Një servis makinash ka shpërthyer me tritol në mesnatë në zonën e Ishull-Shëngjinit. Burimet nga policia bëjnë me dije se është sulmuar biznesi në pronësi të shtetasit Tol Mhillaj, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Nga shpërthimi raportohet vetëm për dëme materiale. Tashmë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij sulmi me lëndë plasëse.
Informacion paraprak
Në mesnatë, në Ishull Shëngjin, afër portës së servisit të automjeteve në pronësi të shtetasit Tol Mhillaj, 58 vjeç, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave e motivit të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.