Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Ditirambet e Lulzim Bashës

9 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Ditirambet e Lulzim Bashës

Andi Bushati/Sot teksa dëgjoja ditirambet që Lulzim Basha i thurte PD-së së drejtuar prej tij në Kavajë, në hapje të fushatës elektorale në PD, më ndodhi një gjë që rrallë e kisha provuar në vitet e gjata të këtij profesioni. Papritmas e kapa veten duke fshirë njëri pas tjetrit paragrafët e artikullit që sapo kisha nisur.

Teksa më buçisnin në vesh thirrjet se PD-ja qe e vetmja forcë që kishte rezistuar, që kishte treguar qëndresë vendosmëri dhe moral, në mënyrë automatike kisha shkruar: po atëherë si firuan 200 mijë votues?

Teksa më shurdhonte zëri që pretendonte se Rama bëri kërdinë me blerje zgjedhësish, isha munduar të argumentoj: Po t’i kur dole nga çadra dhe bëre marrëveshjen me Ramën, na garantove se asgjë e tillë nuk do të ndodhte?

Teksa më kumbonte nga TV pretendimi se zgjedhjet ishin përcaktuar nga bandat dhe droga, isha përpjekur të ngre pyetjen: Po pse atëherë nuk pranove paketën McAllister, që të jepte drejtorët e policisë, por bëre pazar me Ramën duke marrë drejtoritë ku kishte para?

Kisha shkuar edhe më tej. I kisha përmendur liderit të ngrirë të PD-së se kishte bërë teatër kur ishte futur në çadër; Se e kishte përsëritur dyfish këtë one man show edhe kur kishte dalë prej saj; Se gjithkush nga ata që e kishin mbështetur kauzën e protestës për zgjedhjeve të lira, duke pretenduar se me Ramën që ka kapur bandat, oligarkët dhe mediat, ato nuk mund të zhvillohen, pra se të gjithë ata, i thanë njëzëri kur doli nga çadra se po shkonte drejt katastrofës; Se të gjithë ata u habitën që kryeministrin që e kish vizatuar si armik, në fushatë e paraqiste si partner; Se të gjitha ata nuk u besonin veshëve kur e dëgjonin që sulmonte të njëjtët kundërshtarë që sulmonte dhe ai, dhe fliste për tepsinë dhe partitë e vogla po aq sa ai.   

Vazhdova edhe me të tjera që në fakt mëtonin të argumentonin se Lulzim Basha ishte fajtori i vetëm i kësaj katastrofe, se ai ishte treguar një populist i rëndomte në çadër dhe një grykës i pangopur pasi e mbylli atë dhe bëri paktin e 18 majit.

Shkova edhe më tej, i kujtova se ai po i mohon rivalëve të vet në PD të gjitha gjërat që i kërkonte Ramës kur protestonte në bulevard. I përmenda se kjo shurdhëri për të mos dëgjuar asnjë kritikë vetëm se do të dërmojë opozitën edhe më keq, madje në mënyrë të pakthyeshme.

Por, në përpjekjen sizifiane për të shtyrë për lart gurin e argumenteve që rrëzohej sërish përballë autizmit të Bashës, papritmas mu faneps pyetja: e çka mbetur pa i thënë këtij njeriu?

Ç’mund t’i thuhet më tepër, se ato që ia kanë numëruar kundërshtarët e tij në parti si Topalli, Patozi, Bregu e Imami? Ç’mund t’i thuhet më tepër (po ta zëmë se të parët janë në konflikt interesi) se ato që e kanë fshikulluar mbështetësit e çadrës si kolegët e mi, Shkullaku, Gjekmarkaj e Lubonja?

Teksa e dëgjoja Bashën të fliste nga Kavaja sikur qe në një garë të vërtetë, teksa si besoja veshëve kur më kumbonin fjalët qëndresë, moral, besim, blerje, banda, fillova t’i fshij paragrafët që kisha shkruar.

Është e kotë që me këtë njeri të merresh seriozisht mendova. Ai të fyen inteligjencën po të përballesh me argumente. Ai të ofendon logjikën po t’i kërkosh koherencë dhe parime. Ai sillet si një aktor që nuk skuqet për atë që ka bërë, që nuk zverdhet për atë që ka thënë, që bën sikur nuk është ai kur i kujton të shkuarën e afërt.

Sepse Basha tashmë ka një model. Një model që ngadhënjeu. Ai tani e di se një garë politike mund të fitohet dhe vetëm me sloganin: “Timonin e dua për vete”. Prandaj ai po bën me PD-në, atë që Rama bëri me Shqipërinë. Prandaj ai deklaron “unë ngrihem, por nuk iki”. Prandaj ai jep argumente qesharakë kur flet për gafat e të shkuarës dhe duket fëmijëror kur imagjinon fitoret e së ardhmes. Ai nuk do të flasë as për bilanc, as për premtime të hedhura në erë dhe as për Bashën e çadrës. Ai tani po sillet si një tjetër ndaj nuk është aq e lehtë ta marrësh seriozisht. (Lapsi.al)   

Tags: breguDitirambetImamilulzim bashapatoziPDtopalli

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Basha thirrje Ramës: Hajde në debat publik, i le shqiptarët me gisht në gojë

Analiza gjermane/ PD-ja humbi zgjedhjet për katër faktorë

Bregu nuk i ndahet Kumbaros (FOTO)        

Bregu nuk i ndahet Kumbaros (FOTO)        

Ja si votohet nё Gjermani

Ja si votohet nё Gjermani







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar
Bota

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar

by mirseda
22:50 | 28/03/2026
0

Policia izraelite arrestoi të paktën 18 persona pas përleshjeve gjatë protestave kundër luftës me Iranin në disa...

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

22:32 | 28/03/2026
Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

22:28 | 28/03/2026
Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

22:17 | 28/03/2026
Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

22:03 | 28/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com