Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve Presidenti Ilir Meta ka takuar të hënën një grup të moshës së tretë. Në Facebook, Meta shkruan se duhet të përfitojmë nga eksperienca e moshës së tretë dhe “t’i investojmë këto përvoja për zhvillimin shoqëror dhe ekonomik”.
Postimi i plotë i Kreut të Shtetit: “Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve, pata dje kënaqësinë të takoja një grup të moshës së tretë. Theksova domosdoshmërinë që shoqëria jonë, në shembullin e Shenjtores Nënë Tereza, të kujdeset me më shumë dashuri dhe vëmendje për pjesëtarët e saj, veçanërisht për të vetmuarit. Të përfitojmë nga eksperienca e moshës së tretë dhe t’i investojmë këto përvoja për zhvillimin shoqëror dhe ekonomik”.