Pas dorëheqjes së Xhafajt, për ish-ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani qeveria tashmë është në shërbim të partisë. Në analizën e tij, ai thotë se PS ka pakënaqësi me Ramën, pasi ka goditur elementë elektoralë të saj. E për pasojë, këto goditje do ti marrë mbi supe Xhafaj. Pas largimit, ai do të mbajë mbi supe edhe këto kosto.
Ai do jetë “fajtori” për klimën e goditjeve dhe arrestimeve që dëmtuan partinë. Të gjithën këtë, Manjani e cilëson si një lojë. Por pas kësaj strategjie, ka ende shumë pikëpyetje. Se ç’do të bëjë me opozitën.
“Ka vetëm një problem për të zgjidhur: opozita! Çdo bëjë me të?! Si ta kthejë në Parlament që të bëjë fasadën! Kjo është çeshtja!!!”, shkruan ai.