Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Dialogu Kosovë-Serbi/ Flet Sebastian Kurz

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Dialogu Kosovë-Serbi/ Flet Sebastian Kurz

Sebastian Kurz në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, flet për rolin e SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi, ndryshimin e kufijve, liberalizimin e vizave, e Qeverinë Hoti.

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, tha se shpreson që në kuadër të dialogut Beograd-Prishtinë, të mund të arrihen marrëveshje gjithëpërfshirëse, që po ashtu është një parakusht për anëtarësimin e të dy vendeve në Bashkimin Evropian.

Në një intervistë për “Telegrafin”, kancelari Kurz, theksoi se roli i shtuar i SHBA-ve, si plotësim i angazhimeve shumëvjeçare të BE-së, sigurisht që është pozitiv.

Duke folur për liberalizimin e vizave, ai tha se meqë Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret, “ne gjithmonë ishim në favor të dhënies së liberalizimit të vizave, dhe për këtë qeveria austriake ka edhe më tej një përkushtim të qartë në programin e saj”.

Sa i përket asaj se si i shpjegon bisedimet e disa udhëheqësve nga rajoni, lidhur me propozimin për ndryshim të kufijve në mes Kosovës e Serbisë, kancelari Kurz mes tjerash tha se “Qasja jonë ka qenë gjithnjë pragmatike”.

Sipas tij, nëse të dy shtetet mund të pajtohen, Austria nuk do t’i pengojë palët të ulen në një tryezë dhe të ngrisin të gjitha çështjet, të cilët ata i konsiderojnë të rëndësishme.

Në intervistë, kancelari Kurz ka folur edhe për bashkëpunimin me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti, pasi siç tha ai Ballkani Perëndimor është rajon i rëndësishëm për Austrinë dhe ne mbështesim perspektivën evropiane të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Shpresoj që Kosova do të vazhdojë të zbatojë të gjitha reformat e nevojshme në të gjitha fushat, në veçanti në sundimin e ligjit, i cili është i një rëndësie të veçantë për një zhvillim të mëtejmë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Kosova mund të llogarisë në mbështetjen e Austrisë”, tha mes tjerash në intervistë kancelari Kurz.

Telegrafi: Z. Kurz, ju keni deklaruar në vazhdimësi se do të mbështesni Kosovën në rrugën e saj evropiane, por, edhe pse Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, qytetarët e saj edhe më tej nuk gëzojnë lëvizjen e lirë, vonesa në çështjen e vizave pjesërisht është pasojë e mungesës së unifikimit brenda Bashkimit Evropian. Përse po i vonon Bashkimi Evropian proceset në raport me Kosovën?

Sebastian Kurz: Meqë Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret, ne gjithmonë ishim në favor të dhënies së liberalizimit të vizave. Për këtë qeveria austriake ka edhe më tej një përkushtim të qartë në programin e saj. Ndërkohë, në nivel evropian po zhvillohen biseda edhe më tutje lidhur me këtë çështje.

Telegrafi: Më 27 qershor, përfaqësues të Republikës së Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Washington për të vazhduar dialogun në mes dy shteteve. Ata ishin ftuar nga i emëruari i presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump. Cili është komenti i juaj lidhur me këtë takim, marrë parasysh se për shumë vite me radhë dialogu zhvillohej në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së?

Sebastian Kurz: Gjithmonë kam qenë i mendimit se kushdo që mund të ndihmoj të ndërtoj urën është i mirëpritur. Roli i shtuar i SHBA-ve si plotësim i angazhimeve shumëvjeçare të BE-së sigurisht që është pozitiv. Shpresojmë që në kuadër të dialogut Beograd-Prishtinë të mund të arrihen marrëveshje gjithëpërfshirëse. Ky po ashtu është një parakusht për anëtarësimin e të dy vendeve në BE.

Telegrafi: A mendoni se zhvendosja e dialogut nga Brukseli në Uashington e ka zbehur punën shumëvjeçare të Bashkësisë Evropiane?

Sebastian Kurz: Unë nuk do e përkufizoja ashtu, ndaj më shumë e shoh angazhimin e SHBA-ve si një kontribut pozitiv për të ndihmuar në zgjidhjen e konfliktit, i cili po i mban peng të dy shtetet për kaq shumë kohë.

Telegrafi: A jeni optimist se mund të ketë një marrëveshje finale në mes Kosovës dhe Serbisë deri në fund të këtij viti?

Sebastian Kurz: Kjo plotësisht varet nga dy palët në fjalë. Shpresoj të arrihen përparime tjera në muajt në vijim.

Telegrafi: Përfaqësuesi special i BE-së për bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajcak, gjatë vizitës së tij në Kosovë ka takuar zyrtar të lartë, me të cilët ka diskutuar mundësinë e vazhdimit të dialogut dhe njëkohësisht ka mirëpritur angazhimin e SHBA-ve në këtë proces. Si e komentoni ju këtë?

Sebastian Kurz: Siç mund ta shihni, të gjithë jemi të një mendimi.

Përfaqësuesi special i BE-së, Lajçak, gëzon mbështetjen tonë të plotë. E njoh atë që nga koha e tij si Ministër për Punë të Jashtme dhe President i Këshillit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (KB). Miroslav Lajçak është një diplomat me përvojë të jashtëzakonshme.

Telegrafi: Si i shpjegoni bisedimet e disa udhëheqësve nga rajoni, lidhur me propozimin për ndryshim të kufijve në mes Kosovës e Serbisë?

Sebastian Kurz: Qasja jonë ka qenë gjithnjë pragmatike. Nëse të dy palët mund të pajtohen, nuk mund të jemi ne ata që i pengojmë palët të ulen në një tryezë dhe të ngrisin të gjitha çështjet, të cilët ata i konsiderojnë të rëndësishme. Ne duhet të bëjmë krejt çfarë është e mundur të lehtësojmë një marrëveshje gjithëpërfshirëse në mes Beogradit dhe Prishtinës, e cila do të kishte një efekt pozitiv në rajonin si tërësi.

Telegrafi: Para disa javësh kishim një mocion mosbesimi ndaj qeverisë Kurti dhe si rezultat i votës së mosbesimit tani kemi një qeveri të re e udhëhequr nga Avdullah Hoti (LDK-EEP parti simotër).

A mund të na thoni cilat janë pritjet e juaja nga qeveria e re e Kosovës dhe si e shihni atë në marrëdhëniet me

Austrinë, si një shtet i cili në vazhdimësi ka qenë mbështetës?

Sebastian Kurz: Mirëpres bashkëpunimin e ngushtë me Kryeministrin Hoti. Ballkani Perëndimor është rajon i rëndësishëm për Austrinë dhe ne mbështesim perspektivën evropiane të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Shpresoj që Kosova do të vazhdoj të zbatoj të gjitha reformat e nevojshme në të gjitha fushat, në veçanti në sundimin e ligjit, i cili është i një rëndësie të veçantë për një zhvillim të mëtejmë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Kosova mund të llogarisë në mbështetjen e Austrisë.

Telegrafi: Një nga sfidat më të mëdha me të cilat ballafaqohet Kosova është sundimi I ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe krimi i organizuar. Cili është mesazhi i juaj për politikanët tanë, për të arritur rezultate të prekshme në këto fusha?

Sebastian Kurz: Luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar është në interesin e juaj, nuk është diçka që duhet bërë vetëm për të kënaqur BE-në ose bashkësinë ndërkombëtare. Vetëm nëse e luftoni me sukses dhe në mënyre efektive korrupsionin dhe krimin e organizuar, do të mund të përmbushni pritjet dhe shpresat e qytetarëve tuaj.

Telegrafi: Pandemia aktuale COVID-19 ka shkaktuar humbje të mëdha në jetë njerëzish, por edhe në ekonomi në mbarë botën. Si e ka menaxhuar Austria këtë krizë?

Sebastian Kurz: Austria ka reaguar shumë herët dhe me masa më të ashpra se sa shumica e shteteve të Evropës, duke vendosur mbylljen e madhe (Lockdown) në Mars. Kjo na ka ndihmuar të shpëtojmë mijëra jetëra dhe na ka mundësuar të rihapim ekonominë më herët se sa vendet tjera. Prioriteti ynë tani është të mbajmë në kontroll numrin e infeksioneve të reja dhe të shmangim valën e dytë.

Telegrafi: BE-ja ka mbështetur Kosovën në luftën kundër COVID-19 me pajisje dhe elemente mjekësore. Çfarë mbështetje i ka ofruar Austria Kosovës në luftimin e pandemisë gjatë kësaj kohe?

Sebastian Kurz: Austria ka dhënë ndihma edhe në nivel bilateral për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Ministri për Punë tw Jashtme z. Shallenberg dhe Ministrja për BE-në, znj. Edshtadler, kanë vizituar Prishtinën para tri javëve për të dorëzuar ndihma në vlerë prej 250,000 € për luftimin e COVID-19. Këto do shfrytëzohen për të financuar, përmes UNDP-s, 9,000 teste për COVID-19, të cilat nevojiten urgjentisht. /Telegrafi

Tags: dialogkancelarKurz

TË LIDHURA

Rradhë kilometrike në Qafë Thanë/ Dogana punon me një sportel në hyrje e dalje
Aktualitet

Rradhë kilometrike në Qafë Thanë/ Dogana punon me një sportel në hyrje e dalje

17:10 | 12/07/2025
Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda
Rajoni

Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda

19:46 | 11/07/2025
Zjarret masive në Maqedoninë e Veriut, Greqia dërgon avionët zjarrfikës Canadair
Rajoni

Zjarret masive në Maqedoninë e Veriut, Greqia dërgon avionët zjarrfikës Canadair

10:29 | 10/07/2025
Next Post
COVID-19/ Pipero bën deklaratën e fortë për asimptomatikët

COVID-19/ Pipero bën deklaratën e fortë për asimptomatikët

Shënohet një tjetër viktimë nga COVID-19 në vend

Shënohet një tjetër viktimë nga COVID-19 në vend

LDK shkarkon Vjosa Osmanin

LDK shkarkon Vjosa Osmanin

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!
Showbizz

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!

by mirseda
22:51 | 12/07/2025
0

Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij ndodhet në kërkim nga organet e rendit....

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

22:07 | 12/07/2025
Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com