Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Detajet e reja/Si Edi Rama kapi drejtësinë përmes Obamës dhe Sorosit

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Detajet e reja/Si Edi Rama kapi drejtësinë përmes Obamës dhe Sorosit

Nga Brooke Singman, “Fox News”/Administrata e Barack Obamës, i ka dhënë fondet e taksapaguesve amerikanë një grupimi të mbështetur nga miliarderi George Soros, për të financuar aktivitetet e krahut të majtë në Shqipëri, thotë një grupim vëzhgues konservator.

Grupi “Judicial Watch”, mori 32 faqe dokumente nga Departamenti i Drejtësisë këtë javë përmes një padie ligjore të mbështetur në Ligjin për Lirinë e Informacionit të vitit 2017 (FOIA) kundër Departamentit të Shtetit, dhe Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Dokumentet e reja tregojnë se fondet e USAID-it u dërguan nëpërmjet agjencisë së Projektit të Shoqërisë Civile për të mbështetur “Institutin Lindje-Perëndim të Menaxhimit” një organizatë e krahut të majtë, e mbështetur nga Soros përmes fushatës së USAID “Drejtësi për të gjithë”. USAID-i ofroi 8.8 milionë dollarë vetëm në vitin 2016 për atë fushatë. 

Projekti “Drejtësi për të gjithë”, u hartua për të forcuar efektivitetin dhe transparencën e gjykatave në Shqipëri. Ai synonte të rriste besimin e qytetarëve tek gjyqësori, dhe për një sistem më efikas, sipas USAID-it.

Megjithatë, “Judicial Watch”, tha se paratë u përdorën në mënyrë specifike për t’i dhënë qeverisë socialiste shqiptare një kontroll më të madh të sistemit gjyqësor.

“Administrata e Obamës, kaloi në mënyrë të heshtur të paktën 9 milionë dollarë të tatimpaguesve amerikanë në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me mbështetjen e miliarderit të krahut të majtë George Soros për qeverinë socialiste në Shqipëri”- tha në një deklaratë të mërkurën presidenti i “Judicial Watch” Tom Fitton.

“Është veçanërisht skandaloz fakti që Departamenti i Shtetit, lejoi operacionin Soros të ndihmonte me fondet e taksapaguesve amerikanë, grupe të tjera jashtë vendit”.

Një zyrtar i USAID-it, i tha Fox News të mërkurën, se agjencia nuk ka dhënë grante për Fondacionin e Shoqërisë së Hapur të Sorosit në Shqipëri.

Por “Judicial Watch”, thotë se të dhënat treguan se Departamenti i Shtetit dha  një “kontribut të drejtpërdrejtë” ndaj  Fondacionit Soros në Shqipëri për rishikimet e veta të financimit të programeve në vend.Një raport i 10 shkurtit 2017 mbi “Angazhimin me Fondacionit të Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë”, deklaronte se “si një nga ofruesit më të mëdhenj të ndihmës në Shqipëri, shpesh përfaqësuesve të Fondacionit të Shoqërisë së Hapur, u kërkohet të marrin pjesë në shqyrtimet teknike të aplikacioneve që bëhen për financime”.

Ky raport vuri në dukje se sektori i çështjeve publike të Ambasadës së SHBA në Tiranë “nuk ka marrë asnjë kërkese për fonde nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur, për të mbështetur ndonjë projekt apo aktivitet” dhe se seksioni i punëve publike “nuk ka ofruar asnjë fond për këtë fondacion në mbështetje të projekteve apo aktiviteteve të tij”.

“Për dekada me radhë, në Uashington ka pasur një marrëveshje të gjerë dypartiake, mbi nevojën për të promovuar demokracinë dhe të drejtat e njeriut jashtë vendit. Kohët e fundit ka pasur një përpjekje fatkeqe dhe të gabuar për ta politizuar këtë proces”- tha një zëdhënës i Fondacionit të Shoqërisë së Hapur në një deklaratë për Fox News.

“Fondacioni i Shoqërisë së Hapur dhe qeveria e SHBA, ndajnë interesin e përbashkët për të ndihmuar Shqipërinë dhe vendet e tjera të ngjashme, për të kaluar nga komunizmi në demokraci, si dhe në promovimin e një gjyqësori të pavarur”.

Por një memorandum tjetër i marrë nga “Judicial Watch” prillit i vitit 2016, tregon se Ambasada e SHBA në Tiranë “sponsorizoi” një sondazh së bashku me Fondacionin e Shoqërisë së Hapur të Sorosit për të matur “njohurinë, mbështetjen dhe pritshmëritë për reformën në drejtësi në Shqipëri”.

Sondazhi, sipas “Judical Watch”, nuk ka specifikuar llojin e reformës që synonte Soros, por sondazhi raportoi se 91 për qind e të anketuarve e “mbështesnin plotësisht” ose “disi” nevojën për reforma gjyqësore në Shqipëri. Regjistrat e shkurtit 2017, tregojnë se Departamenti i Shtetit ka përdorur fondet e tatimpaguesve amerikanë, për të sponsorizuar një sondazh të dytë me Fondacionin e Shoqërisë së Hapur.

“Seksioni për Çështjet Publike në Ambasadë, së bashku me Fondacionin e Shoqërisë së Hapur, i siguruan fonde një organizate lokale për të kryer një sondazh të opinionit publik mbi qëndrimet ndaj përpjekjeve për reformimin e gjyqësorit”- thuhet në raportin e muajit shkurt, i shqyrtuar nga Fox News.

“George Soros është një miliarder, dhe ai nuk duhet të përdorë mbështetjen e tatimpaguesve amerikanë për të avancuar agjendën e tij të së majtës radikale, për të minuar lirinë këtu në SHBA brenda dhe jashtë vendit”- tha Fitton. 

Vitin e kaluar, në marsin e vitit 2017, një grup prej 6 senatorësh amerikanë të udhëhequr nga senatori i Utah Mike Lee, i dërguan një letër ish-sekretarit të shtetit Rex Tillerson duke kërkuar hetimin e akuzave se qeveria amerikane po përdorte fonde të tatimpaguesve për të ndihmuar fondacionin e Sorosit në Shqipëri.

“Senatori Lee nuk ishte i kënaqur me përgjigjen e Departamentit të Shtetit ndaj letrës së tij për financimin e USAID-it ndaj institucioneve ndërkombëtare progresive, që përhapnin idetë e majta me shpenzimet e taksapaguesve amerikanë”-tha një zëdhënës i Lee për Fox News në një e-mail të mërkurën.

“Ai shpreson se sekretari i ardhshëm i shtetit, do t’i japë fund këtyre lloj pagesave”. “Judical Watch” është gjithashtu duke kërkuar informacione në lidhje me aktivitetet e Sorosit në Maqedoni, Rumani dhe Kolumbi.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Raporti by Sejrie Baleta on Scribd

Tags: detajetdrejtësinëe rejaedi ramakapiObamëspermesSorosit

TË LIDHURA

70 mijë fermerë aplikuan për subvencione, procedurat dhe kriteret për fituesit
Ekonomi

70 mijë fermerë aplikuan për subvencione, procedurat dhe kriteret për fituesit

14:43 | 03/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare
Aktualitet

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
Aksidentoi për vdekje 59-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja! Shpallet në kërkim 35-vjeçari nga Tirana
Aktualitet

Aksidentoi për vdekje 59-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja! Shpallet në kërkim 35-vjeçari nga Tirana

13:26 | 03/06/2025
Next Post
“Kokëkuqet” dominojnë vijën e parë në Bahrein

“Kokëkuqet” dominojnë vijën e parë në Bahrein

Dosjet e nxehta/“Kërcënimet larguan prokurorin, tregu i Elbasanit gati të hidhej në erë”

Dosjet e nxehta/“Kërcënimet larguan prokurorin, tregu i Elbasanit gati të hidhej në erë”

Çmenduria e Manchesterit, Pogba dy supergola për të barazuar sfidën (Video)

Çmenduria e Manchesterit, Pogba dy supergola për të barazuar sfidën (Video)

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025




TË FUNDIT

OECD: Tarifat e Trump po ngadalësojnë ekonominë globale
Bota

OECD: Tarifat e Trump po ngadalësojnë ekonominë globale

by mirseda
14:56 | 03/06/2025
0

Rritja ekonomike globale pritet të pësojë një ngadalësim këtë vit, kryesisht si pasojë e politikave tregtare të...

Bislimi “vetëm” me Sorensenin, ekipi serb nuk shkon në takim

Bislimi “vetëm” me Sorensenin, ekipi serb nuk shkon në takim

14:54 | 03/06/2025
“Nuk shikonim asgjë”, Guida tregon si shpëtuan gjatë shpërthimit të vullkanit Etna

“Nuk shikonim asgjë”, Guida tregon si shpëtuan gjatë shpërthimit të vullkanit Etna

14:50 | 03/06/2025
70 mijë fermerë aplikuan për subvencione, procedurat dhe kriteret për fituesit

70 mijë fermerë aplikuan për subvencione, procedurat dhe kriteret për fituesit

14:43 | 03/06/2025
Paralajmëron EUROPOL: Të miturit, shënjestër të propagandës terroriste

Paralajmëron EUROPOL: Të miturit, shënjestër të propagandës terroriste

14:40 | 03/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com