Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

“Detyrohem të vjedh për të blerë drogën”, rrëfimi i 26-vjeçarit nga Shkodra

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
“Detyrohem të vjedh për të blerë drogën”, rrëfimi i 26-vjeçarit nga Shkodra

Një 26-vjeçar nga Shkodra kërkon ndihmë nga shteti për të lënë drogën. Shtetasi me inicialet B.P. është në rrezik për jetën për shkak të konsumit të vazhdueshëm të drogës.

Në gjashtë vitet e fundit, ai e merr drogën me shiringë, ndërsa krahët i janë mavijosur. Tashmë kërkon të ndahet njëherë e mirë nga heroina, por për këtë kërkon mbështetjen e shtetit. I riu që nuk pranon të identifikohet me gjeneralitetet e plota, thekson se në kushtet e sotme, ai është i detyruar të vjedhë për paratë e drogës. Por nëse i gjendet një punë dhe e trajtojnë nga ana shëndetësore, ai ka vullnetin e plotë për të hequr dorë prej saj.

Më poshtë intervista e publikuar nga Panorama:

Si e nisët drogën?

Fillimisht e kam nisur me hashash. Isha me tre shokë dhe njëri prej tyre ishte konsumator. Më tha, a do ta provosh? Dhe pranova. Sapo e konsumova, më dha një efekt të paparë. Po atë natë shoku më thotë që a do që të provosh diçka tjetër edhe më të mirë. I them çfarë është, thotë është diçka që të kënaq shpirtin. Në rregull ia ktheva dhe mora një vizë me hundë. Mbrapa e mora vesh se ishte heroinë. Fillimisht s’më dha edhe aq efekt. Më tha pi më shumë. Piva përsëri dhe pastaj më dha një ndjesi krejt tjetër. Truri, por edhe trupi më ndryshuan 100 për qind. Kënaqësia në fillim ishte tejet e madhe. Që atë natë pastaj nuk e kam ndërprerë. Dy vite kam pirë hashash, më pas heroinë me hundë dhe pas pak kam kaluar te përdorimi i shiringës.

Çfarë i ndodh fizikut tuaj nëse nuk e konsumon?

Di të them se kur nuk e konsumoj, nëse kalojnë 30 orë, atëherë unë ndiej dhimbje shumë të forta. Janë dhimbje të tmerrshme, të ziejnë kockat dhe nuk mund ta duroj dhimbjen. Në ato momente nuk mendoj asgjë tjetër veçse të gjej ndonjë dozë heroine. Është e pamundur që të mos e konsumoj sepse dhimbjet të shkatërrojnë.

Po familja juaj është në dijeni? Keni pasur probleme me të?

Problemet me familjen janë shumë të mëdha. Të gjithë ne që konsumojmë drogë kemi probleme me familjen. Në fillim nuk e dinin, por kur e morën vesh se çfarë bëja, atëherë nisën të bërtiturat dhe grindjet mes meje dhe atyre. Merrja lekët dhe shkoja menjëherë për të blerë heroinën. Këtu nisën problemet.

Jeni në punë momentalisht?

Po, nuk kam asnjë lloj pune aktualisht. Më përpara kam punuar në ndërtim, por tani jo. Kur punoja, kishte raste kur i thosha pronarit që nuk mundem më të punoj dhe të lutem më jep paratë për sa ditë kam punuar sepse më kapnin dhimbjet e forta. Me ato para që merrja ku punoja shkoja dhe blija heroinën. Tani s’më merr kush në punë, sepse kanë humbur besimin.

Si ia bëni për të siguruar paratë për heroinën?

Nuk kam si ia bëj tjetër veçse duke vjedhur (biçikleta, çanta në rrugë etj.). Kur jam keq sidomos, nuk mendoj për asgjë në botë, vetëm se ku të vjedh ndonjë gjë për ta shitur sa më shpejt dhe për të blerë heroinën. Kam vjedhur edhe brenda në shtëpi, por edhe jashtë. E di që nuk është mirë, por nuk kam zgjidhje tjetër kur më kapin dhimbjet. U kërkoja lekë të afërmve më përpara dhe m’i jepnin, por tani e kanë kuptuar dhe e dinë se për çfarë i dua dhe nuk m’i japin më.

Jeni në dijeni, ka përdorues shumë në Shkodër?

Mund të them se janë rreth 70 persona që e marrin heroinën (këta që i di unë), flas ata që e konsumojnë me hundë, por edhe me shiringë. Nisin nga 17 vjeç dhe deri në 55 vjeç. Kryesisht janë të rinj ata që e përdorin. Mundohemi që të gjejmë vende të ndryshme që të mos na shohë askush. Ka disa vende në Shkodër ku konsumohet, zakonisht të mbyllura, por ka edhe mjedise të hapura. Orët e vona janë më të përshtatshme për ta konsumuar.

Është e vështirë për ta siguruar heroinën?

Është e vështirë, sepse jo të gjithë ata që mund ta tregtojnë kanë besim. Nuk e kemi edhe aq të lehtë, por funksionon me klientelë dhe klientët e vjetër në mirëbesim dërgojnë ata që mund të jenë klientë të rinj dhe që duan heroinë.

Çfarë dëmesh keni në trup?

I gjithë trupi im është i dëmtuar. Damarët e duarve, të këmbëve, bërrylat e pjesë të tjera të trupit i kam gati jashtë funksionit. Kam futur shiringa ngado, ndaj më janë dëmtuar.

E keni menduar për ta lënë drogën?

Kjo është ëndrra e jetës sime. Dua të rikthehem dhe të jetoj normalisht si gjithë të tjerët. E kam të vështirë, sepse jam i varur nga heroina. Nëse shteti shqiptar më trajton si duhet, nëse shëndetësia shqiptare më mjekon siç duhet, nëse më mbështesin moralisht e më gjejnë një punë, unë kam vendosmërinë e plotë për ta lënë njëherë e mirë. E kam lënë një herë tre muaj dhe një herë 6 muaj, por i jam rikthyer sepse s’kam gjetur mbështetje. Nëse e merr kush përsipër jam i gatshëm. Dua edhe unë të rikthehem në gjirin familjar dhe të krijoj familjen time.

Tags: 26-vjeçarperdorues drogerrefimiShkodra

TË LIDHURA

U emërua sot zëvendësdrejtor i BKH-së, Mentor Cuku, vëllai i kryekomisarit të vrarë
Aktualitet

U emërua sot zëvendësdrejtor i BKH-së, Mentor Cuku, vëllai i kryekomisarit të vrarë

15:08 | 09/03/2026
“Përfundimi i mandatit të prokurorëve, rrezik për vijimin e hetimeve”, paralajmëron SPAK
Aktualitet

“Përfundimi i mandatit të prokurorëve, rrezik për vijimin e hetimeve”, paralajmëron SPAK

14:50 | 09/03/2026
Panik në Athinë: Shqiptari kërcënon punonjësit me thikë në zyrat e sigurimeve
Aktualitet

Panik në Athinë: Shqiptari kërcënon punonjësit me thikë në zyrat e sigurimeve

14:43 | 09/03/2026
Next Post
FMN kundër politikave të qeverisë Rama për vendosjen e TVSH-së ndaj biznesit të vogël

FMN kundër politikave të qeverisë Rama për vendosjen e TVSH-së ndaj biznesit të vogël

DETAJET/ Sulmi në New York, kush është 29-vjeçari që vrau 8 persona

DETAJET/ Sulmi në New York, kush është 29-vjeçari që vrau 8 persona

Referendumi në Katalonja, çfarë parashikon pavarësia e saj?

Ja vendet që kanë shpallur pavarsinë e njëanshme pas Luftë së Dytë Botërore







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

U emërua sot zëvendësdrejtor i BKH-së, Mentor Cuku, vëllai i kryekomisarit të vrarë
Aktualitet

U emërua sot zëvendësdrejtor i BKH-së, Mentor Cuku, vëllai i kryekomisarit të vrarë

by mirseda
15:08 | 09/03/2026
0

SPAK ka njoftuar emërimin e Mentor Çuku në detyrën e zëvendësdrejtorit të Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH)....

“Përfundimi i mandatit të prokurorëve, rrezik për vijimin e hetimeve”, paralajmëron SPAK

“Përfundimi i mandatit të prokurorëve, rrezik për vijimin e hetimeve”, paralajmëron SPAK

14:50 | 09/03/2026
Panik në Athinë: Shqiptari kërcënon punonjësit me thikë në zyrat e sigurimeve

Panik në Athinë: Shqiptari kërcënon punonjësit me thikë në zyrat e sigurimeve

14:43 | 09/03/2026
Sa gjumë ju duhet në të vërtetë?

Sa gjumë ju duhet në të vërtetë?

14:40 | 09/03/2026
Protesta para Kryeministrisë/ Sërish telashe për Adriatik Lapajn, procedohet

Protesta para Kryeministrisë/ Sërish telashe për Adriatik Lapajn, procedohet

14:37 | 09/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com