Punonjësit e uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh, po vijojnë ditën e dytë të grevës së urisë.
Ata shprehen se ende nuk ka reagim nga asnjë institucion.
Naftëtarët do të qëndrojnë në grevë urei deri në plotësimin e kushteve.
Thonë se nuk kanë çfarë t’u çojnë fëmijëve në shtëpi.
”Dita e dytë e grevës nuk ka akoma reagim nga asnjë intitucion. Do të vazhdojmë të qëndrojmë në grevë deri në plotësimin e kushteve. Duam pagat të cilat janë fituar me gjyqe dhe rifillimi i punës , nëse shteti ka menduar që ta mbylli uzinën të na likujdojë ne dhe të mbyllet. Nuk lëvizim që këtej deri sa të marrim përgjigje. Nuk kemi cfarë t’u çojmë fëmijëve në shtëpi nga ky shtet maskara’’, shprehen naftëtarët.
Janë rreth 900 punonjës të rafinerisë së naftës në Fier që kanë paga të prapambetura, ndërsa prej vjeshtës së kaluar kërkojnë rinisjen e punës në Uzinë me garancinë e shtetit.