E martë, 30 Nëntor, 2021
8.5 C
Tirana

Premtimi i pambajtur i Panuccit, si e gënjeu Armand Dukën

Humbja me Turqinë solli dhe shkarkimin e trajnerit Christian Panucci. Italiani është shkarkuar nga presidenti Duka dhe për ndeshjen e radhës me Andorrën, FSHF ka graduar zëvendëstrajnerin, Ervin Bulku dhe Sulejman Memën që të drejtojnë kuqezinjtë në transfertën e së hënës.

Pas 15 ndeshjesh në krye të Shqipërisë, Duka ka vendosur që të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin italian. Në mëngjesin e ditës së djeshme, FSHF ka njoftuar edhe për largimin e italianit.

“Federata Shqiptare e Futbollit njofton se ditën e sotme ka ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin me trajnerin Christian Panucci.

E falënderojmë trajnerin Panucci për punën e zhvilluar deri më tani dhe i urojmë suksese në vazhdimin e karrierës”, ka shkruar faqja zyrtare e FSHF-së gjatë paradites së djeshme.

TAKIMI I FUNDIT – Përfundimi i ndeshjes me Turqinë ka qenë edhe fundi i aventurës së trajnerit 45-vjeçar.

Bëhet fjalë për një takim në orët e para të mëngjesit të së shtunës, mes trajnerit të Kombëtares dhe presidentit të FSHF-së, Armand Duka.

Ky i fundit ka shkuar në rezidencën e përfaqësueses ne Durrës rreth orës 04:00 të mëngjesit, ku edhe i ka komunikuar trajnerit vendimin për ndërprerjen e bashkëpunimit.

Duka i ka ofruar edhe një pakt italianit për të qëndruar në krye të Shqipërisë edhe për takimin e të hënës ndaj Andorrës, i cili të ishte i fundit në krye të Kombëtares dhe më tej të kishte një dorëheqje të Panuccit.

REFUZIMI – Ashtu siç edhe deklaroi në konferencën zyrtare në “Loro Boriçi”, pas ndeshjes me Turqinë, edhe në takim me Dukën, Panucci ka refuzuar të japë dorëheqjen.

Në çdo moment, italiani e ka shmangur mundësinë e tërheqjes nga drejtimi i përfaqësueses, duke mos i lënë mundësi tjetër Armand Dukës, veçse shkarkimit të tij.

Edhe pse në tetor 2018 italiani shprehej në një nga konferencat për shtyp, se do të ishte i gatshëm të largohej menjëherë nga Shqipëria në rast se presidenti Duka do t’i kërkonte që të largohej.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Foltorja e Kuçovës dhe kuvendi i partisë: numrat, superstruktura e ideologjia

Nga: Genc Pollo 1-NUMRAT E KUÇOVËS E MË GJERË  Javën e kaluar isha i pranishëm në Foltoren e PD-së në Kuçovë; aty kam shërbyer si deputet...

Implementohet teknologjia e re për pozicionin jashtë loje

FIFA vjen me risi, ku do të implementohet teknologjia e re për pozicionin jashtë loje. Kjo teknologji të re, do të implementohet në Kupën...

Çfarë dimë për variantin Omicron, që po “gjunjëzon” botën

Varianti Omicron i COVID-19, paraqet një rrezik global "shumë të lartë", tha të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Varianti, i klasifikuar zyrtarisht si 'B.1.1.529'...

Dha dorëheqjen javën e kaluar, kryeministrja e Suedisë rikthehet në detyrë

Magdalena Andersson, e cila dha dorëheqjen shtatë orë pasi u zgjodh si kryeministrja e parë femër e Suedisë javën e kaluar, është përzgjedhur sërish...

Ishte duke raportuar LIVE, gazetaren e ngacmojnë duke e prekur nga të pasmet

Një incident ka ndodhur me një gazetare sportive, e cila gjatë raportimit LIVE është ngacmuar nga një person. Por edhe ajo nuk ka qëndruar...