Dy gra nuk kanë kursyer dhunën, duke dhënë një shfaqje të pakëndshme në kryeqytet. Ky rast ka ndodhur në “Rrugën e Dibrës”. Sipas njoftimit të policisë, bëhet fjalë për shtetaset me inicialet M.M., 56-vjeçe dhe shtetasja S. D, 53-vjeçe, banuese në Tiranë. Ende mbeten mister shkaqet e sherrit mes dy grave, por 56-vjeçarja nuk ka duruar, dhe ka bërë vetëgjyqësi.
Njoftimi i policisë:
“Më datë 11. 08. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasen M.M., 56 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi në “Rrugën e Dibrës”, me vetëgjyqësi, ka goditur me grusht, shtetasen S.D., 53 vjeçe, banuese në Tiranë”.