Dy vëllezër trafikantë droge janë dhunuar në autostradën Tiranë-Durrës. Njëri prej tyre është marrë peng nga katër persona. Dy vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj janë dhunuar fizikisht në autostradën Tiranë-Durrës. Dy vëllezërit me precedentë të mëparshëm penal për “trafik droge” dhe “armëmbajtje pa leje”, janë dhunuar nga katër persona, të cilët janë shpallur në kërkim nga policia. Po të njëjtat burime shtojnë se Indrit Beqiraj është marrë peng për disa metra.
Si ka ndodhur ngjarja?
Një makinë u ka prerë rrugën dy vëllezërve Beqiraj, të cilët po udhëtonin me një motor. Në këtë moment ata janë drejtuar drejt makinës në të cilën udhëtonin katër personat, dhe janë konfliktuar me këta të fundit. Personat që ishin në mjet kanë marrë me forcë njërin prej vëllezërve, Indrit Beqirajn, për rreth 500 metra, por më pas e kanë nxjerrë nga mjeti dhe janë larguar.
Burimet bëjnë me dije se ata njihen me njëri-tjetrin, dhe dyshohet se kanë pasur konflikte të mëparshme. Ngjarja po hetohet për heqje të paligjshme të lirisë.
Dy vëllezërit me precedentë të mëparshëm penalë
Dy vëllezërit rezultojnë me precedentë të mëparshëm penalë, pasi janë arrestuar në vitin 2013 nga policia për “mbajtje të armëve pa leje” si dhe për “prodhim dhe shitje narkotikësh”. Ndërkohë policia nuk ka dhënë ende asnjë informacion në lidhje me ngjarjen.