E premte, 26 Shkurt, 2021
10 C
Tirana

Digjet flamuri bullgar në Maqedoni/ Reagon ashpër Sofja: Akt vandalizmi

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë ka dënuar aktin e djegies së flamurit bullgar në një karnaval që është mbajtur të mërkurën në qytetin e Vevçanit në Maqedoninë e Veriut.

Pjesëmarrësit në këtë manifestim tradicional, përveç djegies së flamurit, kanë defiluar me maska e veshje ushtarake, duke treguar, sipas tyre, të kaluarën fashiste të Bullgarisë.

“Pas njoftimeve në media në lidhje me djegien e flamurit bullgar në Vevçani në Republikën e Maqedonisë së Veriut, udhëzova ambasadorin bullgar në Shkup, Angel Angelov, t’i shprehë Qeverisë së Maqedonisë së Veriut pakënaqësinë tonë të fortë për këtë akt vandalizmi. Ambasadori Angelov tashmë i ka dërguar një notë të mprehtë verbale Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut”, ka bërë të ditur ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva.

Ministria e Jashtme në Shkup nuk ka shpalosur përmbajtjen e letrës verbale, por në një komunikatë ka dënuar aktin e djegies së flamurit bullgar. Akti është dënuar edhe nga presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski.

Incidenti në karnavalin e Vevçanit vjen në kohën e tensioneve mes dy vendeve, pasi Bullgaria, në nëntor të vitit të kaluar, i ka vendosur veto nisjes në bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bardhi kallëzon Ballën në SPAK: Vartësit e tij kërcënojnë qytetarët për votën

Drejtuesi politik i PD në Elbasan, Gazment Bardhi, ka kallëzuar penalisht në SPAK rivalin e tij në këtë qark, Taulant Ballën. Gjatë intervistës në emisionin...

UNICEF sjell në Kosovë shiringa për vaksinën kundër Covid-19

Shefi i zyrës së UNICEF-it (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë) në Kosovë, Murat Sahin përmes një postimi në llogarinë e tij në...

Kush do i fitojë zgjedhjet e 25 prillit? Del sondazhi i IPSOS

Top Channel në bashkëpunim me gjigantin botëror të sondazheve, kompaninë IPSOS, publikon të dhënat e sondazhit për zgjedhjet e 25 Prillit në emisionin “Open”...

Studimi i ri: Ja çfarë ndikimi ka mbajtja e maskës në rrahjet e zemrës

Studiuesit në Spitalet Universitare Rainboë Babies & Children (UH Rainbow), botuan të mërkurën të dhënat e një studimit të ri, që tregon se mbajtja...

Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Bamir Topit nga FRD? Bardhi zbardh detaje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, njëherazi drejtues politik në Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, komentoi mbrëmjen e sotme largimin e Bamir Topit nga...