Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Disa mite dhe disa të vërteta mbi metabolizmin

5 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant
Disa mite dhe disa të vërteta mbi metabolizmin

A mund të përshpejtohet metabolizmi, pra a e kemi ne në dorë përmirësimin e procesit të tretjes? Njerëzit dëgjojnë mjaft mite lidhur me përmirësimin e metabolizmit, sidomos ata që janë të interesuar të humbin në peshë. Por çfarë është mit dhe çfarë funksionon realisht?

Nëse dikush ka provuar ndonjëherë të humbë peshë, me siguri ka dëshiruar që ta përshpejtojë metabolizmin dhe në të njëjtën kohë të humbi kalori. Programet e ndryshme për humbje të peshës shpesh premtojnë sekrete për rritjen e metabolizmit, por nutricionistët janë të qartë se shumë nga këto janë vetëm mashtrime. Shumë teori rreth metabolizmit janë të rrënjosura në mënyrë të gabuar në idenë se ka ushqime të veçanta, ose pije, që në mënyrë magjike rrisin mundësinë për të djegur kalori.

Por gjithsesi ata pajtohen në faktin se ngrënia e ushqimeve të bazuara në drithëra dhe proteina është një praktikë e shëndetshme e një diete. “Për fat të keq, nuk ekziston një ushqim i tillë që do të mund të na largonte kilogramët e tepërt”, thotë Jenna Anding, anëtare e Departamentit të të Ushqyerit dhe Shkencës së Ushqimit, në Texas.

Ja disa nga këshillat dhe mitet lidhur me teoritë e përshpejtimit të metabolizmit:

a)Mos hani para se të flini.

Ndoshta jeni këshilluar që të mos hani para se të flini për shkak të teorisë që e ngadalëson metabolizmin tuaj gjatë natës, sepse do të humbin peshë më pak nëse atë ushqim do ta hani gjatë ditës. Nuk është e vërtetë, thotë Donna L. Weihofen, mjeke diete në Universitetin e Wisconsin. Kaloritë numërohen edhe nëse i hani gjatë ditës apo edhe para se të flini. Problemi me ngrënësit gjatë natës është se ata janë zakonisht tipa që konsumojnë më shumë kalori se sa mendojnë.

b)Pirja e ujit shpejton metabolizmin.

Pirja e ujit është e shëndetshme për një numër arsyesh, por kjo nuk e bënë trupin tuaj që të djegë më shpejt kalori. Kjo mund t’ju ndihmojë të ndiheni më të plotë. “Por efekti nuk qëndron shumë”, këshillon Weihofen duke shtuar edhe një këshillë:  “Një nga gjërat që ndihmon është një supë para çdo dreke-darke. Një supë e lehtë ndihmon ta shkurtojë sasinë e  kalorive  që merrni Sigurisht, supë me lëngë mishi nuk do të përshpejtojë metabolizmin, por ajo do të ndihmojë që të rrini planin tuaj të dietës”. Ajo këshillon ngrënien në kohë të caktuara gjatë ditës, për të djegur kalori. Disa nutricionistë rekomandojnë që të hahet çdo dy orë në ditë. Pas një orari të caktuar, kjo ndihmon që të rrini në një plan diete të caktuar, por nuk do t’ju ndihmojë të digjni më shumë kalori. “Nuk ekziston një lloj magjie e tillë edhe me oraret” shpjegon Weihofen pasi, sipas saj,  çdo gjë i përshtatet stilit të jetesës dhe dietës së gjithësecilit.

c)Duke ngrënë mëngjes, nxitet metabolizmi.

Ushqimi i mëngjesit në një bazë të rregullt është i rëndësishëm për humbje të kilogramëve, por jo vetëm për shkak se përmirëson metabolizmin tuaj, thotë Emily Banes, nga Klinika e Dietës në Houston Medical Center NorthWest.  Sipas saj, njerëzit që hanë vetëm një herë në ditë, do ta mbyllin metabolizmin e tyre. Pra, mëngjesi është pjesërisht një metabolizëm-përforcues, dhe kjo është pjesërisht për t’u siguruar  që të qëndroni në rrugën e duhur për pjesën tjetër të ditës.

d)Formoni muskuj.

E vërteta është se ekziston vetëm një mënyrë për të rritur metabolizmin: Formoni më shumë muskuj. “Mënyra më e mirë për të rritur metabolizmin është duke inkorporuar aktivitetet fizike, si kardio dhe ngritje të peshave. Kjo djeg kaloritë”, këshillon Dr. Jenna Anding./ Tirana Today

Tags: metabolizmiushqimi

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
Rusia shënon numrin më të madh të viktimave me koronavirus këtë vit

Rusia shënon numrin më të madh të viktimave me koronavirus këtë vit

Danimarka bën mrekullinë, kualifikohet në raundin e 1/8 me vetëm 3 pikë

Starton faza e 1/8 në ''Euro 2020/ Ja formacionet zyrtare të Uells-Danimarkë

Nga rezidentët në BE te qytetarët me dokumente të veçanta, ja kush mund të udhëtojë me avion

Zvicra heq kufizimet për udhëtarët nga Shqipëria, mjafton vetëm maska







JU REKOMANDOJMË

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

11:27 | 06/03/2026
Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët banesa te “Ali Demi”, humb jetën i moshuari që ndodhej brenda

by mirseda
22:25 | 12/03/2026
0

Një zjarr ka rënë në një banesë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Ali Demi”, ku...

Sherri në zyrat e Onima: Gjesti u bë “kurban” i një kontrate të nënshkruar para fame!

Sherri në zyrat e Onima: Gjesti u bë “kurban” i një kontrate të nënshkruar para fame!

22:23 | 12/03/2026
Zjarr në Tiranë, përfshihet nga flakët pallati te “Ali Demi”

Zjarr në Tiranë, përfshihet nga flakët pallati te “Ali Demi”

22:19 | 12/03/2026
Sulm me dron në Kuvajt, dy persona të plagosur pas goditjes së një ndërtese

Sulm me dron në Kuvajt, dy persona të plagosur pas goditjes së një ndërtese

21:39 | 12/03/2026
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në Ankara, thirrje për t’i dhënë fund luftës në Iran

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në Ankara, thirrje për t’i dhënë fund luftës në Iran

21:38 | 12/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com