Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Dhjetë keqkuptime popullore mbi koronavirusin e Vuhanit

5 vjet ago
in Aktualitet, Bota, Rajoni, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Dhjetë keqkuptime popullore mbi koronavirusin e Vuhanit

Koronavirusi i rrezikshëm që ka prekur mijëra njerëz, dhe ka vrarë qindra prej tyre, ka shkaktuar një frikë të madhe në mbarë botën, por edhe një histeri kundër çdo lloj gjëje që është kineze. Shumë njerëz në SHBA, pyesin sot: “A është e sigurt të hamë ushqim kinez?”.

Në fakt, në uebsajtet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Qendrës amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ngrënia e ushqimit kinez nuk konsiderohet si një rrezik. Gjithsesi gjendja e emergjencës, ka nxitur të paktën 10 keqkuptime në mesin e njerëzve në lidhje me koronavirusin:

1- 2019-nCoV është më ngjitës, dhe përhapet më shpejt se çdo patogjen tjetër

E pavërtetë. Sëmundja e fruthit, është në fakt shumë më ngjitëse se sa 2019-nCoV. Arsyeja e vetme pse virusi i fruthit mund të mos duket aq i rrezikshëm, është se shumë njerëz tashmë janë vaksinuar kundër kësaj sëmundje, ndërsa koronavirusi i fundit nuk ka ende vaksinë.

2- 2019-nCoV është më vdekjeprurës, se sa çdo patogjen tjetër

Meri Fut, eksperte më Departamentin e Shëndetësisë në Nju Jork, thotë se “njerëzit besojne së çdo person që infektohet me koronavirusin  do të vdesë”. Kjo është pjesërisht e vërtetë. Të gjithë ata që infektohen nga një koronavirusi i ri do të vdesin. Por kanë më shumë të ngjarë të vdesin nga sëmundjet e zemrës, kanceri, pleqëria apo diçka tjetër, sesa nga një infeksion viral.

Por sipas llogarive, virusi aktual ka një shkallë vdekshmërie prej 2.5 për qind, shumë më pak sesa norma e fatalitetit tek patogjenë të tjerë si Ebola, që ka një normë mesatare fataliteti prej 50 përqind, apo viruset e tërbimit, që mund të kenë një normë vdekshmërie afro 100 për qind.

3- 2019-nCoV, u prodhua në një laborator dhe po përhapet qëllimisht

Sa herë që shpërthen epidemia e një sëmundjeje infektive, lulëzojnë edhe teoritë e konspiracionit. Disa portale ruse, sugjeronin se fajtore për virusin është SHBA. Dhe teori të

tilla besohen gjerësisht në Kinë, por nga disa njerëz në SHBA. Për shembull, Shiva Ajadurai, republikane e Masaçusets, që garon për senatore, u shpreh në një postim në Facebook se patenta e koronavirusit, është në pronësi të Institutit Pirbrajt, kur kjo gjë nuk është e vërtetë.

4- Një vaksinë është tashmë në dispozicion për ta ndaluar këtë virus

 E dini pse nuk ka ende në dispozicion një vaksinë? Sepse zhvillimi i një vaksine kërkon kohë, para, dhe përpjekje shkencore. Në fillim, duhet të zbulohet virusi aktual ose bakteret që po e shkaktojnë problemin. Më pas të kuptohet, se si të prodhohet një vaksinë që funksionon vërtet.

5- Terapia e ‘fytit të lagur’, mund të parandalojë ose kurojë infeksionin e koronaviruuit

Ndoshta farmacistët nuk janë duke bërë miliarda dollarë nga kjo epidemi, por duket sikur të tjerët po përpiqen të përfitojnë në maksimum prej saj. Pretendimet janë të shumta, duke filluar nga mbajtja e fytit të lagësht me ujë të distiluar për të parandaluar infeksionin.

Ndërsa të bërit gargare me ujë, mund të jetë relativisht e padëmshme nëse nuk keni ndonjë takim apo një intervistë pune, mos mbani shumë shpresa tek kjo metodë. Aktualisht, nuk ka një kurë për koronavirus. Mënyra më e mirë për të parandaluar një infeksion, është të lani duart plotësisht, dhe sa më shpesh.

6- Çdo rast me kollë dhe ethe, është rezultat i koronavirusit

Fut përmend edhe diçka tjetër:”Njerëzit pretendojnë se ka shumë raste me koronavirus në Nju Jork, që nuk janë llogaritur si të tillë”. Bota e mjekësisë ka një thënie “kur dëgjoni tokëllimat e thundrave, mendoni për kuajt, dhe jo zebrat”. Kjo do të thotë kur dikush ka ethe dhe simptoma të frymëmarrjes, shanset janë që ajo të jetë diçka mëse zakonshme, si sëmundjet e rrugëve të sipërme të frymarrjes, dhe jo domosdoshmërisht një sëmundje e rëndë.

7- Koronavirusi, është një ndëshkim për mënyrën e jetesës së kinezëve

A nuk e keni qejf racizmin? Kjo ju jep mundësinë të fajësoni grupe të tëra njerëzish për thuajse asgjë. Tani shumëkush, po fajëson kinezët për këtë virus. Kjo është e ngjashme me atë që ndodhi me HIV-AIDS, kur si fajtorë u etiketuan homoseksualët, hemofilikët, të ndërvarurit nga heroina dhe haitianët. Nëse sëmundjet do të ekzistonin për të ndëshkuar grupe të caktuara njerëzish për shkelje “morale”, atëherë pse nuk ekzistojnë për shembull “ethet e politikanëve të korruptuar”?

8- Mund të prekeni nga koronavirusi përmes ushqimit, ose produkteve të tjera kineze

Ekspertët thonë se shumë ushqime që vijnë nga Kina, mjafton që të nxehen në një temperaturë të lartë që do të shkatërronte virusin. Ata thonë se dhe se virusi, ndoshta nuk do t’i mbijetonte as procesit të paketimit dhe të transportit.

9- Duhet të shmangni, ose të keni frikë nga të gjithë kinezët

Viruset nuk janë si njerëzit në faqet e internetit, që regullojnë takime romantike. Ato nuk kanë preferenca racore, apo t’i zgjedhin njerëz bazuar tek pamja e tyre e jashtme. Përkundrazi, koronavirusi infekton këdo që nuk është imun, dhe që ndodh të jetë mjaftueshëm pranë tij.

10- Përhapja e koronavirusit është një mashtrim, që synon shitjen e barnave të reja

Pra sipas kësaj logjike, koordinimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe i gjithë atyre shkencëtarëve, profesionistëve të kujdesit shëndetësor, organizatave dhe qeverive kombëtare, është në funksion të një inskenimi. Ka pasur dhe do të ketë gjithmonë njerëz që synojnë të përhapin dezinformacione. Por sfida është imunizimi i publikut ndaj marrëzive të tilla.

TIRANA TODAY

 

Tags: coronavorusiinfeksionVirus

TË LIDHURA

“Eskortat në burg? Ç’ka këtu!”, avokati i Metës shpërthen: Problemi është korrupsioni, jo takimet intime
Politikë

“Eskortat në burg? Ç’ka këtu!”, avokati i Metës shpërthen: Problemi është korrupsioni, jo takimet intime

17:53 | 18/07/2025
Dy vatra zjarri ende aktive, Lura mbetet problem për shuarjen e flakëve
Aktualitet

Dy vatra zjarri ende aktive, Lura mbetet problem për shuarjen e flakëve

17:24 | 18/07/2025
Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit
Aktualitet

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025
Next Post
Moderatorja shqiptare e nis emisionin e shtrirë në divan

Moderatorja shqiptare e nis emisionin e shtrirë në divan

E përndiqte një grua, moderatori i famshëm kërkon ndihmë në polici

E përndiqte një grua, moderatori i famshëm kërkon ndihmë në polici

Vendimi drastik/ Ndalohet varrimi i viktimave të koronavirusit

Vendimi drastik/ Ndalohet varrimi i viktimave të koronavirusit

JU REKOMANDOJMË

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025




TË FUNDIT

“Eskortat në burg? Ç’ka këtu!”, avokati i Metës shpërthen: Problemi është korrupsioni, jo takimet intime
Politikë

“Eskortat në burg? Ç’ka këtu!”, avokati i Metës shpërthen: Problemi është korrupsioni, jo takimet intime

by mirseda
17:53 | 18/07/2025
0

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, i ka vënë kapakun debatit për takimet intime të të dënuarve,...

Dy vatra zjarri ende aktive, Lura mbetet problem për shuarjen e flakëve

Dy vatra zjarri ende aktive, Lura mbetet problem për shuarjen e flakëve

17:24 | 18/07/2025
Momentet e para të Dafinës dhe Kreshnikut me djalin

Momentet e para të Dafinës dhe Kreshnikut me djalin

17:04 | 18/07/2025
Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025
Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

15:47 | 18/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com