Blutë e Sarandës kanë sekuestruar 32 kg lëndë narkotike kanabis sativa. Pas kontrolleve të befasishme në lagjen 4 të qytetit, u konstatua një automjet tip “BMW X5”, drejtuar nga shtetasi E. K., ku në pjesën e bagazhit u gjet sasia e drogës.
Policia çoi në pranga tre shtetas, përkatësisht S. Ç., 27-vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tepelenë, A. P., 25-vjeç, lindur dhe banues në Tepelenë (i dënuar më parë për vjedhje) si dhe E. K., 31-vjeç, lindur dhe banues në Tepelenë (drejtuesi i mjetit BMW X5).
Po kështu janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
- një automjet tip BMW
- një automjet tip Mercedes Benz
- 5 aparatë telefonikë celularë.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.