Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku në zonat juglindore do të ketë reshje.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë:
në zonat malore, nga 04ºC në 17ºC, në zonat e ulëta nga 09ºC në 24ºC dhe në zonat bregdetare nga 13°C në 25ºC.
Era do të fryj në drejtim Verilindor, ndërsa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 4 ballë.