Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Diaspora investon në Kosovë, institucionet e injorojnë

9 vjet ago
in Të Gjitha
Kosovë, shënon rritje borxhi i përgjithshëm publik

Por, qytetarët e Kosovës, të cilët jetojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe më gjerë, kërkojnë nga institucionet kompetente në Kosovë që t’u krijojnë ambient më të përshtatshëm për investime. Sipas tyre, problemi kryesor qëndron tek mungesa e sigurisë së investimeve të tyre.

Yll Blakaj, kryetar i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës në Evropë tha për se në Kosovë ka sektorë të leverdishëm për investime, por që problemet aktuale, sidomos qasja në prona, ka bërë që qytetarët të hezitojnë të realizojnë investimet në Kosovë.

Blakaj: Problemi kryesor është siguria në investime. Nuk presim të garantojnë investimet, por të sigurohen investimet. Investitori i diasporës vjen e blen një pronë, e privatizon atë dhe nuk ka mundësi që të ketë qasje në të. Këto fakte tregojnë se klima mund të përmirësohet.

Ndryshe, ky rrjet deri më tani nuk ka arritur që të mbledh informacione sa është numri i bizneseve me pronar nga Kosova në gjithë Evropën. Por, tregon se vetëm në Gjermani operojnë mbi 10 mijë biznese, kurse në Austri mbi 150 biznese me pronarë nga Kosova.

Për kushtet jo të volitshme për investime në Kosovë flasin edhe udhëheqës të kompanive nga diaspora.

Kujtim Tali jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai është pronar i kompaninë ‘3CIST’, që në Kosovë vepron që nga viti 2009. Kjo kompani aktualisht ka 110 punëtorë dhe merret me shërbime profesionale në rrafshin global për operatorët e telekomunikimit.

Kryetar i Bordit në këtë kompani, Kujtim Tali thotë se në fushën e të bërit biznes në Kosovë nevojiten ndryshime.

Blakaj: Kushtet janë jo të mira, posaçërisht në veprimtarinë që merremi ne. Ka shumë mosdije dhe injorancë nga institucionet, posaçërisht në Administratën Tatimore të Kosovës, në atë të mirëqenies sociale si dhe në sektorin financiar. Por, nga të gjitha në pozitë më të keqe është gjyqësori. Bazuar në të gjitha këto, ambienti për investime në Kosovë për diasporën mbetet i pavolitshëm.

Por, autoritetet kompetente në Kosovës vazhdimisht kanë pohuar përpjekjet për përmirësim në sektorin privat, konkretisht për investime nga qytetarët e Kosovës të cilët jetojnë dhe veprojnë në vende të ndryshme të botës.

Për këtë qëllim në vitin 2014, në Ministrinë e Diasporës është krijuar Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Diasporë. Naim Dedushaj, drejtor në Drejtorinë për investime në këtë Ministri, tha se kontributi i diasporës për Kosovën ka qenë dhe vazhdon të jetë i madh, por që problemet për të investuar janë të pranishme, shkruan rel.

Investimet nga diaspora, thotë ai, duhet të trajtohen në mënyrë të veçantë.

Megjithatë Dedushaj, thotë se mbi 2000 biznese të diasporës kanë investuar në Kosovë.

Dedushaj: Pra, Qeveria e Kosovës duhet të trajtojë diasporën si një çështje të veçantë. Interesimi i diasporës është i madh për të investuar. Por, nëse Qeveria e Kosovës është e gatshme për t’i ofruar projekte konkrete diasporës, me siguri se investojnë.

Ndërkaq, Yll Blakaj, konsideron se është koha e fundit që institucionet e Kosovës të krijojnë kushte më të favorshme për diasporën, pasi sipas tij, ka indikacione se qysh gjatë dy viteve të ardhshme remitencat mund të bien ndjeshëm.

Blakaj: Emocionet kanë filluar të zbehen për të dërguar remitenca. Fëmijët tanë në diasporë shikojnë të bëjnë biznese ku fitohet më lehtë dhe jo ku ngufaten në forma të ndryshme.

Përveç investimeve të qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës, këta qytetarë dërgojnë shuma të mëdha të mjeteve financiare tek familjet e tyre.

Shuma e këtyre parave, sipas të dhënave zyrtare, për çdo vit arrin në mbi gjysmë miliard euro.

Tags: diasporainjorojnëinstitucionetinvestonkosove

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
Maratona e Tiranës “provokon” shtetasit e huaj

Maratona e Tiranës "provokon" shtetasit e huaj

S`ka më kukafshehthi mes BE-së dhe Turqisë

S`ka më kukafshehthi mes BE-së dhe Turqisë

U fishkëllye “Himni Kombëtar”, Duka: Organizimi ishte perfekt!

U fishkëllye “Himni Kombëtar”, Duka: Organizimi ishte perfekt!







JU REKOMANDOJMË

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

11:27 | 06/03/2026
Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët banesa te “Ali Demi”, humb jetën i moshuari që ndodhej brenda

by mirseda
22:25 | 12/03/2026
0

Një zjarr ka rënë në një banesë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Ali Demi”, ku...

Sherri në zyrat e Onima: Gjesti u bë “kurban” i një kontrate të nënshkruar para fame!

Sherri në zyrat e Onima: Gjesti u bë “kurban” i një kontrate të nënshkruar para fame!

22:23 | 12/03/2026
Zjarr në Tiranë, përfshihet nga flakët pallati te “Ali Demi”

Zjarr në Tiranë, përfshihet nga flakët pallati te “Ali Demi”

22:19 | 12/03/2026
Sulm me dron në Kuvajt, dy persona të plagosur pas goditjes së një ndërtese

Sulm me dron në Kuvajt, dy persona të plagosur pas goditjes së një ndërtese

21:39 | 12/03/2026
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në Ankara, thirrje për t’i dhënë fund luftës në Iran

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në Ankara, thirrje për t’i dhënë fund luftës në Iran

21:38 | 12/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com