Italia kërkon ektradimin e Bujar Sejdinajt, i njohur ndryshe si “Xhaxhai” i cili i arrestua në operacionin ku u godit banda ndërkombëtare e drogës. Sejdinaj është përfaqësues i Ndrangheta-s në Shqipëri dhe në zonën e Ballkanit.
Ai ka punuar për llogari të familjes mafioze “Bellocco”. Banda trafikonte drogra të forta nga Shqipëria, Argjentina dhe Costa Rica.
Bujar Sejdinaj, 61 vjeç, ka kërkuar në gjykatë që të lirohet me argumentin se është invalid. Ai ka mohuar akuzat, duke thënë se është marangoz.
Sejdinaj nuk e ka apeluar masën e sigurisë të dhënë nga Gjykata e Tiranës, ndërkohë që pranë drejtësisë shqiptare kanë mbërritur edhe dokumentet e drejtësisë italiane.