Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Detaje/Po mbushej me karburant, si u kap gomonia që u ndoq nga Vlora në Mal të Zi

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Detaje/Po mbushej me karburant, si u kap gomonia që u ndoq nga Vlora në Mal të Zi

U bllokua pas 24 orësh në ujërat malazeze gomonia me tre trafikantë në bord. Trafikantët janë nga Mali i Zi. Operacioni ka nisur para 24 orësh, ndërsa në lëvizje u vendosën tre shtete, Shqipëria, Italia dhe Mali i Zi. Gomonia kishte ardhur në Vlorë për t’u ngarkuar me drogë, por u pikas nga autoritetet.

Polica shqiptare po ashtu konfirmon lajmin edhe faktin se skafistët janë nga Mali i Zi.

Njoftimi nga Policia e Shtetit

Kapet gomonia që ishte në ndjekje që prej ditës së djeshme nga Policia Kufitare, Delta Forcë, Guardia di Finanza, QNOD, Forcat e Armatosura dhe Policia e Kufirit dhe Forcat Speciale Malazeze

Rreth orës 17.30, Policia malazeze e mbështetur nga Forcat e Speciale të Marinës Ushtarake dhe Roja Bregdetare Malazeze ka bërë të mundur bllokimin e gomones me 3 shtetas në bord, konkretisht shtetasit: E.K dhe M.S nga Mali i Zi, si dhe R.M, nga Serbia por banues të tre në Bar-Podgorica.

Gjithashtu, ka bërë të mundur edhe bllokimin e një tjetër gomoneje e cila tentoi të ndihmonte gomonën që ndiqej që prej ditës se djeshme nga policitë e tre vendeve me koordinimin edhe të një avioni të Guardia di Finanza nën ombrellën e Frontex.

Në bordin e gomones së dytë janë kapur dy shtetas edhe këta shtetas malazeze.

Një ditë më parë, Delta Forcë, Policia Kufitare dhe D.V.P.Vlorë gjatë kontrollit nga deti dhe toka në zonën e Karaburunit nisur nga informacionet e marra në rrugë operative se mund të ishte fshehur lëndë narkotike me qëllim trafikimi, rreth orës 13.50, konstatuan mjetin lundrues që lëvizte me shpejtësi në drejtim të Mezo-kanalit, Sazan.

Menjëherë në ndjekje të mjetit lundrues u vunë 3 mjete lundruese të Policisë Kufitare dhe të Delta Forcë.

Eshtë kërkuar gjithashtu ndihma e anijës “Oriku” dhe e Helikopterit të FA-së si dhe GdF Durrës e Vlorë si dhe homologët italianë e malazeze.

Në ndjekje ishte dhe një helikopter “COUGAR” i FA shqiptare.

Gomonia tentoi të fshihej në ujrat territoriale të Malit të Zi ku u pikas e u ndalua sot.

Po vijon puna për sqarimin e plotë të kësaj ngjarje.

Duhet theksuar se në asnjë moment forcat policore të tre vendeve nuk e kanë ndërprerë ndjekjen dhe kontrollin për bllokimin e gomones.

Falë një pune profesionale dhe koordinimit e bashkëpunimi të shkëlqyer nga Zyrat ndërlidhese të Policise shqiptare në Bari, Itali dhe Policisë italiane e Guardia di Finanza në Pulia e NUFROM në Shqipëri, Policisë së Kufirit të Malit të Zi e forcave të Marinës ushtarake dhe Rojës Bregdetare malazeze është bërë e mundur të ndalohen dy gomonet dhe personat e përfshirë.

Vijon shkëmbimi intensiv i informacionit mes policive pjesmarrëse në operacion. TIRANA TODAY

Tags: detajegomoniakapkarburantMal të Zimbushejndoqngavlora

TË LIDHURA

ANSA: Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit, molotovë drejt selisë së qeverisë
Politikë

ANSA: Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit, molotovë drejt selisë së qeverisë

22:41 | 10/02/2026
Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aktualitet

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

22:26 | 10/02/2026
Nallbati te Trauma, Berisha mbërrin në spital: Goditje me urdhër politik! Policët u sollën si bisha
Politikë

Nallbati te Trauma, Berisha mbërrin në spital: Goditje me urdhër politik! Policët u sollën si bisha

21:38 | 10/02/2026
Next Post
FA Cup/City shkatërron Burnley, barazon Chelsea (Video)

FA Cup/City shkatërron Burnley, barazon Chelsea (Video)

Çani nuk udhëton drejt Turqisë, mbi 100 mijë euro të çuara dëm tek Partizani

Çani nuk udhëton drejt Turqisë, mbi 100 mijë euro të çuara dëm tek Partizani

Tjetër aksident me pasojë vdekjen e një shqiptareje në Itali

Tjetër aksident me pasojë vdekjen e një shqiptareje në Itali







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

ANSA: Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit, molotovë drejt selisë së qeverisë
Politikë

ANSA: Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit, molotovë drejt selisë së qeverisë

by mirseda
22:41 | 10/02/2026
0

Kokteje molotovi ranë si shi mbrëmjen e sotme në Tiranë mbi selinë qeveritare të kryeministrit socialist Edi...

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

22:26 | 10/02/2026
Nallbati te Trauma, Berisha mbërrin në spital: Goditje me urdhër politik! Policët u sollën si bisha

Nallbati te Trauma, Berisha mbërrin në spital: Goditje me urdhër politik! Policët u sollën si bisha

21:38 | 10/02/2026
Meta për protestën: “Mirënjohje për ata që dridhën Narkoregjimin e kalbur.”

Meta për protestën: “Mirënjohje për ata që dridhën Narkoregjimin e kalbur.”

21:11 | 10/02/2026
Berisha pas shpërndarjes së protestës: “Vetëpërmbajtja e qytetarëve nuk është dobësi.”

Berisha pas shpërndarjes së protestës: “Vetëpërmbajtja e qytetarëve nuk është dobësi.”

20:51 | 10/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com