Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Dështon vaksinimi me detyrim në Gjermani

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Dështon vaksinimi me detyrim në Gjermani

Për momentin në Gjermani nuk do të ketë vaksinim me detyrim për personat nga mosha 60 vjeç. Projektligji i koalicionit qeveritar nuk mori shumicën e duhur në Bundestag të enjten.

Dështimi i parë për koalicionin qeveritar erdhi në mesditë, pas grindjes për procedurën e votimit. Grupet parlamentare qeveritare në Bundestag nuk arritën të kishin sukses për radhën e votimit të projektligjeve.

Opozita e CDU/CSU pati sukses me propozimin e saj, që të votohej njëherë për projektligjin e një detyrimi për vaksinim për personat nga mosha 60 vjeç, të sjellë nga koalicioni qeveritar. SPD, Të Gjelbrit dhe FDP-ja kishin kërkuar të votohej në fillim për kërkesën e Unionit për përgatitjen e një detyrimi të mundshëm për vaksinim.

Më pas dështimi i dytë. Projektligji i koalicionit të SPD-së, Të Gjelbërve dhe FDP-së nuk mori shumicën e duhur parlamentare: 296 deputetë votuan për detyrimin për vaksinim nga mosha 60 vjeç, kurse 378 ishin kundër, 9 deputetë gjermane abstenuan. Me këtë projektligji i qeverisë u rrëzua. Në radhë për votim ishin edhe projektligje të tjera. Por as propozimi i Unionit, i cili parashikonte që sipas gjendjes të vendosej në vjeshtë, nëse do të kërkohej vaksinimi me detyrim nuk mori shumicën parlamentare dhe u rrëzua. 497 deputetë votuan kundër, vetëm 172 deputetë ishin pro. Dy kërkesa të tjera ishin për refuzimin e detyrimit për vaksinim në tërësi.

Debat i ashpër

Në një debat të ashpër por me argumenta, Bundestagu debatoi më parë në lidhje me detyrimin për vaksinim. Përkrahës të një detyrimi për vaksinim nga mosha 60 vjeç paralajmëruan, nga një përkeqësim i situatës së pandemisë në vjeshtë, për të cilin duhet të jemi të përgatitur. Kundërshtarët iu referuan ndërhyrjes që bën shteti në të drejtat bazë përmes një detyrimi për vaksinim dhe theksuan se nuk dihet, nëse do të kemi sërish një ashpërsim të ri të pandemisë.

Për shkak të përparimit të ngadaltë të vaksinimit, kancelari Scholz në fund të vitit u shpreh për vaksinimin me detyrim. Aktualisht janë të paktën 63,2 milionë e gjermanëve ose 76% e qytetarëve me vaksinim të plotë, dy doza. Por fushata e vaksinimit aktualisht gati ka marrë fund. Nga: DW

 

Tags: gjermanivaksinim

TË LIDHURA

“Ata po mashtrohen”/ Mbi 1,700 afrikanë luftojnë në emër të Rusisë në Ukrainë
Bota

“Ata po mashtrohen”/ Mbi 1,700 afrikanë luftojnë në emër të Rusisë në Ukrainë

22:46 | 25/02/2026
Bisedimet për luftën në Ukrainë, Trump zhvillon një bisedë telefonike me Zelenskyn
Bota

Bisedimet për luftën në Ukrainë, Trump zhvillon një bisedë telefonike me Zelenskyn

20:12 | 25/02/2026
“Besimi nuk transmetohet me AI”, Papa thirrje priftërinjve: Mos shkruani predikimet me ChatGPT!
Bota

“Besimi nuk transmetohet me AI”, Papa thirrje priftërinjve: Mos shkruani predikimet me ChatGPT!

20:11 | 25/02/2026
Next Post
“Ata që shantazhojnë Evropën me një krizë ekonomike, humbasin gjithmonë”

"Ata që shantazhojnë Evropën me një krizë ekonomike, humbasin gjithmonë"

“I kishin falsifikuar firmën”, shkarkohet prokurorja Eriselda Bala

"I kishin falsifikuar firmën”, shkarkohet prokurorja Eriselda Bala

Rama paralajmëron arrestime të tjera për inceneratorët, komenton Tahirin

Rama paralajmëron arrestime të tjera për inceneratorët, komenton Tahirin







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

“Ata po mashtrohen”/ Mbi 1,700 afrikanë luftojnë në emër të Rusisë në Ukrainë
Bota

“Ata po mashtrohen”/ Mbi 1,700 afrikanë luftojnë në emër të Rusisë në Ukrainë

by mirseda
22:46 | 25/02/2026
0

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andriy Sybiha, deklaroi sot se më shumë se 1,780 qytetarë afrikanë po...

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, furgonat shtrenjtojnë çmimin e biletës deri 40%

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, furgonat shtrenjtojnë çmimin e biletës deri 40%

22:30 | 25/02/2026
Zyrtare! Benita hyn sërish sonte në “BBVK”

Zyrtare! Benita hyn sërish sonte në “BBVK”

22:17 | 25/02/2026
Kosovë/ OVL-UÇK takon Spiropalin, kërkon mobilizim për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Kosovë/ OVL-UÇK takon Spiropalin, kërkon mobilizim për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

21:56 | 25/02/2026
Aksident në Elbasan/ Makina përplas motorin, raportohet për të plagosur

Aksident në Elbasan/ Makina përplas motorin, raportohet për të plagosur

21:29 | 25/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com