Mbretëresha e Anglisë, Elizabeth ll iu është drejtuar me një mesazh britanikëve, duke u shprehur se Mbretëria e Bashkuar do të ketë sukses në luftën kundër COVID-19.
Mbretëresha tha se ditë më të mira do të vijnë dhe se të gjithë do të kenë mundësi të takohen me familjet e tyre, me miqtë apo me të dashurit pasi kjo situatë të mbarojë.
“Po ju flas në një kohë që e di se po bëhet edhe akoma më e vështirë: një kohë trazirash në jetën e vendit tonë që ka sjellë dhimbje për disa, probleme ekonomike për shumë dhe ndryshime të mëdha në jetën e përditshme të të gjithë neve.
Ne kemi përballur sfida më parë, por kjo është ndryshe. Këtë herë ne bashkohemi me të gjitha kombet në mbarë globin në një përpjekje të përbashkët, duke përdorur përparimet e mëdha të shkencës dhe dhembshurinë tonë instiktive për t’u shëruar. Ne do të kemi sukses dhe se suksesi do t’i takojë secilit prej nesh. Duhet të ngushëllojmë që ndërsa mund të kemi akoma më shumë për të duruar, ditët më të mira do të kthehen. Ne do të jemi përsëri me miqtë tanë, do të jemi përsëri me familjet tona, do të takohemi përsëri”, tha Mbretëresha Elizabeth II, gati 94-vjeç, në fjalimin e saj të jashtëzakonshëm televiziv para kombit në lidhje me urgjencën e koronavirusit.
Ky fjalim ishte i rrallë pasi që prej vitit 1953 Mbretëresha Elizabeth ll ka mbajtur në total 4 fjalime, dhe koronavirusi ishte shkaku që Elizabeth ll të bënte fjalimin e katërt. Fjalimet tjera kanë qenë për rastin e konfliktit të parë në Irak, funeralin e Zonjës Diana dhe për humbjen e nënës së saj, mbi njëqind vjeç në vitin 2002