësisht jashtë logjikës mbi të cilën funksionon ky proces kjo nuk do të thotë se konteksti politik apo gjeopolitik nuk ndihmon në raste të caktuara në marrjen e një vendimi pozitiv por në rastin në fjalë besoj se ne jemi të përqendruar tek përmbushja e pesë prioriteteve në atë fazë që na krijon mundësi për të nisur një etapë të re pra që janë bisedimet për anëtarësim në BE dhe së dyti për sa i përket kontributit tonë në fushën e sigurisë dhe në përballimin e krizës së refugjatëve që vijnë kryesisht nga Lindja e Mesme, ne po punojmë jo vetëm me vendet kufitare por me agjencitë e specializuara siç është UNHCR, IOM jemi vendi që jemi të gatshëm për të firmosur marrëveshjen për mbrojtjen e kufirit me Bashkimin Evropian dhe qartesishtë që kur ka lindur ky fenomen në vijimësi kemi mbajtur të njëjtin qëndrim jemi të gatshëm për të kontribuar por kontributi ynë nuk mund të konceptohet i izoluar sepse është diçka qe shkon përtej mundësive të Shqipërisë.
Një tjetër moment ku duket sikur vota Greke do të jetë vendimtare është pikërisht momenti i bisedimeve që kemi me Greqinë, deri ku janë bisedimet dhe do doja të dija cilat janë vijat e kuqe të vendosura nga qeveria jonë?
Bisedimet kanë hyrë në një fazë dhe më intensive sidomos pas dhënies së autorizimit nga ana Presidentit të Republikës dhe lëshimit të plotfuqishmërisë nga ana ime për ekipin qe është ne tryezën për anetaresim, për sa i përket marrëveshjes qe ne shpresojmë te arrijmë me palën greke për kufizimin e zonave detare kam parasysh detin territorial zonën ekonomike dhe shtratin kontinental si kundër vazhdon puna paralelishte edhe me çështjet e tjera te asaj qe ne e kemi konsideruar si paketa e marredhenieve Shqiptaro-Greke, kujtoi këtu ceshtjen e gërmimeve ne vendprehje për ushtaret grek, çështjen e heqjes se rezerves apostile qe i kursen bashkëqytetareve tanë qe jetojnë ne Greqi një shume te konsiderueshme parash rreth 4-5 milion euro vit, kujtoi këtu firmosjen e marrëveshjes per njohjen e ndërsjellët per patentat dhe jemi duke punuar dhe per dy marrëveshje te tjera qofte për marrëveshjen per incidentet kufitare krahas marrëveshjes për përcaktimin apo kufizimin siç quhet ndryshe te zonave detare.
Ka akuza te ngritura nga ish-kryeministri Berisha iu referohet burimeve te tre fishta thote zoti Berisha, po citoi ate qe ka thënë. Greken ne menyrën me arrogante dhe prepotente i kane dorëzuar palës shqiptare marrëveshjen përfundimtare dhe i kane thënë: merreni se për të nuk ka asnjë koment apo diskutim pra nuk mund ta argumentojmë dhe diskutojmë iu është ofruar një marrëveshje nga pala greke të cilën pala shqiptare nuk duhet më të negocioj?
Eshte një nga ato te pavërtetat e shumta qe thotë Sali Berisha, e para është e rëndësishme te kuptojmë si ka nisur ky proces, ky proces ka nisur rreth 10 vite me pare ne 2009 u arrit një marrëveshje apo diku nga fundi u godit Gjykata Kushtetuese sot jemi ne vitin 2018 pra ka rreth 10 vite. Nuk ka me diçka te panjohur për palën shqiptare apo palën greke,ripërpjekjet tona te para kane qene për te diskutuar me palën greke rrugën se si ne mund te gjenim një zgjidhje te pranueshme për te dyja palët dhe besoje se dhe për me optimistin ka qene e paimagjinueshme qe ne do te uleshim serishtë me palën greke për te diskutuar një marrëveshje te re. Sot jemi ne kushtet kur po diskutojmë një marreveshje te re eshte jashte cdo llogjike te mendohet qe ne po ulemi ne tryeze perteberete njejtat gabime qe na i vene ne dukje Gjykata Kushtetuese na pelqen apo jo vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese eshte finale dhe e padiskutueshme per ne apo te shkojme ne nje marreveshje te mundshme per palen greke e cila mund te jete si ajo e 2009 apo me e disfavorshme se e 2009-es pra biem dakort se me palen greke jemi ulur per te gjetur nje zgjidhje e cila duhet te jete e pranueshme per te dyja palet dhe dicka e pranueshme per te dyja palet merr reference te drejten nderkombetare, precedentet e saj sepse ka disa precedent merr referenc ne gjykimin tone jurisprudencen e Gjykates Kushtetuese e cila eshte e detyrueshme per ne jo per palen greke sese eshte nje gjykate qe na detyron ne dhe jo palen greke…
Ae po shkojmë shpresoj në mënyrë të qëndrueshme drejt një zgjidhje e cila do të jetë e drejtë për të gjitha palët sepse në fund të ditës duhet të kemi një marrëveshje e cila të zbatohet në praktikë. Dhe që të zbatohet në praktikë, të dyja palët duhet të dalin me shijen e mirë nga ky proces.
Pra bisedimet vazhdojnë, nuk është se palës shqiptare i është imponuar ndonjë marrëveshje dhe…
Absolutisht jo. Edhe sikur një gjë e tillë të pretendohej edhe një grimcë të ishte e vërtetë, une mund t’ju them që vija e kuqe e dhënë për ne është autorizimi i dhënë nga Presidenti i Republikës. Autorizimit të dhënë nga Presidenti i Republikës bashkëshoqërohet edhe me një draft-tekst marrëveshje e cila natyrisht është objekt diskutimi me palën tjetër pasi jemi ulur të bisedojmë me palën tjetër. Por nuk mund të negociohen parimet mbi të cilat udhëhiqet negocimi i kësaj marrëveshje dhe zgjidhja e menduar nga palët. Prandaj është komplet e pavërtetë por ndoshta edhe mund ta besojë Berisha pasi në 2009 nuk kanë pasur as autorizim, as plotfuqishmëri, s’ka pasur asnjë lloj procesi.
Zoti Berisha thotë që në marrëveshje grekët bëjnë të qartë ndalimin e fjalëve konçesion dhe ‘ekite’. Ndoshta kjo për barai të zonave ekonomike. A është e vërtetë që nuk pranohen këto… Janë akuza konkrete.
Sali Berisha ka thënë disa gjëra gjatë gjithë kësaj periudhe. Fillimisht tha që ne kemi lënë Greqisë të gjitha burimet nënujore në këtë proces dhe po ju them që kjo është e pavërtetë. Është e pavërtetë sepse në këtë proces ne jemi nisur nga studimet që janë bërë nga institucionet shqiptare, nga studimet e konsulencës ndërkombëtare për sa i përket zonave naftëmbajtëse të mundëshme. Dhe së treti, për sa i përket studimeve ndërkombëtare që janë bërë në det. Dhe mund t’ju them që, ato zona që konsiderohen me njolla për shkak të mundësisë, flasim gjithmonë për mundësi, që të jenë zona naftëmbajtëse, që përkojnë me territorin tonë detar. Që do të thotë nuk janë fare objekt diskutimi me palën greke dhe nuk kanë lidhje me zonën ekskluzive ekonomike. Më pas u tha që kemi rënë dakord që t’i falim 1000m2 det palës greke, ndërkohë që mjafton që të shihet se cila është situata objekt kufizimi i zonës detare me palën greke, për të kuptuar që edhe këtu jemi përpara një mashtrimi të madh.
Mënyra se si do të shkohet drejt zgjidhjes, ‘ekiea’ për ato që kanë njohuri në këtë proces. ‘Ekite’ nuk është parim, edhe gjykata kushtetuese e sqaron këtë gjë përveçse e së drejtës ndërkombëtare. ‘Ekite’ është zgjidhja përfundimtare, pra mënyra se si palët ndahen pasi kanë negociur një marrëveshje. E rëndësishme është për tu caktuar vija e mesit, por relievi gjeografik midis Shqipërisë dhe Greqisë nuk është i njëjtë me atë midis Shqipërisë dhe Italisë dhe prandaj në momente të caktuara nevojiten axhustime përkatëse që akomodojnë pozicionin gjeografik të të dyja palëve.
Dakord dhe pikërisht në këtë moment…
Ndërsa fjala konçeson nuk e di nga buron, që të jem i sinqertë me ju dhe me teleshikuesit. Nuk e di se nga buron fjala konçesion.
Nuk është pjesë e marrëveshjen, nuk përfshihet fare?
Nuk e kemi hasur në asnjë tekst të së drejtës ndërkobëtare fjalën konçesion.
Dhe në bisedime nuk është përmendur në dijeninë tuaj.
Ministri Bushati: Jo sepse nuk përbën një parim udhërrëfyes fjala konçesion.
Nuk është përmendur mbase për zonat ekonomike, ndonjë trajtim konçesionar?
Ministri Bushati: Kam dëgjuar njëherë Berishën që i kemi lënë gjithë zonën ekskluzive ekonomike Greqisë për të marrë një pjesë tjetër në një territor të caktuar. Është totalisht e pavërtetë sepse ne po përcaktojmë zonat. Dhe kur themi zonat detare, flasim për detin territorial ku secila palë ka ushtrim sovraniteti të plotë në ajër dhe poshtë ujit. Kemi zonën ekonomike dhe shelfin kontinental ku kemi ushtrim sovraniteti të përbashkët. Prandaj ka edhe regjime të ndryshme nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare.
Megjithatë, Z. Berisha përmend ishillin e pabanuar Othonoi, mesa di ishte ky ishin që nga marrëveshja e Shkupit do të aplikohej nga grekët si pika ku do të vendosej kompasti në mos gaboj. Nuk është më ishulli Barketa në ngushticën e Ksamilit dhe Z. Berisha në lidhje me këtë ishull thotë që merr fuqi të plotë si për ujra territoriale, ashtu edhe për zonën ekonomike dhe merr fuqinë si një ishull i banuar. A mund ta sqaroni pak?
Ministri Bushati: Kjo është interesante dhe paradoksale se Sali Berisha i lejon vetes për të akuzuar për një gjë që e ka negociuar egzaktësisht kështu siç sot e akuzon. “Othonoi”, me palën greke në marrëveshjen e 2009 ka 100% fuqi. Dhe kjo është një nga pikat që Gjykata Kushtetuese e konsideron si antikushtetuese. Tani ne jemi në proces diskutimi me palën greke dhe nuk mund të them se sa do të jetë fuqia e Othnonit. Por di t’ju them që Othonoi, vija e drejtë bazë, çështjet e baraslargësisë 6 milje, 12 milje, gjithë këto diskutime që kanë lindur, janë të gjitha pjesë të analizës dhe të një lloj “blue print”, që ekipi negociator ka përpara. Gjykata Kushtetuese edhe kur flet për Othonoin nuk thotë sa duhet të jetë. Gj.kushtetuese thotë që 100% është antikushtetues apo sjellë këtë pasojë të cilën ju e cituat. Kjo përkthehet në një punë voluminoze për ekipin tonë, për të përcaktuar se sa mund të jetë, cfarë mund të jetë e pranueshme në rastin tonë. Ka një precedent që Greqia e ka zhvilluar me Italinë ku I është dhënë një masë e caktuar. Sa i vlefshëm është ky precedent në rastin e marrëveshjes që ne arrijmë të synojmë më Greqinë, po per ONENOIN? Pse them sa I vlefshëm është? Sepse duhet parë dhe po shihet niveli gjeografik I rastit të Greqisë dhe Italisë, dhe të gjitha këto janë në diskutime teknikësh. Nuk mund e jenë këto diskutime politikanësh. Është gjeja më e lehtë për një politikan që të dalë dhe të intimidojë një ekip që po punon këtë çështje. Keni parë të dalë dikush në Greqi dhe të intimidojë teknicienët që punojnë për këtë cështje.
Dakord, është një disuktim teknik, por është edhe një sfond politik sepse vota është e domosdoshme dhe duhet një votë pro për celjen e negociatave, qoftë në qershor, qoftë në shtator, nuk ka rëndësi. Duhet marrë parasysh edhe kjo kur luhet teknikisht se pavarësisht e gjitha është në sfondin politikë kur e thashë.
Duhet të kuptojmë që edhe në momentin kur negociatat happen, ka kritere apo banchmarks për hapjen e një kapitulli, ka kritere të ndërmjetme, ka edhe kritere për mbylljen e një kapitulli. Në rast se bëjmë një llogari të 35 kapitujve dhe marrim në konsideratë për ato kapituj, se jo për të gjithë kapitujt vendosen kritere hyrëse. Kriteret hyrëse të ndërmjetme dhe përmbyllëse mund të jenë të paktën 300 raste ku një vend anëtar i Bashkimit Evropian në parim mund të bllokojë negociatat ndaj një vendi. Prandaj nuk e blej dot teorinë apo idenë sipas së cilës ka një presion mbi të cilën po zhvillohen këto bisedime me greqinë. E di pse? Sepse këto bisedime në kuptimin politikë, eksplorator, apo diplomatik kanë filluar që në 2016. Edhe në 2016 nuk ka filluar nga pika 0, pra sikur ne s’dimë se cfarë ka ndodhur, ka një kontekst, në 2018, ka një vendim te Gjykatës Kushtetuese në 2009. Ka një marrëveshje ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë që përcakton regjimin jurudik në det, ka edhe një marrëveshje mës italisë dhe greqisë, pra jemi në një kontekst pak a shumë mesdhetar, ku palët natyrisht kanë interesa që shpesh mos të konvergojë, njëra palë mund të ketë interes më të madh që në një cështje të caktuar të ngulisë një precedent të caktuar. Një palë tjetër mund të ketë interes që një cështje të caktuar t’i mëshojë më fortë argumentit për kilometër katror det, pra janë cështje të cilat janë duke u diskutuar në nivel ekspertësh. Fakti që jemi ulur në tryezë edhe një herë tjetër, jemi ulur për të gjetur një marrëveshje të drejtë, jo për të marrë se cfarë thotë Kamenosi në Greqi, apo cfare thotë Berisha në Shqipëri.
Le të vimë pak në Shqipëri. Qeveria ku ju bëni pjesë është vënë nën akuzë për narkotrafik nga opozita. Është një ish ministër i cili ndodhet nën akuzë, është hapur një process gjyqësor për të, ndërkohë që për vëllain e ministrit actual ka një process ligjor në itali. I dimë zhvillimet e ditëve të fundit… Mendoni se në këtë sitautë do të ketë një rikompozim të qeverisë?
E para mendoj që ne po hyjmë në një stad të ri të vendosjes së disa precedentëve të cilët deri para pak kohësh as nuk konsideroheshin. Saimir Tahiri nuk ka lënë vetëm imunitetin, por ka lënë mandatin e deputetit në nisje të një procesi gjyqësor ndaj tij. Ndërkohë, për kontrast mund t’ju marrë rastin në maqedoni të Nikolla Gruevskit, ish kryeministër, deputet actual, i dënuar me vendim të Gjykatës së Faktit 2 vjetë dhe vijon të gëzojë imunitetin dhe mandatin.
”Nuk është modeli më i mirë…
Ne kemi arritur një standard të cilin shpresoj shumë që ta cojë përpara, nuk është I lehtë për t’u arritur, bëhet fjalë për njërëz politikë, bëhët fjalë për marrëdhenie njerëzore. Nuk I lidhim gjërat dot në një ditë. Mendoj që është koha që të lëmë procesin të ecë përpara. Ka një cështje ndaj një grupi që akuzohet për veprimtari kriminale në itali edhe në qoftë se nuk ka ndonjë besim shumë të madh klasa politike tek prokuroria shqiptare, të paktën tek prokuroria anti mafia në Itali bien të gjithë dakord që askush prej nesh nuk ka mundësinë për të influencuar rrjedhën e hetimit. Të lëmë procesin të mbyllet deri në fund dhe më pas të kemi mundësinë që secili prej nesh të bëjë gjykimet e tija politike.
Po kështu flasim për rastin tjetër. Bëhet fjalë për një situatë ku Fatmir Xhafaj nuk ka qenë fare në detyrën e ministrit të Brendshëm para shumë vitesh. I vëllai është dorëzuar, autoritetet italiane kanë të gjithë të drejtën për të bërë të gjitha procedurat që ato dëshirojnë për të bërë, ka një audio përgjim që Partia Demokratike pretendon që është autentikë ja ka servir medias, prokuroria mesa di unë e ka marrë këtë çështje në shqyrtim.Të presim këtë proces deri në fund se nuk është dhe normale e kam dëgjuar edhe Lulzim Bashën se është politikan i ri, është gjeneratë tjetër, jo Arta Marku, jo Donika Prela i thotë njerëzve emra të cilat, minimalisht s’është e hijshme. Pra kur ne duam të bëjmë një akuzë, kemi fakte, të shkojmë tek një standard më perëndimor, të shkojmë tek prokuroria ta lemë dosjen atje, ti japim kohën e duhur prokurorisë për ta kryer hetimin dhe në rast se kemi vërejtje për mënyrën se si e ka hetuar prokuroria atëherë të shkojmë në një instancë tjetër. Por mos ta paragjykojmë në nisje një proces.
Në një koncept më perëndimor do e kishin dhënë dorëheqjen me kohë nga deputetët, ministrat të cilëve u shtrohet një akuzë e tillë dhe duhet sipas jush një rikompozim qeverie?
E para çështjet që kanë të bëjnë me kompozime, rikompozime qeverie në të gjithë botën demokratike janë përgjegjësi vetëm e Kryeministrit dhe askujt tjetër. Edhe në konceptin kushtetues mandatin për të formuar qeverinë e merr Kryeministri dhe Kushtetuta njehë pozicionin e Kryeministrit nga pikëpamja e llogaridhënies dhe nga pikëpamja e llogaridhënies dhe e përgjegjësisë Kushtetuese para Parlamentit. Për sa i përket dorëheqjeve edhe njëherë mendoj që heqja dorë nga mandati është një precedent, që unë personalisht, jo vetën në Shqipëri edhe në rajon se kam parë, por nuk e kam parë edhe në vende të tjera. Kam parë heqje dorë nga imuniteti, lënie imuniteti në mënyrë të kufizuar por nuk kam parë heqje dorë nga mandati i deputetit. E dyta, për rastin tjetër është bërë një deklarim nga ana e ministrit të Brendshëm për sa i përket kësaj çështjeje dhe është vënë gjithashtu në dispozicion të drejtësisë. Në rast se ka mjete të tjera, mekanizma të tjerë hajde t’i diskutojmë si ta përmirësojmë.
Pyetja e fundit. Opozita thotë Gjykata Kushtetuese është me dy persona edhe ata s’kanë kaluar vetting, do kaloni çështjen e detit në mënyrë që sikur do të duan ta godasin nuk kanë mënyrë se ku të shkojnë më dhe kjo në kuadër të gjithë aksionit opozitar këto kohët e fundit. Si ju duket?
Ministri Bushati: Unë personalisht ndjej keqardhje që vendi është në këtë situatë për sa i përket Gjykatës Kushtetuese. Uroj shumë që ne të ulemi në tryezë dhe të gjejmë një zgjidhje për ta tejkaluar këtë situatë por nga ana tjetër është për të ardhur keq që sistemi i drejtësisë në Shqipëri, ndonse shkolla shqiptare sidomos pas 90-tës, ka prodhuar juristë me shumicë nuk ka arritur dot të prodhojë edhe disa institucione të cilat do të ishin pasqyra më e mirë apo modeli më i mirë i funksionimit të drejtësisë. Opozita thotë që e kemi bërë ne në mënyrë të qëllimshme, ndërkohë që nuk e di se çfarë mund të thotë opozita sot për vendimin që kanë marrë trupa vettuese për sa i përket ish-Prokurorit të Përgjithshëm. Sepse dëgjova avokatin i cili si avokat i ish-prokurorit me të drejtë në mendimin e tij tha që sot është fitore për drejtësinë dhe kam parë që kush ka dalë nga ajo sallë derisa trupa ka marrë këtë vendim duhet të respektojmë trupën. Nuk ka rëndësi cfarë mendoj unë.
Ne paguajmë si qytetarë të zakonshëm të këtij vendi, ne kemi ngritur dorën në parlament për këto trupa, këto mund të marrin edhe vendime në të ardhmen që mund të mos jenë domosdoshmërish të drejta siç ndodh, ndoshta një trupë tjetër pas shumë kohësh do të korrigjojnë gabimet e tyre, kjo është logjika e demokracisë, nuk e zëvendëson dot trupën apo gjykatën vullneti apo opinioni im. Mua mund të mos më pëlqej fare vendimi, mund të më pëlqej shumë nuk ka rëndësi. Dhe për Gjykatën Kushtetuese ne duhet të përpiqemi që të ndërtojmë një institucion realisht simbol siç i ka hije të jetë Gjykata Kushtetuese, nuk mendoj se ka një plan të mire menduar nga ne 4 apo 5 vite më parë, për të futur Gjykatën Kushtetuese në proces vettingu në mënyrë që ne të anashkalojmë Gjykatën Kushtetuese nga marrëveshja e detit.sic e thashë, është marrëveshje që në qoftë se do të mbyllet me palën greke do të duhet patjetër të marrë bekimin e Presidentit të Republikës, nuk mund të firmoset pa lëshuar Presidenti i Republikës një autorizim për firmosjen e kësaj marrëveshjejedhe Presidenti ka lëshuar një autorizim paraprak, pra ka dhënë le të themi termat e referencës se si e mendon ai se duhet të jetë ajo marrëveshje dhe së dyti është po Parlamenti që duhet të ratifikojë vullnetin e qeverisë, si në Shqipëri ashtu edhe në Greqi. Pra nuk është një rrugë e shkurtër dhe që bëhet në anashkalim të institucioneve të tjera.
E fundit kjo nga pikëpamja juaj si diplomat, sot zoti Llalla siç e thamë i shpëtoi vettingut ndërkohë ishte investimi i madh i Ambasadorit Amerikan në këtë çështje. Si mund të ndihet, si e shihni këtë skenë ditën e sotme? Një presion amerikan për peshk të madh ndërkohë që trupa gjykuese e pa të paarsyeshme për të kaluar vetting.
Asnjëherë nuk i kam komentuar përfaqësuesit diplomatik në Tiranë të cilët përfaqësojnë vullnetin e qeverive dhe vendeve na të cilët ata vijnë. Kam një komunikim shumë të mirë me ta dhe besoj se më sa shpejt dhe ne të lemë ata më të qetë në punë e tyre dhe të bëjmë mirë punët tona dhe të gjejmë një lloj mirëkuptimi politik aq më mirë besoj do të jetë si për ne ashtu edhe për ta.
Ministër falemnderit!