Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Berisha paralajmëron Bashën siç paralajmëroi sekretarin Blinken dhe ambasadoren Yuri Kim

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Berisha paralajmëron Bashën siç paralajmëroi sekretarin Blinken dhe ambasadoren Yuri Kim

Nga: Mero Baze

Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibejt po i ndodh pak a shumë si sekretarit Blinken apo ambasadores Yuri Kim me Sali Berishën.

Basha dhe Alibeaj të dy janë ndër ata deputetë që kanë deklaruar qartë që nuk shkojnë në mitingun e Sali Berishës, pasi i shërben përçarjes së opozitës dhe interesave familjare të Berishës. Pas kësaj, Sali Berisha i ka kërcënuar Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeaj të mos shkojnë në protestë më 7 korrik, duke nënkuptuar linçimin e tyre.

Në fakt, që të dukej më vizionar, duhet të fuste në listë dhe dhjetëra deputetë të tjerë që kanë deklaruar se nuk do të shkojnë, pasi kështu do të dukej me e plotë lista e atyre që nuk do ishin në protestë, dhe do të quhej që nuk i “qasi” Berisha, jo se nuk donin.

Është pak a shumë si ajo që i ka ndodhur me sekretarin Blinken. Pasi ai e damkosi si minues i demokracisë, si i përfshirë familjarisht në korrupsion madhor dhe shantazhues i sistemit të drejtësisë, ky e çoi në gjykatë dhe deklaroi se nuk shkon në SHBA pa i kërkuar falje Blinkeni. Në fakt problemi që ka, nuk është se nuk i kërkon falje zoti Blinken, por se nuk shkon dot më familjarisht në SHBA.

A thua se e ftoi dikush në SHBA, apo akoma më keq, e ftoi sekretari Blinken, po ky nuk shkon pa i kërkuar falje.

Njësoj dhe me ambasadoren Yuri Kim. Pasi ajo deklaroi distancën zyrtare të Ambasadës së SHBA me personat e shpallur “non grata” dhe akoma më keq, i paralajmëroi demokratët se nuk mund të hanin bar për Sali Berishën, ky deklaroi se nuk ka për ta takuar kurrë ambasadoren Yuri Kim, se është vegël e Sorosit dhe Edi Ramës.

Problemi nuk është se nuk ka për ta takuar ky, por se nuk e takon ajo. Kështu është dhe rasti i Luzlim Bashës dhe Enkelejd Alibeaj. Ata e kanë deklaruar që nuk i shkojnë në miting. Bashkë me të dhe shumë deputetë të tjerë të opozitës. Tani ky meqë nuk i bindi dot të shkojnë, po bën si i fortë para grave të PD, për të treguar që nuk i pranon.

Dhe këtë e bën për një miting të cilin në fakt e mbledh pikërisht për të pritur në shesh vendimin e Gjykatës, për të cilin dyshon se mund ta fitojë Lulzim Basha. Duke e pritur atë në shesh, duke mallkuar Bashën, Alibeaj, Bardhin etj, ai po ja jep të plotë identitetin mitingut të 7 korrikut, si miting anti-opozitar, që vulos përçarjen historike të saj.

Dhe në këtë pikë e ka gjithë simpatinë e Edi Ramës. Duhet ta mirëkuptojë, se ai nuk flet dot, pasi e ka të ndaluar të shpreh simpati për “non gratat”, por nderin sidoqoftë ja di.

Tags: Enkelejd Alibejlulzim bashamero baze

TË LIDHURA

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Të Gjitha

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama

20:43 | 17/04/2026
Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Next Post
Anëtarësimi i Ukrainës në BE/ Ursula von der Leyen: Ne nuk do ndalemi derisa të fitoni

Anëtarësimi i Ukrainës në BE/ Ursula von der Leyen: Ne nuk do ndalemi derisa të fitoni

“Rreziku amerikan” si shpëtim për Shqipërinë

“Rreziku amerikan” si shpëtim për Shqipërinë

Shqipëria në krizë për personel shëndetësor! Ministria iu lutet mjekëve të dalë në pension të rikthehen

Shqipëria në krizë për personel shëndetësor! Ministria iu lutet mjekëve të dalë në pension të rikthehen







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Grupi i Jetmir Pepajt trafikoi 7.5 ton kokainë nga Ekuadori, 11 të akuzuar (2019–2021)
Aktualitet

Grupi i Jetmir Pepajt trafikoi 7.5 ton kokainë nga Ekuadori, 11 të akuzuar (2019–2021)

by mirseda
13:21 | 18/04/2026
0

Janë zbardhur emrat e anëtareve të grupit të Jetmir Pepajt, të cilët dyshohet se mes viteve 2019-2021,...

Bashkia Gjirokastër: Pretendimet në rrjetet sociale dezinformim, kërkohen hetime

Bashkia Gjirokastër: Pretendimet në rrjetet sociale dezinformim, kërkohen hetime

13:19 | 18/04/2026
Finalja e Kupës së Shqipërisë/ Dalin në shitje biletat për ndeshjen në “Air Albania”

Finalja e Kupës së Shqipërisë/ Dalin në shitje biletat për ndeshjen në “Air Albania”

13:07 | 18/04/2026
Rama në Barcelonë, samiti i të majtës kundër ekstremit të djathtë

Rama në Barcelonë, samiti i të majtës kundër ekstremit të djathtë

12:01 | 18/04/2026
Pogradec, digjet banesa në fshatin Starovë, dyshohet se zjarri nisi nga…

Pogradec, digjet banesa në fshatin Starovë, dyshohet se zjarri nisi nga…

11:59 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com