Me kalimin e orëve, dhe më të thelluara bëhen hetimet rreth zbardhjes së ngjarjes së ndodhur në Tiranë, ku një sasi eksplozivi iu vendos një dyqani.
Dyqani i përket biznesmes Drita Lulo, e cila është motra e gjyqtarit të njohur Fatos Lulo.
https://tiranatoday.com/tritol-dyqanit-ne-tirane-prona-ne-emer-te-sipermarreses-drita-lulo-ne-pronesi-ka-4-kompani/
Duke iu referuar burimeve paraprake, ende jo zyrtare, mësohet se “eksplozivi ishte mesazh për pronaren e identifikuar si Drita Lulo”.
Nga shpërthimi janë dëmtuar edhe 3 mjete përballë dyqanit, edhe dera kryesore e pallatit.
Pas njoftimit për shpërthimin e eksplozivit, Drita Lulo ka shkuar menjëherë në komisariatin nr. 2 në kryeqytet, për të sqaruar dyshimet apo konfliktet e mundshme që mund të kenë çuar në këtë ngjarje.
Në katet më sipër, ajo kryen dhe aktivitetin e një kompanie ndërtimi, ku zotëron 30% të aksioneve.