“Takim i mundshëm me Ramën në këtë kohë, është si një ‘takim me Judën’, pasi ata janë në revolucion tashmë”, deklaroi ish-kryeministri Sali Berisha.
Ish lideri i PD-së theksoi për emisionin “Open” se studentët kërkojnë që nëpërmjet plotësimit të këtyre 8 pikave, të rrëzojnë edhe ligjin për arsimin, që miratoi Rama gjatë qeverisjes së tij.
“Në qeverisjen time, të jeni të sigurt që kjo situatë nuk do të krijohej kurrë. Madje unë i nxit studentët për rezistencën, pasi një takim i mundshëm me Ramën në këtë kohë, është si një ‘takim me Judën’, pasi ata janë në revolucion tashmë”, deklaron Berisha.
Berisha theksoi se ligjin e arsimit të lartë të miratuar nga qeveria e Ramës ai nuk e ka pranuar. Më tej ai ka bërë një krahasim, duke e cilësuar dialogun me Ramën si një takim me Judën.
“Unë kam pasur Ladsonin këshilltar të arsimit dhe këtë ligj që miratoi Rama, e hodha në kosh prej kohësh, pasi e pashë që luftonte hapur të varfrit, duke i privuar nga e drejta për arsimim dhe favorizonte shtresën e lartë të shoqërisë, deklaroi Berisha.