E martë, 3 Gusht, 2021
31.5 C
Tirana

U fishkëllye “Himni Kombëtar”, Duka: Organizimi ishte perfekt!

Gjatë ndeshjes ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë në Strumicë, janë shënuar momente të  shumta  racizmi dhe fyerjesh  banale anti-shqiptare.

Mirëpo, të gjitha këto detaje të cilat u vunë re nga të gjithë shqiptarët, nuk janë vënë re nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.

Gjatë një prononcim për “TCH” pas përfundimit të ndeshjes është shprehur se ajo ishte organizuar në mënyrë perfektë.

Organizimi ishte perfekt dhe nuk e prisja që gjithçka të shkonte kaq mirë. Megjithatë, udhëtimi i largët ishte një problem më vete”, tha Duka.

Ndërkohë, ai pranoi se Shqipëria nuk e meritonte të dilte me një fitore nga Strumica për atë që dha në fushë.

Sa i takon ndeshjes, të jem i ndershëm, e pranoj se nuk e meritonim fitoren. Natyrisht që mund ta kishim arritur, por edhe mund të kishim humbur. Duhet të jemi të kënaqur me barazimin”, u shpreh Duka.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha nuk është djalë si Mema…

Nga: Eduard Zaloshnja Dikur qarkullonte nje gojedhane per kengen e vjeter tiranase “Te kisha pas nje djale si Mema”. Edhe ne s’ishte e vertete, ishte...

Pagesat e deputetëve për qershorin, kryeson ish-zv. ministrja e PS-së

Ish-zëvendësministrja e Jashtme, e cila dy vitet e fundit mori mandatin e deputetes në Gjirokastër, rezulton të jetë deputetja më e paguar për muajin...

Të shtënat me ar*ë trondisin Suedinë, tre persona në gjendje të rëndë

Një sulm me armë në Suedi, ka sjellë plagosjen e tre personave të cilët raportohen se janë në gjendje të rëndë. Tre personat e...

Sa milionë dollarë i fali Dua Lipa Shqipërisë!

Nga: Dritan Hila Sorrento, Kapri, ishujt grekë do ishin ende skuta të panjohura të Mesdheut nëse drejtuesit e turizmit të këtyre vendeve nuk do kishin...

Nami me koka*nën në Shqipëri, aksion në Portin e Durrësit

Burime ende jo zyrtare flasin për kapjen e një tjetër sasie kokaine në Portin e Durrësit. Bëhet fjalë për afro 10 kilogramë kokaine, që...