Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Dhuna ndaj fotografit/ FSHF kërkon të bëjë shembuj: Agresorët para ligjit (Video)

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Dhuna ndaj fotografit/ FSHF kërkon të bëjë shembuj: Agresorët para ligjit (Video)

Në përballjen mes Partizanit dhe Flamurtarit të zhvilluar një natë më parë në “Selman Stërmasi” u shënua një incident i shëmtuar. Ishin tifozët e Partizanit që sulmuan fotografin e vlonjatëve pasi Andi Ribaj kishte shënuar golin e barazimit të përkohshëm në pjesën e parë.

Federata Shqiptare e Futbolli ka reaguar për këtë incident, duke dënuar dhunën e ushtruar ndaj zyrtarit të klubit Flamurtari, duke e konsideruar një ngjarje që nuk ka aspak lidhje me futbollin dhe frymën “Fair Play” që duhet të përcjellin të gjithë.

Pikërisht në prag të derbit kryeqytetas, ku edhe dihet ndjeshmëria që ka në kryeqytet kjo ndeshje, FSHF i ka bërë thirrje klubeve që të punojnë sa më shumë me tifozeritë që ngjarje të tilla të mos përsëriten më. Në pamjet filmike është parë qartë se si tifozët e Partizanit kanë kaluar rrethimin e fushës, duke kryer një agresion të vërtetë ndaj fotografit, që është munduar të mbrohet, ndërsa në ndihmë i kanë ardhur lojtarët e të kuqve Trashi e portieri Hoxha. Në këtë këndvështrim, Federata ka insistuar, duke bërë thirrje ndaj organeve ligjzbatuese, që të vendosin përpara ligjit agresorët të cilët janë evidentuar nga pamjet filmike.

Tifozet e Partizanit ne fushe on Vidnews.

Në komunikatën për shtyp të FSHF është bërë e ditur se zyrtari i Klubit Flamurtari ka dorëzuar kallëzim penal mbi ngjarjen, ndërsa institucioni që drejton futbollin është në kontakte të vazhdueshme me autoritetet përkatëse dhe klubet për ti dhënë një zgjidhje përfundimtare këtij problemi, që dëmton dhe cenon imazhin e futbollit shqiptar.

DEKLARATË PËR SHTYP E FSHF

Federata Shqiptare e Futbollit dënon me ashpërsi dhunën e ushtruar ndaj zyrtarit të klubit Flamurtari gjatë ndeshjes Partizani – Flamurtari të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Selman Stërmasi”. Një ngjarje e tillë nuk ka aspak lidhje me lojën e futbollit dhe frymën “Fair Play” që duhet të përcjellin të gjithë. I bëjmë thirrje klubeve që të punojnë sa më shumë me tifozeritë dhe stafet e tyre që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.

Në të njëjtën kohë i bëjmë thirrje organeve ligjzbatuese, Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë që të vendosin përpara ligjit agresorët të cilët janë evidentuar nga pamjet filmike. FSHF dhe zyrtari i Klubit Flamurtari kanë dorëzuar kallzimin penal, tani është koha që Policia të veprojë. Situata dhe ngjarje të tilla nuk duhet të përsëriten më në stadiumet shqiptare.

FSHF do të qëndrojë në kontakte të vazhdueshme me autoritetet përkatëse të rendit dhe me klubet për ti dhënë një zgjidhje përfundimtare këtij problemi, që dëmton dhe cënon imazhin e futbollit shqiptar.

Tags: agresorëtbëjëdhunafotografitfshfkerkonligjitndajparashembuj

TË LIDHURA

Shqipëria merr kritika, por kuqezinjtë janë më mirë se para Europianit
Sport

Shqipëria merr kritika, por kuqezinjtë janë më mirë se para Europianit

21:52 | 16/10/2025
Pas golit dhe asistit kundër Jordanisë,sulmuesi shqiptar merr lajmin e mirë edhe nga skuadra angleze
Sport

Pas golit dhe asistit kundër Jordanisë,sulmuesi shqiptar merr lajmin e mirë edhe nga skuadra angleze

13:51 | 16/10/2025
“S’provokova askënd me shqiponjën”, “heroi” shqiptar në Serbi: “Shkruajtëm historinë bashkë”
Sport

“S’provokova askënd me shqiponjën”, “heroi” shqiptar në Serbi: “Shkruajtëm historinë bashkë”

20:43 | 15/10/2025
Next Post
Ana e errët e Michael Jackson, ish-shërbyesja rrëfen tmerret e kështjellës Neverland

Ana e errët e Michael Jackson, ish-shërbyesja rrëfen tmerret e kështjellës Neverland

“Reformat janë mbresëlënëse”, mesazhi i fortë i Gjermanisë: Kosova të besojë tek ne

“Reformat janë mbresëlënëse”, mesazhi i fortë i Gjermanisë: Kosova të besojë tek ne

“Të japim para vetëm hiq flamurin shqiptar”, zviceranët i kërkuan Seferit të shesë ‘nderin’

“Të japim para vetëm hiq flamurin shqiptar”, zviceranët i kërkuan Seferit të shesë ‘nderin’







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

Surpriza në filmin e Monika Kryemadhit, nënë e bijë me Dea Vierin
Aktualitet

Surpriza në filmin e Monika Kryemadhit, nënë e bijë me Dea Vierin

by mirseda
22:54 | 16/10/2025
0

Në profilin e saj, Monika Kryemadhi ka postuar disa foto në shtrat së bashku me influenceren Dea...

A do ta shohim sërish në ekran? Loredana Brati ngjall dyshime me përgjigjen e fundit

A do ta shohim sërish në ekran? Loredana Brati ngjall dyshime me përgjigjen e fundit

22:26 | 16/10/2025
Vetëdorëzimi i Kamber Sulçajt, “La Repubblica”: Vrasja e biznesmenit italian dyshohet e porositur

Vetëdorëzimi i Kamber Sulçajt, “La Repubblica”: Vrasja e biznesmenit italian dyshohet e porositur

22:20 | 16/10/2025
Shqipëria merr kritika, por kuqezinjtë janë më mirë se para Europianit

Shqipëria merr kritika, por kuqezinjtë janë më mirë se para Europianit

21:52 | 16/10/2025
Meçe: Zgjedhjet në Tiranë mund të mbahen më 9 nëntor, dekreti i Begajt është pezulluar

Meçe: Zgjedhjet në Tiranë mund të mbahen më 9 nëntor, dekreti i Begajt është pezulluar

21:50 | 16/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com