Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Dialogu me Serbinë, Veseli: Pas bisedimeve një vend në OKB, jo cenim të territorit

8 vjet ago
in Të Gjitha
Opozita: Platforma e Veselit dëshmon pafuqinë e pushtetit për tema të mëdha

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë po shkon drejt fazës së fundit.

Në qershor pritet të nisin negociatat në nivelet më të larta ndërshtetërore, të cilat duhet të përfundojnë me marrëveshje të detyrueshme për të dyja palët.

Për të folur mbi një ndër zhvillimet më të rëndësishme të vitit në Kosovë dhe rajon, ishte i ftuar në edicionin e lajmeve në Top Channel kryetari i kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, njëkohësisht dhe kryetar i partisë PDK, pjesë e koalicionit qeveritar.

TCH: Veseli faleminderit që pranuat ftesën. Ju vetë, por dhe opozita në Kosovë keni thirrur disa tryeza politike që kanë për qëllim krijimin e konsensusit politik për këtë çështje. Çfarë arritur deri tani dhe çfarë synon Kosova në këtë dialog?

Kadri Veseli: Kosova është shtet i pavarur dhe Sovran. Kosova synon ulëse në organizatat e Kombeve të Bashkuara. Anëtarësime në organizata të tjera ndërkombëtare. Në të njëjtën kohë jo cenimin e sovranitetit dhe integritetit territorial, më lejoni të theksoj, edhe institucional. Këto janë prioritete, të cilat ne si lidership i Kosovës, lidership institucional, kemi mandatin politik, këtë drejtim do ta mbajmë fuqishëm. Në të njëjtën kohë pres nga qytetarët që të kemi përkrahje. Kosova përfundimisht duhet ta përfundojë kapitullin me Serbinë. Problemet që I kemi pasur në të kaluarën gjenerata jonë duhet ti përfundojnë, në mënyrë që ti japë perspektivë vendit dhe gjeneratave që vijnë, në shtetin tonë Sovran dhe të pavarur”

TCH: Po Serbia çfarë pret? Dhe a do të jetë Kosova e gatshme të bëjë lëshime të reja?

Kadri Veseli: Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në progres, po flas për liritë dhe të drejtat e komuniteteve, jemi I vetmi vend që u japim të drejta maksimale, në të përqindje shumë të vogël komunitetesh të cilat janë jo-shqiptare, jo vetëm komuniteti serb por përfshirë edhe atë, ne do të punojmë edhe më tutje. Nuk është çështje që na dekurajon kjo pjesë. Por ajo që është kryesore: Sovraniteti dhe integriteti territorial dhe institucional I shtetit tonë të pavarur dhe Sovran është I shenjtë. Në të njëjtën kohë kemi garancione nga partnerët tanë ndërkombëtarë se në procesin e finalizimit të marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, nuk do të cenohen këto parime të cilat I kemi ngritur edhe bashkërisht.

TCH: Krahas bisedimeve me Serbinë, Kosova pret edhe liberalizimin e vizave ketë vit. A prisni një rekomandim pozitiv në qershor?

Kadri Veseli: Ne presim rekomandim pozitiv. Ne e meritojmë rekomandimin pozitiv për arsye se të gjitha kushtet të cilat kanë qenë të vëna për Kosovën, janë plotësuar. Keni parasysh Kosova është i vetmi vend pothuajse në Europë qe 8 vite që është pa liberalizimin e vizave. Në të njëjtën kohë Kosova i ka plotësuar kushtet mbi 30% më tepër se sa secili vend tjetër, i cili e gëzon këtë të drejtë, liberalizimin e vizave. Unë, tani nga fillimi i qershorit, do të kem një tur të vizitave në shumicën e vendeve të Bashkimit Europian, duke filluar nga Brukseli. Përkatësisht në këto vende të cilat specifikisht kanë një rol apo mund të jenë pengesë në procesin e liberalizimit të vizave. Ne e meritojmë liberalizimin e vizave dhe në të njëjtën kohë unë e besoj shumë se skepticizmi I cili është brenda BE, nuk duhet as sesi ta ndëshkojë qytetarin e Kosovës, nuk duhet ta ndëshkojë Kosovën për arsye se në rrethanat në të cilat është aktualisht Kosova, kur ka bërë progres, i cili është për t’u shënuar kur ka plotësuar të gjitha kushtet, izolimi I qytetarëve i Kosovës si të vetmit qytetarë në Europë, do të ishte një damkë, e cila më tepër do të ishte e dëmshme për vetë reputacionin e Bashkimit Europian”

TCH: Ndërkohë z. Veseli, opozita në Kosovë flet edhe për zgjedhje të parakohshme, pas daljes së listës serbe nga qeveria, pas arrestimit të shefit të së ashtuquajturës zyrë për Kosovën Marko Gjuriç. Sa gjasa ka të ndodhë kjo?

Kadri Veseli: Ka legjitimitet kërkesa e opozitës, që ditës së parë prej humbjes së zgjedhjeve për të kërkuar për tu rikthyer në pushtet. Legjitimitet politik po them por në aspektin aktual se nga kalon Kosova, ju folët vetëm për disa sfida që Kosova ka që janë reale, përfundimi i dialogut me Serbinë, përkatësisht rrumbullakimi i sovranitetit të Kosovës dhe anëtarësimi në organizatën e Kombeve të Bashkuara. Në të njëjtën kohë liberalizimin e vizave. Nuk e konsideroj as të sinqertë dhe as serioze kërkesën e opozitës për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, përkundrazi e shoh më tepër një frikë nga zgjedhjet e parakohshme dhe në të njëjtën kohë një konsumim për të pasur një axhendë, kur s’ka axhendë më të mençur.

Top Channel

Tags: bisedimeveDialoguSerbinëveseli

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
Deputeti i Merkel në Tiranë: Të hapen negociatat me Shqipërinë

Deputeti i Merkel në Tiranë: Të hapen negociatat me Shqipërinë

‘Do jesh nëna ime’, Daniela e vogël mallëngjen Miriam Canin me letrën e ndjerë

‘Do jesh nëna ime’, Daniela e vogël mallëngjen Miriam Canin me letrën e ndjerë

Çështja Tahiri/Donald Lu, gjykatësve: E di që po ju kërcënojnë, por kujdes me vendimin

"Para, presione e kërcënime", avokati i Tahirit i përgjigjet ambasadorit Lu







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Pas shkarkimit të Ilir Prodës, dalin kandidatët për kreun e Policisë së Shtetit
Aktualitet

Pas shkarkimit të Ilir Prodës, dalin kandidatët për kreun e Policisë së Shtetit

by mirseda
17:03 | 11/03/2026
0

Janë zbardhur emrat e kandidatëve që deri tani kanë hyrë në garë për postin e Drejtorit të...

Vendimi për TikTok, reagon familja e Martin Canit: Djali ynë nuk u vra nga rrjetet sociale

Vendimi për TikTok, reagon familja e Martin Canit: Djali ynë nuk u vra nga rrjetet sociale

17:01 | 11/03/2026
“Nuk dua të më lëndojnë më” – e reja i jep fund jetës pas dhunës nga ish-bashkëshorti

“Nuk dua të më lëndojnë më” – e reja i jep fund jetës pas dhunës nga ish-bashkëshorti

16:54 | 11/03/2026
Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e dekretimit të Diellës si ministre

Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e dekretimit të Diellës si ministre

16:46 | 11/03/2026
Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen

Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen

16:43 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com