Kastrioti ka fituar përballë Tiranës me rezultatin 1-0 në ndeshjen e javës së fundit, duke arritur një sukses të madh që e mban fort në garë për mbijetesën në kampionat. Pas ndeshjes, trajneri i krutanëve, Bledar Devolli ka folur për mikrofonin e “Supersportit” duke analizuar ndeshjen.
Në një moment të intervistës, ai ka harruar se ishte në transmetim live dhe e ka tepruar me fjalorin. “Treguam që jemi një ekip… më fal për shprehjen, me b*le”, deklaroi ai.
Gazetari në atë moment ka qeshur, ndërsa kamera fikson moderatoren e emisionit, Vilma Masha e cila ka vrenjtur fytyrën nga fjalori aspak etik i Devollit.