gamdom girişjojobet girişjojobet girişsiteye gitJojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Dhuna fizike dhe dhuna politike

3 vjet ago
in Të Gjitha
Evropa si një nuse që pret për martesë, Ballkani një hamshor dhëndër

Nga: Artan Fuga

Ngjarja në bulevard, ku dikush në mënyrë të qëllimshme goditi në mes të njerëzve, në mes të ditës në prani të kamerave, kreun e opozitës dhe njëherazi kryetarin e Partisë Demokratike, z. Sali Berisha, ishte një ngjarje sa e rëndë, aq edhe e paparë ndofta në histori.

Unë nuk nxitoj të them se nga kush u frymëzua, pagua, organizua.

Në mendjen time kam nja gjashtë versione, por nuk do të them asnjërin sepse nuk dëshiroj të hedh supozime jashtë mendjes sime. Por, një gjë dihet: Çfarëdo të deklarojë në polici goditësi, asgjë e tij nuk besohet.

Kartela e tij mjekësore është për ta ndëshkuar me një dënim të papërfillshëm. Edhe sikur ajo të jetë e vërtetë, gjë që duhet parë nga afër, nuk ndryshon gjë! Ata, ustallarët, një nga gjashtë versionet, pra, me ata njerëz punojnë! Historia e di këtë! Shihet çdo ditë!

Por, ajo që më bëri përshtypje janë deklarimet e shpejta në media të një sërë aktorësh kryesorë politikë që shprehen në një farë mënyre kundër aktit, a thua se brenda tyre u vlon një ndjenjë vetëfajësie e kotë, i bën të nxitojnë dhe të shkarravisin lloj-lloj broçkullash.

Vetëfajësim që psikanaliza e njeh kaq mirë, saqë ata që nuk e njohin, nuk do të bënin deklarime që janë shumë domethënëse.

Dikush thotë se dënoj dhunën, sepse dhuna nuk ka të bëjë me politikën!

Të shkrihesh gazit! A thua se nuk e dimë ne që politika dhe dhuna fizike në sheshe sigurisht në parim nuk kanë asgjë të përbashkët, por sikur edhe nuk dimë që për politikë janë rrahur midis tyre politikanët si dhe nga forcat e rendit sa e sa njerëz, në të gjitha kohërat!

Pra, dhuna nuk është politikë dhe politika dhunë! Uaaa, çfarë zbulimi, por asnjë fjalë për kreun e opozitës që u godit rëndë!

Dikush tjetër me goxha nënpozitë thotë se nuk e dinte çfarë kishte ndodhur dhe se i uronte shëndet z. Berisha, por e censuron me kujdes veten për të mos e cilësuar si kryetar i opozitës.

Dikush tjetër dënon dhunën, por as e përmend se ky njeriu që u dhunua ishte në krye të një proteste a mitingu mirëseardhjeje për krerët e BE dhe denoncimi të Kryeministrit Rama para tyre!

Dënon dhunën dhe kërkon ndëshkimin e fajtorit! Pse ka shanse që të mos dënohet?

Dikush thotë se dhuna është e papranueshme, por nuk përmend se kush dhunoi kë, Z. Berisha dhunoi atë njeriun apo ai njeriu dhunoi z. Berisha!

Në të gjitha këto deklarime, një gjë bie në sy! Aktorët politikë nxitojnë të shprehen për të larë veten e tyre. Dhe mirë bëjnë! Por duke e larë veten nga një vetëfajësim nënpsikik i natyrshëm, por i kotë, pohojnë një gjë: Mospranimin e z. Berisha si kryetar i opozitës që u dhunua duke kryesuar një miting proteste ndaj qeverisë!

Kjo quhet dhunë psikike. E do apo nuk e do kryetarin e opozitës, Sali Berisha, çdo njeri është i lirë, ta besojë, mos e besojë, ta besojë a mosbesojë përgjysmë, herë ta besojë, herë të mos e besojë. Por realiteti është që ai është, dhe është ai që është, s’ke ç’i bën, kryetar i PD dhe i opozitës.

Duke e hequr objektin konkret, individin politik që u dhunua në shesh, duke folur për dhunë në përgjithësi, duke censuruar faktin nga i shprehuri publik, pikërisht je duke ushtruar dhunë psikike, politike, administrative, etike ndaj tij në këtë rast.

Pra, në njëfarë mënyre, dhe këtu hyn psikanaliza, distancohesh nga dhuna duke e pohuar atë, në një formë të pranueshme, hapur politike, të sublimuar, të zhvendosur, në mënyrë skizofrenike, mohon atë që pohon dhe pohon atë që mohon!

Dhe është pikërisht kjo dhunë politike që karakterizon jetën sociale te ne që prodhon dhunë fizike, jo vetëm, por rrënimin e vendit!

Tags: artan fugaBerishaproteste

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Nesër masa e sigurisë për 31-vjeçarin që dhunoi Berishën, sekuestrohen kartelat mjekësore

Nesër masa e sigurisë për 31-vjeçarin që dhunoi Berishën, sekuestrohen kartelat mjekësore

Berisha në Kuvendin e FRPD: Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, por me revolucion!

Berisha në Kuvendin e FRPD: Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, por me revolucion!

Koreja e Jugut: Sistemi i moshës do të standardizohet nga viti 2023

Koreja e Jugut: Sistemi i moshës do të standardizohet nga viti 2023







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve “produktive”

12:17 | 23/03/2026




TË FUNDIT

Balla takim me Ramën në Kryeministri, diskutohet strategjia e komunikimit mbi draftin
Aktualitet

Balla takim me Ramën në Kryeministri, diskutohet strategjia e komunikimit mbi draftin

by mirseda
10:10 | 25/03/2026
0

Një ditë pas prezantimit të draftit për referendumet, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla,...

Publikuan video me ngjyrat kuqezi ,4 shqiptarë arrestohen në Serbi

Publikuan video me ngjyrat kuqezi ,4 shqiptarë arrestohen në Serbi

09:23 | 25/03/2026
Social Demokratët e Danimarkës fitojnë më shumë vota, por pa shumicë parlamentare

Social Demokratët e Danimarkës fitojnë më shumë vota, por pa shumicë parlamentare

09:21 | 25/03/2026
Ndeshja Poloni-Shqipëri, Kombëtarja niset për në Varshavë

Ndeshja Poloni-Shqipëri, Kombëtarja niset për në Varshavë

09:20 | 25/03/2026
Hoxha: Kosova mbetet prioritet absolut i Shqipërisë

Hoxha: Kosova mbetet prioritet absolut i Shqipërisë

09:14 | 25/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com